Artan Fuga: Na keni lënë vetëm në mes të vapës përballë shtetit, ne pak vetat e përgjegjshëm në këtë vend. Dilni nga FB dhe na u bashkoni

5 Korrik 2019, 09:29Sociale TEMA

Artan Fuga kërkon mbështetjen e njerëzve.

Ai thotë se intelektualët e përgjegjshëm si ai në këtë vend, janë lënë vetëm të përballen me shtetin dhe padrejtësitë.

Statusi i Fugës

Mos na lini vetëm mes vapës dhe rrebeshit !
——————————————-
Një foto spontane, një vit më parë, me njeriun e letrave dhe aktivistin shoqëror në mbrojtje të Teatrit Kombëtar z. Rudi Erebara, në ditët e rrezistencës për t’i dalë zot Teatrit!

Një përqafim i sinqertë miqsh solidarë ku kauzat na bashkohen. Rudi dhe të gjithë miqtë e tjerë të dashur dhe shumë të vlerësuar në sakrifikim për Teatrin tonë Kombëtar si simbol, traditë dhe rinovim i shëndetshëm, unë dhe të gjithë kërkuesit dhe profesorët e përgjegjshëm që ka ende Shqipëria në mbrojtje të Akademisë të Shkencave!

Ne mbrojmë institucionet tona që egoizmi, mediokriteti, brutaliteti burokratik, interesat e vogla të poshtra të mos i rrëzojnë për tokë!

Sa shumë kemi nevojë të dilni nga rrjetet sociale dhe të vini në sheshet ku zhvillohen këto beteja për kombin, emancimin shqiptar dhe demokracinë!

Na keni lënë vetëm!

Mos na lini vetëm!

Nuk mjaftojnë komentet këtu në Facebook!

Keni të drejtë kur kërkoni nga intelektualët, por kur ata lëvizin, mos i braktisni në mes të vapës, të shiut, të rrebeshit sepse edhe ata kanë familje, duan të ruajnë vendin e punës, sakrifikojnë nga krijimtaria e tyre, një jetë kanë, dhe luftojnë pa asnjë interes personal, thjesht për ideale!

E përsëris, dëgjoni ju lutem, na keni lënë vetëm!

Gjej rastin të them se unë nuk i ndahem betejës për rinovimin e Akademisë së Shkencave, për rrëzimin e kryesisë së paligjshme dhe uzurpuese, nuk i ndahem derisa atje të bëhet hetimi i shpërdorimeve gjigande të parasë publike!

Atje nis reformimi i jetës sociale, kulturore dhe i dijes shqiptare, atje nis që intelektuali dhe njeriu i dijes të fillojë të kontribuojë për shoqërinë përtej vendit të tij të punës, prandaj e ka uzurpuar politika.

Kuçedra ka zaptuar burimin e ujit!

Reforma në drejtësi do të bëhet, askush nuk e pengon ose e devijon dot dhe unë këtu jam për t’a bërë denoncimin publik atë kohë, nëse Kuvendi i Shqipërisë do të hajë me bukë turpin dhe faqen e zezë për të mos ngritur komisionin parlamentar hetimor!

Unë nuk i ndahem këtyre tre objektivave:

1. Ligj reformues për një akademi shkencash që të jetë shtëpia e përbashkët e intelektualëve dhe kërkuesve shkencorë, e njerzve të dijes!

2. Rrëzim i kryesisë së paligshme dhe uzurpatore.

3. Hetim i dëmeve dhe abuzimeve shumëvjeçare me paranë publike në atë institucion!

Ta dëgjojnë mirë të gjithë ata që duhet në Akademinë e Shkencave dhe më gjerë kolegë dhe profesorë të fuqishëm kudo ku janë!

Unë nuk e tradhtoj kauzën për një kërkues shkencor, intelektual, universitar me të drejta, pjesëmarrës në vendimmarrje, kontribues për emancimin e vendit dhe shoqërisë sonë!

As kur jam te Teatri, as kur bëj leksion, as kur bëj sikur nuk kuptoj se çfarë luhet pas kurrizit, as kur përqafoj kolegët dhe miqtë e kauzave të përbashkëta, as kur drejtoj kërkimin shkencor të doktorantëve, madje as kur marr frymë!

Veç në u tradhtofsha! Atëhere do t’ua them! E do të iki!

Mos na lini vetëm!

15 komente në “Artan Fuga: Na keni lënë vetëm në mes të vapës përballë shtetit, ne pak vetat e përgjegjshëm në këtë vend. Dilni nga FB dhe na u bashkoni”

  1. Xeni pa qime says:

    SHOKU KE PD DHE DJALIN E ZEF DEDES , 200 PILAF- NGRENES DO ME SHUME.
    SIKUR TE MBLIDHEMI NGA 30 VETA DHE FILLOJME : KETE RRUGE SE PRISHIM KETE MURE JO SE ME KUJTON BABAGJYSHIN
    KETE SHKOLLE TE VJETER JO
    NESE TEATRI DO PRISHUR LE TE PRISHET NESE KA ABUZIME DENANCOJE .
    PO ME DUKET SE AKSIONI JUAJ ESHTE POLITIK NDAJE BASHKOHU ME PILAF NGRENESIT SE DERI TANI RAMEN E KENI RREZUAR 10 HERE

    1. u dhime duke qare says:

      Fuga i pjerdhuri nga trute, qe ka dale ne kerkim te truve ….

  2. faro says:

    Po motorin ku e ke?
    Mjer Shqipëria po të mbahet me intektual shi ti, që nuk njeh ASKEND , përveç vetes.

  3. Armando says:

    O cep kari ..je e njejta rrace me ate buthqirin e kavajes ate yllin e operas boterore ..qe lepiheni dhe kur nuk meerni nai kocke dilni kunder qeverise

  4. Komunisti- antikomunist says:

    Lum ne që të kemi!
    Idetë tuaja gjeniale dhe kërkimet tuaja shkencore po e çojnë vendin tonë në nivele të tilla, që asnjë vend afrikan nuk i ka arritur.
    Me miqtë tuaj të fejsbukut dhe Mark Markun, kam bindjen se shumë shpejt do t’a lëmë pas edhe SHBA.
    Me kryeveprën tuaj “rrota e mundimit”, çdo gjë është e mundur.
    Të rroni vetë!

  5. Tiranasi says:

    Po me lek si je , a po vazhdon te shperndash doktoratura.Sa doktoratura udheheq ne nje vite 10-20 30 apo me shume ,kemi me shume doktor se sa murator,padyshim qe edhe ti ke merita per kete.

  6. Ragipi says:

    O Artan po mire deridikund e ke por pse nuk po smbrapthesh kur opoziten e inkuarojshe kunder drejtesis dhe kur ata djegshin me mollotov e dojshin revolucion me vrare vellau vllan dhe dojshe qe politika te mirret vesh ne dam te drejtesise dhe te bejne allashvereshe pra si asnje intelektual nuk do te mbesin te paster por vetem per disa interesa e keshtu jo vetem ti por edhe shum te tjete mbesin vetem.

  7. kasemi says:

    Intelektuali i ndershem Artan Fuga!!! A thua te jete keshtu??? Djali i ish ministrit te enever hoxhes na dalka demokrat e intelektuhale i ndershem.

  8. Samiu says:

    Te ter sot ne kte vend te pergjegjshem e mbajn veten o korrak , kujt do i bashkohemi se nuk po e mer vesh i pari te dytin ne kte halehanen shqiperi .

  9. Samiu says:

    Te ter sot ne kte vend te pergjegjshem e mbajn veten o korrak , kujt do i bashkohemi se nuk po e mer vesh i pari te dytin ne kte hale madhen shqiperi .

  10. Xhaa Suloja says:

    More zotëri si shumë fjalë na shkrove, por asgjë nuk na the. Si intelektual, tepër i mënçur që merr kurajon për të bërë thirje, na thuaj ç’farë të reja shkencore ke nxjerrë?. Sa leksione ke shkruar për të ndikuar në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor? Apo i quan studime dhe konkluzione të tuat këto shkrimet që bën duke sharë e përqeshur me vetveten. Vazhdo hyp në motorr dhe drejto timonin së pari duke na treguar studimet dhe arritjet e tua shkencor. Pastaj ulu nga motorri dhe pi pak raki me Dash Shehun, se helbete ju shkon muhabeti.
    Ej, more zotrote “mos gjurmo shtratin e lumit, por kërko burimin” dhe pastaj na shkruaj.
    Hë të pastë Xha Suloja

  11. Meriola says:

    Po pae mos jete intelektual e demokrat???
    Ai nuk ka qene 25 vjet sekretar partije si kryetari i PD.
    E sa per babain e tij lereni atje ku ka shkuar me te shumtet, se nuk ka cuar shoket e koleget ne burg si ka bere sekretari i partise ne spitale dora vete. Kur ishte demokrat xhaxhai i Cim Pekez, ambasadore i Enver Hoxhes jo do sido po ne vend kyc, pse mos jete Artani demokrat?
    Kur ishte demokrat Gramoz Pashko, i ndjeri , qe babai i tij ka denuar njerez, pse te mos jete Artani demokrate?
    Ke doni te permend tjeter jane me dhjetra prandaj mos ju turni kot Artanit.
    Qe leshon brockulla jam dakord po qe te jete demokrate nuk e ndaloni dot dhe mos e perflisni kot.

  12. I. Muta says:

    Vapa mori me qafe vete Presidentin tone, si te kurseje Prof. Fugen qe ka qene i shkare qysh…kur nuk mbahet mend?!

  13. Rakipi says:

    E gjeteeee profe, nga dielli dhe vapa te kane rrjedhur dhe po te rrjedhin trute c’do dite. Tani qe e gjete kujdesu per vehten aman, se nuk bejme dot pa disa nga Ju si ti Marku, Rakipi, Bushati, Buzhaku, Peka. Aman se “vendi pret shume nga Ju”.

  14. Fatmir Lohja says:

    Po e tradhetove kauzen, me deshiren tende, do te ndjehesh keq.E ke pranuar sfiden.I njeh kundershtaret. Nga e pret tradhetine? Kete nuk e kuptoj ne arsyetimin tuaj. Me respekt Fatmir Lohja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje