Bashkia e Tiranës rehabiliton një tjetër bllok banimi në kryeqytet

4 Korrik 2019, 09:30Sociale TEMA
Bashkia e Tiranës rehabiliton një tjetër bllok banimi në

Edhe pse historikisht në Shqipëri koha e zgjedhjeve shihet si periudhë pushimi, kjo nuk ka ndodhur me Bashkinë e Tiranës.

Ndërmarrja nr. 2 e Bashkisë së Tiranës ka vijuar punën për rehabilitimin e një tjetër blloku pallati në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”.

Sikurse mund të shihni edhe në këtë foto, banorët e kësaj zone të ardhur kryesisht pas viteve ’90 kanë tashmë edhe infrastrukturën e duhur për të pasur një jetë dinjitoze në kryeqytet.

Pas punimeve nëntokësore dhe ndërtimit të trotuareve, radha i ka ardhur edhe asfaltit e ndriçimit.

Sikurse premtoi kryebashkiaku Veliaj, krahas investimeve madhore, fokusi i punës në mandatin e dytë do të jetë shtrirja e investimeve në çdo lagje të kryeqytetit në mënyrë që asfalti dhe shërbimet e Bashkisë së Tiranës të merren nga çdo qytetar.

3 komente në “Bashkia e Tiranës rehabiliton një tjetër bllok banimi në kryeqytet”

  1. artiles says:

    Me ne fund, pas 20 vitesh ky bllok banimi shpetoi nga balta e dimrit dhe pluhuri i veres!

  2. Mentor says:

    Po ne rrugen Paro Kita ke njesia 3 do te beje ndonje investim bashkia. Nje lagje me rruge te pa shtruar dhe te pa ndricuar.

    1. Gjergji Simaku says:

      Sa te mbaroj sezonin e fiqve Lali direkt me paret qe do fitoje tek Ju do vij. Mos u merzit furo dhe di muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje