Veliaj falenderon votuesit: Gara mbaroi! Të përveshim mëngët për më shumë punë e vllazëri, përtej ndasive

2 Korrik 2019, 09:44Sociale TEMA

I mandatuar për herë të dytë nga qytetarët e Tiranës në krye të Bashkisë dhe për katër vitet e ardhshme, kandidati fitues i koalicionit të majtë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë ata që e votuan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thotë se tashmë që gara mbaroi, është koha për t’i përveshur sërish mëngët për më shumë punë e vllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije Tiranws qw duam.

Duke garantuar qytetarët për angazhim maksimal në detyrën si kryetar Bashkie, Veliaj vlerëson edhe rivalin e tij në këtë garë, përfaqësuesin e Bindjes Demokratike, Arben Skënderi.

“Tirana u kry!

Mirënjohje e përulësi për secilin prej jush! Respekt për Arben Skënderin e gjithë bekimet e botës për familjen e tij! Mezi pres edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, ku përveç PS do të ketë edhe disa parti të tjera, që të nisim me vendimet jetike aty!

Gara mbaroi!

Tani le të përveshim mëngët për më shumë punë e vllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije Tiranws qw duam! Ka më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, se ato që na ndajnë.

Unë do jap më të mirën për Tiranën, të ftoj edhe ty të japësh sa mundesh! Të falenderoj e përqafoj! Forca! #BASHKW”, shkruan Veliaj.

4 komente në “Veliaj falenderon votuesit: Gara mbaroi! Të përveshim mëngët për më shumë punë e vllazëri, përtej ndasive”

  1. banor i thjesht, jo oligark says:

    Na i rregullo kete trotuarin e burr i dheut, ktu te rruga Marko Bocari, njeqind here jemi ankuar.
    Ishte per bukuri, na e shkatetroj Luan Bregasi per interesat e veta.

  2. ME EMER says:

    GARA NUK KA FILLUAR . NUK TE KAM ZILI DHE ME INTERESON TE JESH , POR JO ME KETE LLOJ “FARE” DEMOKRACIE QE NUK E DI SE NGA E KENI BLERE , PASI EUROPJANE NUK ESHTE .

  3. polemiksi says:

    Ça gare? Gara me veten?!?

  4. Kristina says:

    Urime zoti Erion për mandatin e dytë në krye të Bashkisë së Tiranës! Ndriti Tirana nga punët që u realizuan, prandaj dhe votuesit jua dhanë votën me zemër. Këtë mandat do t’i shtohen bukuritë Tiranës, sepse ju jeni njeriu i fjalës dhe i veprës, që dini të kapërceni çdo vështirësi. Ju lutem më lejoni t’ju bëj të ditur një problem për “Pazarin e përzier” në rrugën “Pandi Dardha” i cili është shëmtia e kësaj rruge. Dëshirojmë që të mos ndiejmë neveri, kur kalojmë çdo ditë, sepse jemi banorë këtu. Shpresojmë për më të mirën.
    Nderime dhe respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje