Jo rrallë herë jemi mësuar të shohim çudira në urbanistikën e qytetit muze, ku monumente të rëndësisë së veçantë dhunohen nga sipërmarës privatë duke cënuar integritetin e tyre, duke i ndryshuar formën apo duke i bërë të pa aksesueshme nga turistët vendas e të huaj me sa duket diçka e ngjashme ka të ngjarë të ndodhë në mes të qytetit ditën për diell.
Oreksi i shtuar i sipërmarrësve privat për të përfituar sa më shumë nga fluksi i turistëve të huaj të cilët kanë një trend në dukje në rritje, ka bërë që numri i hoteleve të shtohet ndjeshëm.
Ndërkohë pranë monumentit të kulturës Xhamia Plumb e shek XVI, një mengjes e ka gjetur me territorin të cënuar dhe me një rrethim i cili kishte hyrë në territorin e kësaj të fundit pa asnjë paralajmërim. Lokali i gjendur përballë xhamisë mesjetare, mesa duket ka marë një leje për rikonstruksion por që në figurën e projektit duket shumë më shumë se kaq, pasi nga një lokal me një kat, në projekt paraqitet një ndërtesë masive me disa kate e cila duket se do ti dedikohet hotelerisë.
Gjithashtu ndertesa aktualisht është zhdukur krejtësisht duke bërë që të mos jetë thjeshtë një rikonstruksion por një ndërtesë krejtë e re. Nuk dihet ende se si e ka siguruar në bashki një leje për restaurim me projektin i cili shihet në foto dhe bashkia ka rrefuzuar të japë një koment lidhur me këtë cështje.
Berati TV ka vënë në dijeni Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nëpërmjet një emaili lidhur me rastin. Gjithashtu janë informuar edhe nëpërmjet telefonit, por ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e tyre. Ndërkohë Policia pasi është vënë në dijeni ka ndërprerë punimet dhe e ka çuar çështjen në Prokurori.
Burime ende të pa konfirmuara thonë se gjatë gërmimeve të bëra për themelet, janë gjetur edhe eshtra njerëzore.
Deri kur do vazhdojë masakra mbi monumentet dhe sitet arkeologjike të Beratit për interesa afatshkurtra, që sjellin dëme afatgjata…/berati.tv/
..nuk mund te quhet monument kulture nje xhami apo ti thuash edmand brahimajt qe je me kulture. eshte non sens
Keto marifete Kryebashkiaku i Beratit do i kete mesuar nga PhD.Dritan Leli i Vlores.
Dritan Leli e ka bere rruge te jape leje rikonstruksioni, te barrakave, qe rikonstruktohen ne pallate 5 katshe me kat nen toke.
Flm shum gazeta Tema që u bëtë pjese e ruajtjes së historise beratase
Pikerisht aty ku jane futur dhe kane zaptuar truall keta te “fortet” aty ka qene varreza e xhamise . Sa per ilustrim, per te gjithe ata qe besojne, po mbi kete varreze dikush tjeter nga keta te “fortet” ka ndertuiar nje shtepi dy kateshe, nuk kaloi shum kohe dhe ne te ra zjarri!
Turistat vine per te pare kishat e vjetra dhe kalate dhe jo xhamiat e otomaneve barbar, or popull thirrini mendjes,
Turistat vijne te shohin gjerat e bukura ku perfshihen dhe xhamite. Ti po pate ndonje frustrim apo kompleks personal zgjidhe me veten daku…
O Andrea …kisha kanë edhe në shtëpi ata ….këtu i kanë të gjitha
O ju dhjefsha xhamine se late name po dalim me arab se te gjithe. Ne jemi arber