Fshati i harruar në Vlorë: 600 banorë në 2019 ende kërkojnë ujë e rrugë

25 Qershor 2019, 20:34Sociale TEMA

Administratori i Novoselës ka thënë se rrugën do t’a shtrojnë pasi është bërë tenderimi, por ka hall mos thonë e bëjnë për fushatë.

Banorët e fshatit Cerkovinë ankohen për kamerën e Fiks Fare se prej shumë vitesh nuk kanë rrugë e ujë. Janë rreth 600 banorë, vetëm 10 km larg Vlorës, që nuk kërkojnë as bukë as punë, por vetëm ujë dhe rrugë. Sipas tyre, numri i vogël i votave që ky fshat ka, ka sjellë që pushteti lokal ta harrojë atë duke e lenë në mëshirë të fatit.

Sipas banorëve ujë vjen vetëm gjysmë ore një herë në tre ditë. Ka vite qe nuk investohet. Lahen me ujë pusi, kush ka, dhe kush mundet i jep komshiut. Depoja e ujit është bosh, çezmat e shtëpive janë tharë, lavamanët dhe banjat e qendrës shëndetësore kanë dalë jashtë përdorimit pasi ujë nuk ka. Një zonjë e fshatit, që ishte 82 vjeçe, tregon se dikur, në kohën e “xhaxhit” vinte ujë më gurgullimë. “Tani s’kemi pikën” Ajo është detyruar të ndërtojë një pus me të cilin ndihmon edhe fqinjët e saj.

Rruga e fshatit, është me gropa dhe herën e vetme dhe të fundit është ndërhyrë për ta sistemuar 4 ditë para zgjedhjeve të fundit kur hodhën edhe rërë bituminoze, por që atëherë banorët thonë që rruga është bërë dhe me keq dhe se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët. Kanan Shakaj, administratori i Novoselës, i intervistuar nga Fiksi, pranon se shqetësimi i banorëve është i drejtë.

Sipas tij, për ujin është bërë gati projekti dhe nis nga vjeshta, ndërsa që sot do t’i çojnë një bot për t’i furnizuar me ujë, pasi problematika ka nisur me vapën. Në dimër , sipas tij, është pak më ndryshe. Ndërsa për rrugën është bërë tenderimi, por pritet vetëm zbatimi. Ai shprehet se kanë hall që ta shtrojnë tani, pasi do të thonë që u bë për fushatë. Megjithatë, ai i premton banorëve nëpërmjet Fiksit se brenda 15 ditëve rruga do të jetë sistemuar.

9 komente në “Fshati i harruar në Vlorë: 600 banorë në 2019 ende kërkojnë ujë e rrugë”

  1. Vlonjati says:

    hajt mo se rrace debilash komunista jane gjithe vlonjatet..komunisti ,komunistit ja fut sa krahu ..jo race e mire

  2. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    nese fshataret jane muslims,mos u coni uje,nuk e kane problem pasi vijne nga shkkretetirat e Afghanistanit,kshq varuni kkkkkkkk……………vec ndonje thes miell per Bajrom!

    1. Xhixhi says:

      E ty do te varin “kallashin me gjith bole”

  3. dritan leli says:

    banoret e fshatit cerkovine , shkuan ne bashki me parkata ne duar duam uje, duam rruge
    dritan leli nuk ishte ne pune se ai vjen te henen ne drake dhe iken te enjten.
    rikanidimi I nje te paafti, se eshte I lidhur me mafien e ndertimit, me dosje ne prokurori
    dhe njerzit presin te punoj ky hajdut. pika rilindjes dhe edi rames

  4. Aleksander Thana says:

    E pate me Saliun ne Vlore, por faji i vlonjateve eshte se nuk ia kripen koken njehere e mire qe atehere, prandaj ka akoma zagare qe lehin per te.

  5. Robert Camcakizi says:

    Mama, motra gruja e cte permban pragu nuk thane ashtu per Vlonjatet. Shko ne shpelle e pyeti nje here pasta shkruaj per Vloren e Vlonjatet.

  6. Zagora says:

    Po Yzberishti eshte vetem 3 km larg zyres se Rames,ka 50 mije nanore,me 4-5 mije femije por nuk eshte ndertuar asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte,kend sportiv,biblioteke,rruga kryesore e pa shtruar me gropa e balte,plehra e qe rrugace plot etj dhe ju qaheni se nuk kane bere asgje per 600 vete!
    Nuk kane bere asgje per 50 mije vete ne Tirane e jo per 600 vete larg 250 km!
    Veliaj dhe Rama nuk kane mbaruar investimet tek liqeni i Farkes,Kasharit etj pastaj tej ju!

    1. Detari says:

      ka mbaruar gjithe ato xhami, ato duan mutlimant

  7. Xhixhi says:

    E ty do te varin “kallashin me gjith bole”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje