FOTOT/ Fiton konkursin e garave me pengesa me... gruan mbi shpinë

7 Korrik 2019, 15:17Lifestyle TEMA
FOTOT/ Fiton konkursin e garave me pengesa me... gruan mbi shpinë

Një çift nga Lituania ka fituar Kampionatin e Garave Botërore për kalim pengesash me gruan në shpinë, mbajtur në qytetin finlandez të Sonkajarvi.

Vytautas Kirkliauskas sëbashku me gruan Neringa Kirkliauskiene përshkuan një distancë prej 253.5 metrash për 1 minutë e 6.72 sekonda.

Pashë orën dhe mendova se nuk do ta bëja, por ia dolëm“, tha Kirkliauskas.

Çdo vit, kampionati tërheq mijëra vizitorë në qytetin e rreth 4.000 banorëve në Finlandën qendrore, ndërsa konkursi i së shtunës mbahej për të 24 herë.

Duke fituar ndjekës në mbarë botën, garat paraprake u zhvilluan në vende si Shtetet e Bashkuara, Australi, Poloni dhe Britani, thanë organizatorët në faqen e tyre të internetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje