Ka nisur me të plagosur festivali i përvitshëm i vrapimit me dema në Pamplona të Spanjës.
Që në ditën e parë të vrapimit nëpër rrugët e qytetit të famshëm spanjoll, 5 persona kanë mbetur të plagosur nga demat që i ndiqnin nga pas.
2 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë pasi kanë marrë goditje në kokë, ndërsa 48 persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta dhe janë ndihmuar nga Kryqi i Kuq.
Festivali ndiqet nga një numër i madh turistësh, por edhe vendasish të cilët vrapojnë për rreth 850 metra nëpër rrugica, të ndjekur nga dema të mëdhenj, shpesh herë të “inatosur”.