FOTOT: Gjyshi u ndërton nipërve shtëpinë e ëndrrave... mbi pemë

9 Korrik 2019, 14:42Lifestyle TEMA
FOTOT: Gjyshi u ndërton nipërve shtëpinë e ëndrrave...

Çdo gjysh është i gatshëm të bëjë maksimumin për të parë të lumtur nipat dhe mbesat e tij, por jo të gjithë kanë mundësi të bëjnë shumë, edhe pse dashuria është mëse e mjaftueshme.

Dihet “fiksimi” i fëmijëve për shtëpitë në pemë, por “kasollja” që ka ndërtuar Terry Meredith e bën atë gjyshin që do të donin të gjithë.

Supergjyshit iu deshën 8 mijë stërlina si dhe shumë kohë për të ndërtuar shtëpinë 5 metra mbi tokë,  brenda të cilës mund të qëndrojnë 10 persona.

Një pemë e lartë që po planifikonte ta priste e shtyu Terrin të realizontë këtë kryevepër.

“Pema e shelgut në fund të oborrit ishte rritur aq shumë sa po më bllokonte muzgun. Mendova ta pres gjysmën, por kur u ngjita në pemë u befasova nga pamja e magjishme që ishte vetëm 50 metra larg shtëpisë sime. U befasova nga malet e Wellsit, shkëmbi Cotsworld si dhe një kështjellë. Doja ta ndaja këtë pamje të mahnitshme me familjen e miqtë. Unë kam kam punuar si elekticist, por jam edhe zdrukthtar i mirë, kështu që nuk  ishte shumë e vështirë ta ndërtoja shtëpinë në pemë”, ka deklaruar Terry.

Jo vetëm nipërit e mbesat, por edhe miqtë e tij do të kenë mundësinë të gëzojnë në “kasollen” mbi pemë teksa shohin perëndimin e diellit.

1 komente në “FOTOT: Gjyshi u ndërton nipërve shtëpinë e ëndrrave… mbi pemë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje