Për shumë njerëz janë të mundimshme procedurat e aeroportit.
Por një aeroport në Singapor ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i dërguar pasagjerët në vendin e duhur.
Pasagjerët duhet vetëm të bëjnë check-in, të futën në një vrimë të gjerë dhe rrëshqasin si në një lojë fëmijësh.
Një video e publikuar tregon se si Yusuf El Askary rrëshqet për të arritur në terminalin e katërt.
Përpos që është shumë argëtuese, është dhe metodë mjaftë e shpejtë, nuk do të frikësoheni se iu ka ikur aeroplani.
Aeroporti i Changit shpesh herë është renditur si aeroporti më i mirë dhe shihet qartë se përse. (TemA)