Sherri në Itali: Taulant Balla fiton gjyqin me dhëndrin e Berishës

12 Korrik 2019, 18:13Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një dokument ku lajmëron se ka fituar gjyqin me dhëndrin e ish- kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin.

Kujtojmë që tre vite më parë, më 25 qershor të vitit 2016, Balla dhe Malltezi u konfliktuan në aeroportin e Romës, ndërsa, më pas, Taulant Balla e kallëzoi atë në polici.

“Berishët u vetëdorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetëpranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren”, shkruan Balla në rrjetet sociale, ndërsa shton se dëmshpërblimi prej 3000 eurosh do të shkojë në investim për kopshtet dhe cerdhet.

Postimi i plotë

Fondi për Edukimin, përmes të cilit do investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me Berishët, Lulezimat dhe artistët e PD u shtua sot me një “kontribut” të vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 euro. Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren.

Siç kam dhënë fjalën e gjithë kjo shumë do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd. Në ditët në vijim ky çek do t’i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd.

Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistët e PD?✌

Shpifjet që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët janë fundi i asaj çfarë ka mbetur nga PD.

16 komente në “Sherri në Itali: Taulant Balla fiton gjyqin me dhëndrin e Berishës”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Good job..

  2. MH says:

    Pse ceku ka shumen 5000 euro.Nga do shkojne 2000 euro.Se 3000 shkojne per kopshte dhe cerdhe.

    1. Spec i mbushur says:

      Kush ti ka mesuar numrat profesori i famshem i matematikes Lulezim 7×7=42 Basha?

    2. Dori says:

      Mër sagem di të lexosh ti apo ja fut rromlla për tomlla

  3. Rrumpalla says:

    Po gjyqin dhe avokatin e pagove ti? MH. Pyetja tjetër ,nga e di ti 5000? sepse unë se lexova gjëkundi.

    1. Komentuesi says:

      Bravo zoti Balla.Mire ja ke bere atij qenit,dhenderrit te Saliut qe i eshte rritur hunda shume se eshte dhenderr.Pak e paskan denuar,3000 euro,madje dhe 30,000 jane pak.Ata maskarenje kane para sa te blejne europen,por me gjitheate moralisht atyre u kane rene breket te gjunjet dhe ju zoti Balla kini fituar.Urime dhe respekt.

  4. Ivi says:

    O MH, ku e pe shifren 5000, mo? Aty thote tremilla. Apo dhe ketu e gjen si te hedhesh helm. Uuu pika qe s’ju bije.

  5. Skenderbeu says:

    Hapi xarxallat o qorr MH 3000 te duket
    5000????!!!

  6. Kuriozi says:

    Ceku eshte emetuar ne 12 Prill apo…..hollesi e parendesishme kjo ???!!!!

  7. Torino says:

    Sepse paguhen dhe shpenzimet e gjyqit aty ku shteti quhet shtet dhe jo lesh me tresh e vari leshte.

  8. Illyrian says:

    Ku e pe €5000?
    Tremila = 3000

  9. zjarri says:

    kaloje ktej nga une nje 1000she. haha shaka shaka, me vk se keta te pd ska

  10. Albani says:

    Cfare thua more shkerdhate….gjyq te madh paske fituar….mundi kaka shurren.

  11. tonia says:

    Per analfabetet qe shtiren te ditur per gjithçka.Ne çek shkruhet,per ata qe dine te lexojne :”Vale fino a 5000 E .Po te shikoni mire ne pjesen e pare eshte nenvizuar shifra 3.’Mos provoni me mendjen dhe doren tuaj qe jeni budallenj!

  12. Niku says:

    Paska numer llogarie ne Itali ky dhenderushi!. E ka deklaruar valle???

  13. biks says:

    Dhender i Saliut eshte ky kok k*ri apo Luli se ne Kosove Luli e pallonte ate shemtinen…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje