FOTOT: Pa drita në qytetin që nuk fle kurrë

14 Korrik 2019, 20:40Lifestyle TEMA
FOTOT: Pa drita në qytetin që nuk fle kurrë

Nju Jorku dhe zemra  e tij, Manhatan, iu desh të mbyllte sytë si pasojë e një defekti teknik që kaploi zonën për disa orë, duke nisur që prej pasdites së të shtunës.

“Blackout”-i ngjalli panik ndër njerëz dhe bllokoi funksionimin e metrove e trenave, mbylljen e qendrave të biznesit e atyre tregtare, sikurse edhe shkaktoi probleme të mëdha me trafikun si pasojë e mungesës së semaforëve. Çdo gjë erdhi si pasojë e një shpërthimi të transformatorëve zinxhirë që shkaktoi terr në zonën më të ndritshme të Amerikës.

Energjia u kthye rreth orëve të mesnatës në mbi 73 mijë shtëpitë dhe bizneset e prekura.

“Kur ndodhi, të gjithë menduam që mund të ishte një sulm kibernetik dhe u lidhëm me zyrat e FBI. Ata na siguruan që nuk ishte i tille. Nuk kishte lidhje me kriminalitetin. Kjo na qetësoi disi”, tha James O’Neill, shef policie në Nju Jork.

Kompania elektrike filloi punën e saj deri në gjetjen e problemit dhe ndreqjen e tij. Tani çdo gjë iu rikthye normalitetit. Ngjarja përkoi me 42-vjetorin e një tjetër “blackout”-i të madh ne vend.

1 komente në “FOTOT: Pa drita në qytetin që nuk fle kurrë”

  1. enter"" says:

    Pune e madhe, sikur cfare ndodhi.
    me mire qe ikin dritat. Dritat ndezur ne NY jane harxhim energjie kot me se koti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje