FOTOT: Nertila Kapaj feston ditëlindjen mes luksit: Kam aq para në bankë, sa as vetë nuk e di shifrën. Jetën e kam bërë film

14 Korrik 2019, 12:04Lifestyle TEMA
FOTOT: Nertila Kapaj feston ditëlindjen mes luksit: Kam aq para në

Mes modës dhe kinemasë, Nertila Kapaj thotë se jetën e ka bërë film. Nertila Kapaj në rrjetet sociale njihet si “vajza e 500 trëndafilave”, dhurata që i bënte shpesh i fejuari i ndjerë, Jetnis Dollapi.

Para pak ditësh festoi ditëlindjen mes luksit, por si beqare, pasi thotë se ende nuk i ka rrahur zemra për një djalë. Për “Panorama Plus”, Nertila flet për jetën e saj unike larg rrjeteve sociale.

Fotot e ditëlindjes, një përrallë. Festove me ndonjë person special apo e rrethuar nga miqtë?

Festova me persona të veçantë që janë kushërirat e mia dhe ato janë me të vërtetë të veçanta për mua.

Luks dhe vetëm luks, si shtohen fitimet e tua ditaditës dhe ke me shumë para në bankë apo prona të paluajtshme?

Unë kam gjithçka dua në këtë jetë. Pasuria më e madhe për mua nuk është paraja dhe pronat. Por meqë më pyetët, po ju tregoj që kam ca dhe ndoshta as vetë s’i di sa janë.

Përveç modeles, të kemi parë edhe si aktore kinemaje. Një “bad girl” si ty në film, deri ku shkon me aventurat e saj në jetën reale?

Jo çdo gjë që ne shfaqim në filma mund t’i bëjmë në jetën reale. Ndonëse unë i kam kaluar këto skena dhe shumë të tjera si këto në jetën time.

Të kesh famë në rrjetet sociale, çfarë përfitimesh të sjell ty?

Të pasurit famë në rrjete sociale më ka sjellë veç bezdi më shumë, sepse ndoshta nuk është kjo jeta që dua. Unë dua një jetë të qetë dhe familjare.

Ke menduar ndonjëherë të jetosh në një vend të botës ku jeta mund të jetohet më bukur dhe ku?

Kam menduar shpesh të jetoj diku larg Shqipërisë, por kur shkoj, mezi pres të kthehem!

Gjithmonë ke folur për dramën pas humbjes së të fejuarit. Ke takuar ndonjë djalë që të ka bërë të biesh sërish në dashuri?

Nuk ka ardhur akoma ai moment që të ma bëjë zemra bam për ndonjë mashkull.

Si të shohin femrat e tjera, ndodh që të konsiderojnë kërcënim për partnerët e tyre?

Femrat janë vërtet në hall me mua. Nuk e shoh veten shumë të rrezikshme sa t’ua marr të gjithave! Po s’janë veç femrat në hall, janë edhe meshkujt në hall, kush do të dalë më i zoti të më ketë në krah.

Të ruash bukurinë sa më gjatë, për mendimin tënd, çfarë duhet; të bësh dashuri, sport apo ndërhyrje?

Bukuria, në radhë të parë, është e trashëguar. Kirurgu mund të të rregullojë ndonjë defekt, por nuk mund të të vendosë kokë të re.

Ekziston ndonjë figurë ikonike, jeta e së cilës të intrigon?

Mua nuk më intrigon figura dhe jeta e askujt. Jam rritur duke qenë dhe jetuar unike.

Ti je për një martesë të qetë e të lumtur, apo për një jetë vetëm me aventura?

Unë jam shumë familjare, bëj shumë për njerëzit e dashur, pasi, për mua, familja është e shenjtë. Nuk më kanë pëlqyer aventurat, edhe pse ato janë pjesë e jetës.

9 komente në “FOTOT: Nertila Kapaj feston ditëlindjen mes luksit: Kam aq para në bankë, sa as vetë nuk e di shifrën. Jetën e kam bërë film”

  1. ¬ says:

    30 000 milioner (në euro), ka vëndi ynë.

  2. Nuk je ul ne Aventuren e duhur ,

    qe te ben te Vibroje gjithe qenien tende – shpirti ,
    pa e kupton c’eshte “Aventura ” ajo Poezi
    qe te ngre ne ajer e ben te shijosh Parajsen
    Ajo arom qe te rremben
    e ben te fluturoshe mbi qejfin ku ta ndjen .
    —-
    [Pyet Amoren time , Yllin e qilleit tim

    dhe kupton c’do me then vertet Aventur ] ?

  3. Jimmy Trendelina says:

    Epo i lumte piçka Nertiles, po kujt i plasi se cfare ben kjo, e sa ka kjo?

  4. Ciao Bella N says:

    qeka mjaft sexi jo shaka pazari hejjj !
    i ngjaka shum Shakires .
    Jam fans i saj .
    kte e shof per her te par !
    por gjithcka ben vaki sot ,perball nji figure kaq sexi

    auuuuuuuuuuuuuu lagnzohesh

  5. Profesori says:

    Ju lutem i shmangni keto modele demoniake-perdhuese te femres nga gazeta juaj! Eshte modeli me i shemtuar qe mund t’ju ofrojme familjeve shqiptare! Injorancia, shitja e trupit duhet kuruar, jo trumpetuar!

  6. Eljana says:

    Jepu ca para nevojtareve.Ka njerez qe nuk kane tu japin cdo vakt femijeve te moshuar te vetmuar qe nuk mund te bejne nje vizite.Jetojme ne nje vend qe varferine e has kudo.A nuk te ka rene ne sy per te ndihmuar sado pak??

  7. Darko Mehta says:

    Ja nje shembull qe duhet ndjekur dhe ptomovuar si model per rrinine shqiptare!!!

  8. Bledi says:

    Kush éshte kjo….?
    No per gje po hera e pare qe po ê shof
    Po ta marresh si paraqitje si kjo ka plot ne trotuare apo bordello
    Po ta peshosh nga intelekti nuk e ka diplomen nga ndonje universitet prestigji
    Pra ngelen per tu peshuar nga leket
    Nuk duket si Borgjeze
    Artiste jo e jo
    Idiote po po pa dyshim

  9. bamke gjylexhiu says:

    suksese vajzes
    edhe sa me shume “pune” andej nga dubai
    qe me leket te bleje nje kulle te tere ne qender te tiranes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje