VIDEO tronditëse: Goditet me thikë në bark, viktima qëndron në këmbë dhe sulmon agresorin

14 Korrik 2019, 10:10Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur një burrë theret me thikë në bark, por arrin të qëndroj në këmbë dhe madje të godasë dhe sulmuesin e tij.

Burri shihet në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në një parking në jugperëndim të qytetit rus Orenburg, ku një person i afrohet dhe mban pas shpinës thikën.

Dhe në një moment ai e nxjerr thikën dhe ia ngul në bark. E sikur kjo të mos mjaftonte ai i vërsulet sërish, por çuditërisht viktima arrin të qëndrojë në këmbë dhe madje ta rrëzojë atë në tokë.

Ishin kalimtarët e rastit që ndërhynë për ta larguar viktimën nga sulmuesi, që qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja.

Videoja është filmuar më 29 korrik të vitit të kaluar dhe është shpërndarë në masë në rrjetet sociale.

Në anën tjetër, ministria e Punëve të Brendshme ruse ka njoftuar se nuk kanë informacione nëse ky rast është raportuar në polici.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje