Revista prestigjioze tregon arsyet se pse duhet vizituar Shkodra

15 Korrik 2019, 11:46Turizëm TEMA

Harrojeni faktin që Europa Perëndimore është e parashikueshme në çdo gjë dhe provoni destinacionet në zhvillim të Europës Qendrore dhe Lindore si dhe disa që kanë arritur tashmë zhvillimin e tyre, shkruan Raul Rubio i filialit australian të revistës prestigjioze ”Vogue”.

Në renditjen e saj, revista liston edhe qytetin e Shkodrës, ku ndalet sidomos te shtyllat e traditës artistike, tendenca e fundit në artin dekorativ të qytetit.

”Pa dyshim, Shqipëria ka një të kaluar të trazuar dhe të dhunshme. Por, në vend që të injorojë këtë kapitull të errët në histori, qyteti i dytë më i madh në vend ka zhvilluar instrumente frymëzuese mbresëlënëse me artileritë e luftës që dikur shkatërruan vendin. Që do të thotë se, mijëra e mijëra bomba dhe predha artilerie të vërteta kanë formuar themelet e pavijoneve tërheqëse dhe shtyllat e llambave artistike në të gjithë qendrën e qytetit”, shkruan ”Vogue”.

Destinacionet e tjera të Europës Juglindore sipas kësaj reviste janë:

Hoteli ”Excelsior” në Dubrovnik, Kroaci

Shëtitja me anije në Danubin e Poshtëm

Akulloret në Hungari

Jeta e natës në Beograd

Pazaret e Shkupit

Shën Stefani në Malin e Zi

Kështjella ”Corvin” në Rumani

Ujëvarat në Bosnje-Hercegovinë

”Revolucioni” i rakisë në Beograd.

1 komente në “Revista prestigjioze tregon arsyet se pse duhet vizituar Shkodra”

  1. MH says:

    Askund nuk mora vesht ndonji ngacmim pse duhet vizituar Shkodra.
    Kryesorja asht qe ta vizitosh Shkodren qe te kalosh ne vizita ma interresante jasht Shkodres si Malcine e Madhe,Razma,Dukagjinin,Thethin,Prekalin,bukurit e fshatnave rreth liqenit dhe ti drejtohesh edhe bregdetit Velipoje,Rrjoll etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje