Transmetuan këngë të artistes serbe që fyen shqiptarët, AMA i tërheq vëmendje RTSH-së

16 Korrik 2019, 13:26Sociale TEMA

Ditën e shtunë në kanalin RTSH 2 gjatë orarit të transmetimit me muzikë në gjuhën e pakicave, u transmetuan këngë të këngëtares serbe Ceca, e cila i është bashkuar disa herë publikisht zërave antishqiptarë për Kosovën.

Kjo ka bërë që Autoriteti i Medias Audiovizive t’i tërheqë vëmendje Radio Televizionit Publik Shqiptar:

“Autoritetit të Medias Audiovizive i janë drejtuar një sërë ankesash lidhur me këtë transmetim, dhe pas vlerësimit të rastit RTSH-së i është tërhequr vëmendja për evitimin e rasteve të tilla që krijojnë ndjeshmëri negative tek ndjekësit e programeve të transmetuesit publik.

Në këngët e deklaratat e saj të hershme Ceca ka qenë frymëzuese e krimeve në Bosnje dhe në Kosovë, ka qenë suport për veprimet çnjerëzor të ish bashkëshortit të saj, kriminelit të luftës, Arkanit, dhe grupeve miliatare e paramilitare serbe që ka udhëhequr.

Vetëm pak muaj më parë Ceca ishte në një koncert në pjesën veriore të Mitrovicës, në një performancë artistike të kombinuar me mesazhe politike kundër qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, shprehet AMA.

7 komente në “Transmetuan këngë të artistes serbe që fyen shqiptarët, AMA i tërheq vëmendje RTSH-së”

  1. Nje qytetar . says:

    Ta ftoje Lulka te kendoje Himnin Kombetar.

  2. undefined says:

    Ktej japin kete baxhellen e Beogradit dikur ftuan egjiptianin e Kretes te kendonte ne Tirane….te dy antishqiptare te ndyre….na mbyten jevgjit e gallobordasit….

  3. Mario says:

    RTSH a ka mundesi ta mbyllni fare? Programacion koti, menaxhim zero dhe ne paguajme taksat per kete palo tv. Tek Ceca baxhella paskeni sosur? U shuajten artistet e kengetaret? Po shoket shoviniste te Sales kane ngelur aty, c’te presesh me…

  4. Ledio says:

    Paguhen me taksat tona edhe u japin kohe ne RTV anti-shqiptareve..? Kjo nuk ka bythe ku te rrije. Na kane rrethuar moterq… edhe anti-shqiptaret gjithandej.

  5. Sqepari says:

    TVSH kjo gerdall coftesire e mediave, azil i te mbaruarve, strehe e ithtarve berishjane!

  6. kasemi says:

    RTSH duhet te ndryshoje qendrim. Kete TV ne qytetaret e ketij vendi e mbajne me fonde dhe duhet tu sherbeje vetem atyre. Per fat te keq ne ekraniet e RTSH sheh vetem programe te vjetra, te dale boje tashme, programe vetem per Tropojen e Malesine e adhe (vende te cilat jane te bukura dhe kam respekt per to pasi edhe kam jetuar atje), por sigurisht ky vend ka edhe vende te tjera te bukura te cilat duhen promovuar, programet jane shume rajonalizuara duke promovuar teper zonat e gjirokastres, duke harruar se shqiperia ka qytete te tjera shume me te rendesisshme e te zhvilluara, si psh Shkodra, Berati e shume te tjere. Pra mendoj se RTSH duhet te rinovoje teresisht programet e te mos mbetet vetem tek arkivi. Fonde ka me shumice besoj (qytetaret i paguajne) e ato fonde duhet te perdoren ne sherbim te publikut e jo te shperdorohen.

  7. Azemi says:

    Nuk ka kaluar shumë kohë kurPandi Laço që unë i them Palaço kur bënte intervistë me Goran Bregoviçin një këngëtar serb më i zi se Ceca, shovinist racist dhe patamilitar. Kënaqësia e Pandit gjatë intervistës ishte aq e madhe saqë ky për pak kaloi në ekstazë dhe edhe mund të jetë përmjerrë në vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje