FOTOT/ Doni të jetoni në Zvicër? Fshati turistik ofertë të pazakontë: Nxjerr në shitje 9 shtëpi me çmimin... 1 frangë

18 Korrik 2019, 09:59Lifestyle TEMA
FOTOT/ Doni të jetoni në Zvicër? Fshati turistik ofertë

Në një përpjekje për të ringjallur zonën pranë kufirit italian, një fshat malor zvicerian po planifikon të shesë shtëpitë për vetëm 1 franga zviceriane.

Sciada është pothuajse tërësisht e braktisur që nga vitet 1970, dhe për këtë arsye Bashkia italishfolëse Monti Scìaga, e vendosur në provincën e Ticinos, propozon ofertën e shitjes së 9 pronave me këtë çmim simbolik, si një mënyrë për të rivitalizuar shtëpitë e gurta fshatit.

Ky fshat dhe pse i braktisur e ka ruajtur strukturën origjinale me elemente arkitekturore tradicionale.

Si pjesë e ofertës, banorët e rinj duhet të rinovojnë plotësisht shtëpitë prej guri. Vendodhja e fshatit është favorizuese për ofertën që është bërë pasi është vetëm 70 milje larg nga Milano dhe për këtë arsye banorët e rinj mund të lëvizin lirisht për atje.

Këshilli lokal po planifikon që si fillim të ndërtojë një kasollë për udhëtarët dhe çiklistët në mënyrë që të tërheqë sa më shumë njerëz në këtë zonë.

Autoritet lokale të ndërtimit duhet të nënshkruajnë planin e propozuar para se shtëpitë të jenë në dispozicion për t’u blerë. Por kjo pritet të ndodhë në vjeshtë.

Në 2017, një fshat tjetër zviceran i quajtur Albinen në mënyrë të ngjashme me fshatin Sciada, u ofroi njerëzve 15 mijë paund për të lëvizur atje, si një mënyrë për të rritur popullsinë në rënie.

1 komente në “FOTOT/ Doni të jetoni në Zvicër? Fshati turistik ofertë të pazakontë: Nxjerr në shitje 9 shtëpi me çmimin… 1 frangë”

  1. VELI CANAJ says:

    PO UN JAM DAKORT TE JETOJ NE ZVICER ,JAM PJESE E PROJEKTIT PER SHTIMIN E POPULLATES NE ATE VEND, E ADHUROJ ZVICREN TE JETOJ ME TE DREJTA TE BARABARTA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje