Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e vjedhjes në një dyqan celularesh në kryeqytet. Në pranga është vënë personi, i cili ka vjedhur dy celularë me vlerë 70 mijë lekë.
Bluë e komisariatit 2, pas analizimit të pamjeve filmike dhe informacioneve të marra për vendndodhjen e autorit kanë bërë të mundur arrestimin e 36-vjeçarit me iniciale A.A.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 16.07.2019 në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina” ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja. Vijon puna hetimore, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera”, sqaron policia.
Me siguri malok…..