Artistja Susanna Bauer përshkruan fletët delikate dhe skulpturat me grep që ajo ka bërë për 10 vitet e fundit si “një blatë për natyrën”.
Artistja gjermane, e cila tani jeton në Cornwall të Anglisë mbledh gjethet e rëna nga pemët e saj të parapëlqyera përgjatë udhëtimeve që bën.
“Adhuroj detajet e ndërlikuara, ngjyrat, tekstet dhe kompozimet që gjej çdo herë që jam jashtë”, thotë ajo.
Bauer përdor më shpesh gjethet e manjolës, për formën e tyre klasike dhe venat e forta dhe studioja e saj është gjithmonë plot me dhurata nga natyra, duke pritur që frymëzimi ta godasë.
“Të gjitha vijnë me gjuhën e tyre, pastaj gjejnë njëra-tjetrën dhe bëhen pjesë e punës”, shprehet ajo. (TemA TV)