Aksident gjatë xhirimeve të “Fast and Furious”, plagoset rëndë dublanti i Vin Diesel

23 Korrik 2019, 21:02Lifestyle TEMA
Aksident gjatë xhirimeve të “Fast and Furious”, plagoset

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit të radhës së sagës “Fast and Furious” ku një nga aktorët dublant ka mbetur i plagosur rëndë.

Bëhet fjalë për aktorin Joe Watts, dublanti i Vin Diesel, i cili ka rënë me kokë nga një lartësi e madhe prej 9 metrash dhe ka përfunduar në koma. Sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Gazeta “The Sun” raporton se aktori Vin Diesel që ishte i pranishëm në momentin e aksidentit ka mbetur shumë i shokuar nga ngjarja dhe është parë duke qarë.

E dashura e Joe Watts, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë me dije se mjekët kanë qëndruar në gjatë gjithë kohës në kujdesin e aktorit.

1 komente në “Aksident gjatë xhirimeve të “Fast and Furious”, plagoset rëndë dublanti i Vin Diesel”

  1. Gjoksi shperthyes cmend rrjetin dhe rrit temperaturat ne Miami kur kapet mat me .. says:

    Mos !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje