Artan Fuga fton në një takim pedagogët: Të vijnë me kartën e identitetit në dorë ndryshe nuk i qas brenda, akademikët jo se më kanë dhunuar

25 Korrik 2019, 21:51Sociale TEMA

Artan Fuga ka thirrur në një takim disa pedagogë, për të diskutuar për ligjin e ri për Akademinë e Shkencave.

Ai thotë se në takim do të lejohen vetëm ata pedagogë që i kanë shkruajtur personalisht, dhe duhet të kenë kartën e identitetit, ndryshe nuk do lejohen të hyjnë.

Fuga ndërkohë shprehet se nuk do të lejohet në takim asnjë akademik, pasi ata e kanë dhunuar dhe censuruar gjatë viteve të fundit.

“Kur ju ftoj në takim, lutem mbani parasysh se nuk mendoj se na duhet të kemi sasi pjesëmarrësish! Nuk do të bëjmë miting! Në botën akademike ne e dimë mirë që numri nuk ka fare vlerë! Ka vlerë argumenti!

Prandaj duhet vetëm dëshira dhe interesi për të qenë bashkë! Kaq. Por, kujdes, ftesa është nominale vetëm për ata që më shkruajnë personalisht, dhe prandaj duhet të jenë të pajisur edhe me kartat e identitetit në hyrje në takim.

Pastaj mjafton statusi profesional i pedagogut, e më tej, a jemi ballist, komunist, anarkist, liberal, legalist, globalist, nacionalist, demokrat, lsi-ist, socialist nuk më intereson fare! Pedagog në Tiranë a gjetiu, në pesion, a në veprim, grua apo burrë, i jashtëm apo i brendshëm, nuk ka pikë rëndësie.

Mjafton respekti ndaj njeri tjetrit!

Përtej partive për mua janë intelektualët, teknicienët, kërkuesit shkencorë. Mbi ligjin është arsyeja, mbi deputetin kur bëhet fjalë për shkencë dhe teknikë është eksperti!

Të vetmit që ndalohen në atë takim, janë antarët e akademisë së shkencave, të të gjitha kategorive, të cilët nuk kanë reaguar asnjëherë ndaj censurimit disavjeçar që më ka bërë kryesia e akademisë së shkencave duke më dhunuar barbarisht dhe shkelur të drejtat e mia si akademik!

Më pas të shohim”, shkruan Fuga.(TemA)

11 komente në “Artan Fuga fton në një takim pedagogët: Të vijnë me kartën e identitetit në dorë ndryshe nuk i qas brenda, akademikët jo se më kanë dhunuar”

  1. Asdfg says:

    A doni te mos ju vij askush me mend ne koke ne takim? Kot lodheni, zoti Fuga, fare e thjeshte, fto Sazan Gurin dhe kjo pune eshte e zgjidhur.

  2. Dada says:

    Ky njeri me duket shume karagjoz.ky i di te gjitha ky do te gjitha por ky nuk di cfare kerkon.

  3. Andrea says:

    Fto Dhori Kulen(alias Bytha) dhe Jorgaq Kacani (alias Cobani pa breke) qe te ta mbeshtesin idene deri ne reze.

  4. Nik says:

    Po me mire keshtu Z. Fuga se u lodhe! Krijo akademine tende dhe pastaj konkuro me Akademine e Shkencave te Shqiperise. Suksese!

  5. lora says:

    Po te erdhi Sazan G(h)uri ne rregull je, del e mjafton….

  6. juristi says:

    Gjynah por e meriton te rreshtohet te Vanet shqiptare.I pari dihet,qe vdiq per ty bere nje cik magazinier i dyti po e tund kemben per tu bere kryeminister dhe ky i treti eshte ne agoni te plote per tu bere nje cik kryetar akademie

  7. Al says:

    A nuk te duket vetja pak si komunist me keto perzgjedhje o zoti halademik??? Mire komunist po te ishe pak I zgjuar e mbaje per vete kete lloj perzgjedhjeje jo per media…

    “Sa me shume dime aq me shume kuptojme sa pak dime”

    …Yeah doesn’t apply for you!

  8. Popullore says:

    …Kush e shkriu Akademine,
    Artan Fuga me Saline…

  9. xixellonja says:

    Zoti Mero , cili eshte lajmi ne kete shkrim ?????? Nqse. zoti Fuga eshte kunder kesaj i thencin “AKADEMI” i lumte dhe nderime per zotin Fuga .
    U shtofshin ZERAT JASHTE KORIT
    Edhe lexuesit e gazetes tuaj me heshtjen e tyre i japin te drejte akademikut Artan Fuga

  10. illi says:

    ore na e shpjegon dot njeri pse eshte bere si Ver Llapa a Shaban Qosja profesori?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje