Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për të hequr vizat me Federatën e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit. Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe është bërë sot publik.
Në njoftim thuhet: “me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të zakonshme, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.”
Nuk mund të thuhet se çfarë e bashkon Shqipërinë me Federatën e Shën Kristoferit që ndodhet në detin e Karaibeve. Kjo federatë përbëhet nga dy ishujt e Shën Kristoferit dhe Nevisit, me një sipërfaqe të përbashkët që arrin në 261 km2, ndërkohë që sipërfaqja e Tiranës është 1,110.03 km2.
Kjo federatë nuk mban rekordin vetëm si shteti më i vogël në të gjithë hemisferën perëndimore, por edhe për popullsinë që nuk arrin më shumë se 55 mijë. 92.5% e popullsisë së federatës është me prejardhje afrikane, ndërsa vetëm 2.1% kanë prejardhje evropiane.
Sa i përket indeksit të zhvillimit, Federata e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit konsiderohet me nivel të lartë, duke u renditur e 72-ta në botë. Kjo federatë njihet edhe si ‘parajasë fiskale’ në Karaibe.
E sigurte eshte se asnje shqipter i thjeshte nuk mund te shkoje ne kete parajse fiskale, por mund te shkojne ata qe i kane thaset plot, dhe pa vize bile. Vetem ketu ska cfare te ben BE dhe USA e as te heq dot vizen. Rruga sapun .
Jepi rame
Ky popull keshtu e do
E di sa te kenaqur jane rilindasit tani qe paria e rilindjes do I presi ne rinas bankieret e ketij ishullit do ju mbushi valixhet plot me euro do paguajne edhe 20% dhe para te sigurta per gjithe jeten.
Nuk ka lumturi me te madhe kur udheheqja e partise siguron jeten e sternipit nderkohe qe sternipi I cdo rilindasi do vazhdoje te paguaj me gezim
Kjo eshte lumturia
PS:keto 200 milione eurot e teatrit ketu do shkojne apo do kemi ndonje marveshje tjeter?????
E sigurte eshte se asnje shqiptar i thjeshte nuk mund te shkoje ne kete parajse fiskale, por mund te shkojne ata qe i kane thaset plot, dhe pa vize bile. Vetem ketu ska cfare te ben BE dhe USA e as te heq dot vizen. Rruga sapun kush e ka ne mendje. .
Kam qene aty , shum vend i bukur , ju keshilloj ta visitoni
Hiqini vizat edhe me st. Vincent end Grenadines. Edhe ky shum vend i bukur turistik si ky i pari. Merni dhe me vete nja 50 M Euro ti depozitoni se spyt njeri ku i gjete
Bukur, tani punoni te hiqni vizat me Jordanine pet shembull …e me shume vende te tjeta Aziatike, lAnerika Jugut, Afrika keshtu fuqizoni pasaporten shqiptare…
MOSE U MERZISNI SE E KANE BERE PER TE MIREN E POPULLIT ,DHE JO PER LIKEN E CORAPE KUQIN ME CITIANE.
Esht pjes e “offshore”. Te vemi, thot ki me la, po me se? Apo e ke llafin per ata qe kan depozita ne offshore?
Thash se nuk do e theshe por e le per ne fund fare, parajse fiskale.
shkofshi dhe mos i gezofshi ato qe keni fshehur ne parajsat fiskale
HOQI VIZAT PER ATA QE KANE PASHAPORTA DIPLOMATIKE?????JO PER POPULLIN E THJESHTE???DOPER ATA QE PASTROJNE LEKET E POPULLIT ,, ME KETA TE FILLOJ AMERIKA ME SPAK UN NE FILLIM DHE TE GJITHE ME RADHE ME PASE,ME RAMEN,ME GJITH MINISTRAT,ILIRIN, ME GJITH MINISTRAT,BERISHEN,ME GJITH MINISTRAT,DHE LEKET TI KETHEHEN POPULLIT…..