Sekretari për Marrëdhëniet me Mediat në PS, Alfred Peza ka reaguar me njëherë pas konferencës së shtypit të Ilir Metës, duke deklaruar se ai mbajtur fjalimin e lamtumirës si President.
Ndërkohë Peza nënvizoi se në shtator Ilir Metën do ta kemi liderin real të opozitëë, duke i kujtuar se ka katër ditë që ka përfunduar afati ligjor për “regjistrimin” në zgjedhjet e 13 tetorit.
Postimi i plotë i Pezës:
Ilir Meta mbajti fjalimin e lamtumirës si President i Republikës.
E ka kuptuar prej kohësh se vjeshta nuk e gjen më në atë zyrë dhe vrapoi që të linte “amanetet”!
Fillimisht mori atributet e Parlamentit dhe zgjodhi pasaardhësin.
Pas tërmetit apokaliptik, “përfaqësuesi i unitetit” i dha popullit, zero shanse për çeljen e negociatave me BE.
Vetëm 4 ditë para përfundimit të afatit ligjor të regjistrimit të partive për zgjedhjet imagjinare të 13 tetorit, tha se ka vendosur që të “merte malet”.
Kur të rikthehet në qytet, na përgatiti që sot, se do ta kemi edhe zyrtarisht në shtator, liderin real të opozitës.
S’është ide e keqe….. të burgosesh si lider i opozitës.
Opsioni tjetër, alla Alende- Mic Sokoli – Mehmet Shehu apo Vojo Kushi, është variant ekstrem për të cilën duhet një top, tanks apo kobure e mbushur…..varja.
Po të isha këshilltar i tij do ti sugjeroja të parën……
Edhe mbreti zog kur e pa keq tha se do vesh opingat, por volli floririn. I teresant shume gjera te ngjashme midis tyre.
Te hiqet sa me shoejt nga ajo zyre. Eshte idiot, eshte hajdut, eshte i korruptuar, eshte qen bie qeni qe e beri presidencen gazin e botes.
Kush ka hyre ne politiken me breke te grisura dhe largohet miliarder dihet:fundi sdo te jete I kendshem, por I sugjeroj te kopjoje varjantin e Zogut, por pa kthim