FOTOT/ Zbulimi i rrallë në Mirditë: Heroglife në gur, dyshohet se janë mijëravjeçare

1 Gusht 2019, 13:01Politika TEMA

Në Xhuxhe të Fanit të Mirditës ndërsa po punohej për hapjen e një rruge është gjetur një gur i madh që dyshohet të jetë piktogram ose ideogram.

Sapo kanë parë gurin me mbishkrime punëtorët kanë ndërprere punimet dhe kanë njoftuar autoritet lokale.

Kolin Marku Administratori i Fanit thotë se pritet ardhja e specialisteve të fushës për të përcaktuar datimin dhe vlerën që ka ky gur.

Gjergj Marku Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike, ndërsa objekti i gjetur dyshohet të jetë piktogram ose ideogram mijeravjeçare.

Në zonën ku është gjetur guri pritet të shkojnë specialistet e Shërbimit Arkeologjik Shqiptar për të përcaktuar vlerat qe ky gur mbart, por edhe cilës kohë i përket.

Mirdita ruan në gjirin e saj monumente me vlera të rralla të historisë sonë kombëtare!

7 komente në “FOTOT/ Zbulimi i rrallë në Mirditë: Heroglife në gur, dyshohet se janë mijëravjeçare”

  1. Enea says:

    Specialistet e arkeologjise pritet te shkojne ne Mirdite. Po akoma nuk kane shku? Apo duhet te presin bileten e avionit

  2. Fluturim Ujkashi says:

    Buje pa baze. Nuk ka qytetrim ne nje shkemb te vecuar.

  3. Plaku Xhuxhumaku says:

    Paskemi qene vellezer me kinezet qe ne kohe te pordhes.

  4. ILIRIA E BASHKUAR says:

    URIMEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE MOS NDALONI SE KA TE TJERA

  5. Rr. B. Gramshi says:

    Foto 11 te jep pershtypjen se guri vertet me vlere eshte mbeshtetur ne trungun e nje peme per t’a lexuar apo ruajtur………apo!
    Ai qe ka realizuar kete gjetje eshte nje gjeni.

  6. Gen says:

    Duket si Vinca Culture 5000-4000 vite para Krishtit. Neolithic period . Ka ne Shqiperi Kosove serbi edhe deri ne Rumani.

  7. Pordani says:

    Me ne fund d’olive ne droite gjuha e l’aphte ilirishte ne çirilisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje