Pas PD edhe Meta del kundër Teatrit të ri dhe poston videon e Ramës në vitin 2000: Jam në koherencë të plotë për këtë prej 20 vitesh

1 Gusht 2019, 09:11Politika TEMA

Ilir Meta thotë se  dje i ka dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Ndërkohë Meta, poston edhe një video, të vitin 2000, kur Rama ishte minister Kulture në qeverinë që drejtonte Meta.

“Të dashur miq!

Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.

Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.”- shkruan Meta. (TemA)

2 komente në “Pas PD edhe Meta del kundër Teatrit të ri dhe poston videon e Ramës në vitin 2000: Jam në koherencë të plotë për këtë prej 20 vitesh”

  1. Johani says:

    Shum mire zotrrote presedniqe qe paske mbajtur mend se çfar paska thene ate kohe Rama per tetatrin,por a e mbane mend se çfar thoshte berisha para disa vitesh per ty, po Basha a te kujtohet po jozefina a te kujtohet,ndoshta ke harruar zotrrote por berisha pos qe shkaterroi çdo gje shtetrore qindra here ka bere thirrje ne kuvend per te terhequr zvarre ty kurse mones i thoshte lavire bulevardi e jozefina i kerkonte bashes si munister ate kohe qe ti shkulte zhelet tu, ndoshta te kujtohet se ate kohe ti ishe me i ri se sot dhe zhelet te duheshin,prandaj perdor kujtesen per qellime njerezore e jo per ti bere qefin krimineleve si berisha e basha.

  2. Salvadore says:

    Dikur ne Tirane para rreth 45 vitesh ka qene nje person me tiparet dhe karakteristikat e toto Likes,ku kur i afroheshe nga afer e i thoje nen ze qe :Lere cigaren se ke renne ne sy 01,ai bertiste me te madhe :Jo nuk e le cigaren jo!Edhe puna e ketij ku per fat te keq ne semunden e tij padyshim ndikojne edhe temperaturat e nxehta!Faj kane dhe mjeku qe nuk duhet ta lejoje te dale ne vape pasi fillon e flet perçart!Na la dhe presidenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje