Spartak Ngjela: Ilir Meta ka nevojë për psikiatër, nuk di çfarë flet nga tmerri i SPAK

1 Gusht 2019, 09:22Politika TEMA

Avokati Spartak Ngjela nuk e kurseu dje ironinë për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, sa i takon paralajmërimit të këtij të fundit për një tërmet apokaliptik.

Në një prononcim të dhënë për gazetën “SOT”, Ngjela deklaroi se deklaratat e Metës tregojnë se ai ka nevojë për një psikiatër.

Sipas tij, përgjigjen e saktë se pse presidenti flet në këtë formë mund ta japë vetëm një mjek i shëndetit mendor.

“Më mirë të pyesni një psikiatër, unë s’jam psikiatër. Ai thotë budallallëqe. Shkenca e sizmologjisë nuk është e saktë, nuk parashikohen dot tërmetet. 

Me një aproksimativitet mund të thuhet që do të bjerë tërmet, por nuk mund të dihet sesa ballë do të jetë. Është shkenca e cila nuk është shkencë e saktë. Pse merret presidenti me këtë? Është mirë të pyesni një psikiatër”, tha avokati.

Më tej, ai renditi arsyet pse Ilir Meta flet edhe për gjëra që s’i takojnë. Duke theksuar se presidenti e ka humbur ekuilibrin, Ngjela u shpreh se Meta ndjehet i tmerruar nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, por edhe nga hetimi parlamentar që ka nisur për të.

Sipas tij, Meta e di që ka kryer një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe tani po pret pasojat.

 “Ai është nën akuzë, ka humbur ekuilibrin dhe gjithçka mund të ndodhë, por nuk ka gjë në dorë që të shkatërrojë shtetin. Po të kishte kompetenca të mëdha, do të duhet të ishim të shqetësuar. 

Por tani nuk ka ndonjë shqetësim të madh. Ai kështu flet gjithë ditën, se mos është vetëm kjo që ka thënë. Ai ka 20 ditë që lëshon gjëra të tilla. Ka 20 ditë që flet gjëra pa ekuilibër. Po të mos dinim arsyen, mund të themi që mund të vuajë nga ndonjë sëmundje. 

Por fakti që dimë arsyen tregon që ai është i shqetësuar. Është i shqetësuar nga reforma në drejtësi, por edhe nga procesi hetimor i nisur nga Parlamenti. Hetimi i Parlamentit është një gjë shumë e vështirë për të, është shkelje e Kushtetutës dhe ata do ta çojnë deri në fund. Në këto momente ai ka një arsye të fortë pse flet ashtu”, deklaroi avokati.

 

20 komente në “Spartak Ngjela: Ilir Meta ka nevojë për psikiatër, nuk di çfarë flet nga tmerri i SPAK”

  1. SPARTAK NGJELA PRESIDENT says:

    O TAKU je LEGJENDË dhe GJIGAND !!! RROFSH 1000 VJET O TAKU VALUTA , dhe mos u ndal sepse deri tani për Mendimin tim je një PROFET i LINDUR nga PARASHIKIMET që ke bërë , të kanë që të gjitha 100% !

  2. Babaramo BythèDhjeri i LSI HAJDUTÈRISÈ says:

    SUPER TAK NGJELA ! FANTASTIK DHE BRILANT PERHERË ZOTI AVOKAT SPARTAK NGJELA !! JEPI TAKU DHE MOS U NDAL O BOS !!

  3. I pagabueshmi says:

    Kam pershtypjen se Meta do ti shpetoj gjykimit me raport mjeksor, prandaj sillet keshtu. Rrezik e ka marr qe tani raportin nga ndonje mjek.

  4. Ramiz Halia says:

    Ja si Ilir Meta ka frike nga Taku PSiko SPAKU , lol
    Avukati Taku sic duket nuk jeton ne planet toke.
    SPAKU i duket si Saliu njehere me gishtat lart e Cekun e Bardhe.

  5. Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora says:

    Respekte Avokat ! Je i pazëvendësueshëm dhe i paparë Taku! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE dhe FALENDERIME pafund për juve AVOKAT NGJELA !! TAKU mos shko nëpër STUDIOT TELEVIZIVE të KRRIMIT të ORGANIZUAR , pa u PAGUAR , sepse sa herë që juve AVOKAT jeni i ftuar në një TELEVIZION , AUDIENCA është SUPER MASIVE !!!! SHQIPTARËT duan t’ju Shikojnë dhe Dëgjojnë juve , sepse jeni Realist dhe EKSPERT i gjithçkaje

  6. eldo says:

    Avokat, po nuk eshte qameti pse ben pak vite burg , ja vlen me gjithe ate pasuri. Kush nuk do te bente burg per disa muaj apo nja dy tre vjet, per qindra mijra euro e pasuri ku ka siguruar niper e sterniper me pese gjashte breza. Prandaj dhe e ka humbur torruan, por populli e ngushellon qe ishalla te kete berishen afer, se ky ka debules, ecshoqja dhe femijet e duan shume, ishalla i realizohet deshira, gjynah.

  7. I djathti majtas dhe i majti djathtas says:

    Shume komentues ketu shpreheshin se Spartaku ja fut kot. Por nga dita ne dite po e shohim se ai ka plotesisht te drejte. Ora e te vertetes po afron per gjithe hajdutet kriminelet dhe vrasesit e ketij populli. Me ndihmen e Amerikes kuptohet.

  8. Gelbazic Merovic says:

    pse nuk lejon komentet Tema Gelbazic?

  9. undefined says:

    SPARTAK ti dua të jesh PRESIDENTI ime..

  10. Doni me per Belulin.. says:

    Prit gomar, qe te mbije bar..
    Me kullotat e njoma e fatzeza,
    u nginjen Berisha, Meta e Rama,
    me breza,
    te gjithe me radhe..
    Ate qe mbeti,
    po e han Francesco Becchetti.
    Edhe fare pak silazh,
    ka per avokatet me stazh..

  11. Pellazgos says:

    Zoti Sparta-Kos,nuk e di kush ka nevoje (need) per Psixi-Iatros,ty apo I-liri qe do quhej Novruz,por Diktatuara Komuniste ka patur edhe te mira.
    Pamvaresisht se ndaluan emrat fetare,por Edvinet,Eduartet Eltonet,Ervinet etj nuk u ndaluan.
    Une di qe Kombi dhe detyra (dury) per Ate eshte (este) mbi te gjitha.
    Kjo tregon Respect,Dignytet,Nder per vetveten dhe Zotit qe eshte Drejtesia e Tij.
    Tani se cfare duan Katoliket apo Myslimanet e “Zotit” e nje vend si Toni te Lashte kur jane prodhim pusht-uesish, kete vetem ata e dine.
    Nuk e kuptoj cdo te thote respekt,drejtesi etj kur vjen tjetri dhe te pushton dhe te ndron Identitetin ne emer te Fese jo te Zotit te Vertete qe eshte Paqja,Llogjika,Drejtesia.
    Zoti Spartakos qe u be Spartak dhe mbiemri Greke Xeli ne Ngjela,sic themi Voras ne Veri,Triandafilos (trianda-fila) ne trendafil,sic themi Spila ne S(h)pelle,Spathi ne S(h)pate,Spiti ne S(h)tepi,Dhomatio ne Dhome,Dhoro ne Dhurate,Pan-Dhora (te gjitha Dhuratat e Zotit) etj ecetera.
    Nje pyetje zoti Ngjela.
    Perse (perke) luftoi Pirrua I Epirit ne Magna Grecia qe eshte e shkruar ne Historine e Botes,per mystaqet e Celos?
    Neqofte se jini Epirote,atehere pse e viji kufirin ne Preveze?
    Apo ju vjen keq per Papen dhe Avokatin tuaj fashist Italine qe e kane asimiluar complet Magna Grecian.
    Po keshtu edhe me Kostandinopolin,kryeqytetin e Kastriotit qe jo vetem ja ndruat Emrin por luftoni kunder atyre qe I vrau turku.
    Greket,Epiri,Ilyria eshte e pushtuar nga vete ju qe hiqeni Shqipetare me flamurin Greke te Bizantit.
    Zoti Ngjeka,me vjen keq qe nuk kini as Nder,as Dignytet,as Respekt Respetto fjale keto te huaja.
    Ju ndryshuat A.D.N e ketij Kombi me histori ne emer te nje S(h)teti State Islamik ne shumice te krijuar (criate) nga armiqte tane Evropiane qe kane mbushur Museumet e tyre me Veprat tona te Stergjysherve tane.

    1. Pd rrumpalla says:

      Pellazgo….tha mou paris mia pipa, ..ama pipa ë , t’ja kalosh dhe motres tende

    2. I tille je , sa here qe hap gojen says:

      Ne e kemi merakun me shume per ty o Pellazgaqis ,
      se tani nuk i puon me Janullaqit dhe duhet gjetur
      ndonje shqiptar te mire per te te punuar kopeshtin
      ty prostituta “Virgjereshe” e oborrit kryepeskopal te
      asaj qe e quajne KOASH ! Pse fut hundet ne punet
      tona , ti kellira e Kishes Greke ?

  12. Elba says:

    Spartak Ngjela,meriton te jete President I Shqiperise.Perjashto Rexhep Mejdanin.Fatkeqesisht,shume here Shqiperia ka gabuar,ne zgjedhjen e Kupoles se Shtetit.Nxitohemi,Njeriut I gjejme pune dhe jo punes Njeri.Kur them kete,kam parasysh ate karrike,qe mbase duhet te qaje per Njeriun e larguar.C’fare ti mbajme mend Ilir Metes?Trimin apo Luftenxitesin?Kokefortesine apo Idiotesine?Malokerine apo………..Figura Shqiperia ka.Duhen zhbiruar.Fundja dhe mbas perdes.Shume here ata qe luajne nje rrol mbas perdes kane dale po aq te sukseshem sa ata ne skene.Mendoj,pervoja eshte gje e madhe,por nuk duhet te mungoje Shpirtemiresia.Jemi ne Demokraci dhe jo ne Diktature.Z.Ngjela dhe Z.Mejdani dy figura me kapacitet,qe ja vlen te mburren Shqiptaret.

  13. USA says:

    Avokat nje primo. Duhet te bejne President per Reformen ne Drejtesi.

  14. Nexhat says:

    Edhe ty te eshte qe moti nje psihiater se burre plake deshe te pedhunojshe Sekretaren.
    Meta di nje gje qe flete ashtu se diçka i pregaditet Rames dhe bandes se tije.
    Sa duhet te kete frike Rama nga SPAKU nuk duhet te frikohet askush tjeter, se skandalet e Rames nuk i ka bere askush. Vetem bytha e Rames u jepe keshilla Amerikaneve qe neqoftese zgjidhet Trampi kryetare do jete rezike pe boten. Ky bythe lakuriqi i Serbise ti jep mende Amerikaneve nje mesues vizatimi pa diplome dhurate e Serbeve qe desh tu jep zemren e kosoves. Noshta edhe ty je ne ate these.
    Nje gje ta dijshe sa do qe te zgjatet Tramoi nuk harone fjalet e Rames dhe e gjithe kjo remuje eshte pune e Trampit.

  15. Pd rrumpalla says:

    Pellazgo….tha mou paris mia pipa, ..ama pipa ë , t’ja kalosh dhe motres tende

  16. Lenci says:

    Spartaku nuk ka mend per president! Ky perfaqesuesi i Amerikes (!?), qe paguhet nga Rama, nuk thote nje fjale per Dakon. Pse? Eshte e qarte, thote vetem gjerat per te cilat paguhet.
    Nuk behet minister. Rama e njeh kafshimin e Ngjeles. E perdor dhe nuk i jep as fijen e kashtes ne pushtet…sa per leke, i jep mjafton qe te lehe.
    Shpresoj te ma botosh Meri djali! ?

  17. Pokeristi says:

    Spartak!
    Bjerju e mos u ndal aspak
    Derri do plumb dhe e ka hak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje