"Rama ik", Basha thirrje për protestë madhështore: Ka ardhur koha ta shporrim këtë pakicë kriminale nga gjithë Shqipëria

3 Gusht 2019, 18:17Politika TEMA

Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta masive.

Në takimin me strukturat lokale të PD-së në Punë, kreu i opozitës Lulzim Basha, u fokusua tek dëmi që qeveria e Edi Ramës i ka shkaktuar vendit këto 6 vjet.

Organizata e strukturuar kriminale e rilindjes, e shndërroi vendin në një moçal të papunësisë e të mjerimit, ku nuk ka më as punësim, as shanse për rininë, madje as krijim të familjeve të reja, siç informohem me shumë trishtim se po ndodh në Pukë e në të gjithë vendin”, tha Basha. 

Duke e cilësuar Parlamentin si landfillin e Republikës, Basha tha se çdo vendim i marrë prej tij, është kundër interesit publik.

Janë vendime për të vjedhur buxhetin, për të vjedhur pasuritë e vendit, për të vjedhur pyjet, malet, lumenjtë, mineralet, naftën, bregdetin, me PPP, koncesione, tendera. Kanë shpikur gjithëfarë mënyrash vetëm një qëllim: vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, vjedhjen dhe grabitjen e taksave të shqiptarëve, për hesap të 5 bandave kriminale dhe 5 oligarkëve, që përbëjnë qeverinë e vërtetë të hajdutit psiqik Edi Rama”, nënvizoi Basha. 

Basha tha se varfëria është produkti i qeverisjes së Edi Ramës.

Hajdutëria, babëzia dhe grabitja e shfrenuar që Rama dhe banda e tij i bëjnë Shqipërisë kanë prodhuar papunësi ekstreme, koston e jetesës më të lartë në rajon, të ardhurat më të ulëta për frymë, çmimet bazë të naftës, energjisë, të ujit, taksat në nivelet më të larta të rajonit.”- u shpreh zoti Basha në Pukë, ku falenderoi qytetarët e saj që, pavarësisht presionit të familjes kriminale Frroku dhe ushtarit të tyre, Gjon Gjonaj; u bënë pjesë e refuzimit kombëtar të Edi Ramës. “Ashtu siç patëm paralajmëruar, 30 qershori u kthye në një referendum kombëtar “Rama ik”, u kthye në një varrezë politike të organizatës kriminale dhe hajdute të Rilindjes. 85 % e shqiptarëve treguan përmasat e vërteta të shumicës së re në vend, të shumicës “Rama ik”. Ka ardhur koha ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Puka dhe nga gjithë Shqipëria”, përfundoi Basha. (TemA)

17 komente në ““Rama ik”, Basha thirrje për protestë madhështore: Ka ardhur koha ta shporrim këtë pakicë kriminale nga gjithë Shqipëria”

  1. ana says:

    Sikur e gjithe Puka te zbrese ne Tirone per te protestuar ne respekt te mikut Lulimth, nuk behen dot me shume se 2000 veta.

    1. Komentuesi says:

      Nuk eshte e vertete.Edi Rama nuk i ka shkaktuar asnje dem shqiperise.Eshte shpifje.Rilindja nuk ka asnje strukture kriminale.Shpifje.Te kesh turp qe cileson parlamentin landefillin e republikes.Ata jane deputet te mirenjohur ne parlament dhe plehra jini ju qe dolet nga parlamenti dhe ngelet rrugeve pa snje pushtet,pa asnje vlere. Edi Rama nuk ka banda kriminelesh,ato i kini ju te opozite qe nga koha e Saliut.Kurse per akuzt qe ngre Basha per Ramen,nuk jane aspak te verteta,por vetem per show politike.Keto kumbulla te tharta i hane vetem servilat e Bashes,bythelepirsit e Berishes e te Metes.

  2. Artani says:

    Ëndrra verore.

  3. Askushi says:

    Ky qenka gomar fare. Cna ka pjell belaja me keto cpecje.. ka mundesi te na zhdukesh, qerohu andej nga Hollanda dhe mos u kthe me.

  4. Tirona says:

    Ik merr malet dhe ti, se ke lujt mendsh si META, O lulush se kupton qe Ramen e duan shqiptaret.

  5. jani says:

    Plot e paske lokalin. Kaq sa ke ti une i qeras kafe cdo nate kur shkoj ne klubin e fshatit.

  6. kokepalari says:

    Sa kom qesh me kete thirrje!E gjeta duke bba prova,kur ndigjoj nje ze brenda atij martenitetit te PD qe pjell vetem kriça!”Rama ik”,nje ze nga mbrapa i thoshte ma fort ,ma fort qi te trembet se ta kam than une,qi ai asht frikacak!Perseri zani i sfumue:Rama ik,RAAAAAAAAAAAAAAAAAAAMMMMMMMMMMMMMMMAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA IIIIIIIIIIIIIIIKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKK!Perse e zgjate kaq shum i tha ai qi e mesonte me bertit ma shume!E baj doktor qi ta ndigjoj edhe Iliri ne malin e Korabit i tha Luli!Ashtu pra sot ai duhet te iki se ma do mendja edhe ai e ka ndigjue e asht frikue! Rama ik perseriti Luli,kur i ra zilja e celularit :Ishte Rama duke i thon :Mos bertit kot se kom ik ,jam me pushime! Ne beshke ku ushtoi zeri i stonuar i Lulit ,filloj korri :Nano ik i shoqeruem me do daulle !Thone qe kete radhe ka me b mitin te madh se ka thirr edhe “ujkun e Cerikut”!

  7. Fatmir Lohja says:

    Protesta madheshtore e demokrateve ka slloganin: Basha ik se I nxorre bojen te djathteve.

  8. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen. Vetem Lul Basha mund te bashkoje ballkanin.

  9. am says:

    Ska menyre tjeter partia demokratike qe te vazhdoje te egzistoje perveçse te vazhdoje ti bjere kesaj muzike deri ne 2020. Atje do mundohet te kape cte kape nga votat e ketyre te rroiturve nga malokeria e veriut dhe ndonje xhevahiri nga jugu. PD e bene kurban qe ti shkoje Berishes deri ne varr si medemek stoli. Kur te vdese Berisha do ti bejne edhe nje bust aty ke shqupi si puna e xhaxhit Enver njehere e nje kohe. E keta djelmoshat e rinj te PD do perbetohen tek statuja e Berishes per devotshmeri ndaj flamurit atdheut partise dhe familjes Berisha qe medoemos, sic po tregon tradita e ketyre koheve do te vere Berisha junior dhe Argiten ne politike. Problem e ka sypeshkaqeni se u perzie me keto bicimpunekontrbandash pa dale mire nga veza. Po ska gje se keta te demokratikes e kane si pune nderi nga nje akuze per kontrabande armesh.

  10. KADAL says:

    NA THUAJ DATEN, SE MOS NA BIE QE TE JENA NE DASEM, DHE SMUJTE ME TE NDIMU. PASTAJ AI KA RA SE NA JENA 85% SKA KU ME SHKU PERVEC SE NE PLAZHE. HIK TI TAKO METEN NE MALE SE ENE ATIJ I KANE HIK DHIT,ENE TY TE KAN HIK PAK PO ATIJ ME SHUME,SHKO TI SE RAMA NUK HIKEN. RAMA DONE ME E MUNDE SALEN NE NOT, SE NE BASKETBOLL JA LUJTE ATEN………. ..BAI TE FALA LIKES PYETE KA ME I SHTY ZGJEDHJET SE I BI DITE PUSHIMI.

  11. USA says:

    Me 36 Gusht jemi gati.

  12. Boston says:

    Po ik o debil, se u bere gazi i botes, se po ju vjen cunami, te gjthe e keni vendin ne burgun e Recit. e doni perseri pushtetin per te mbuluar parate tuaja te pista, por nuk mbulohet dielli me shoshe.

  13. Shpiragu says:

    Une Ramen
    do ta rrezoi.
    O ne Maj,o ne dhjetor !

  14. Loni says:

    Jahahaha jaaaa hhaaaa ky jeton ne Mars haaaaa haaaaa ik o debil i sales….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje