Rama tregon si është transformuar Teatri i Operas dhe Barletit: Kështu do të shkëlqejë edhe Teatri Kombëtar

3 Gusht 2019, 16:31Politika TEMA
Rama tregon si është transformuar Teatri i Operas dhe Barletit:

Teksa vijon debati publik lidhur me Teatrin Kombëtar, kryeministri Edi Rama ka sjellë fotografi nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit i cili duket se është në fazat e fundit të restaurimit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama thotë se së shpejti Shqipëria do të ketë edhe Teatër të Ri Kombëtar i cili përveçse do të jetë një gëzim për çdo artist dhe çdo artdashës, do të rrezatojë nga jashtë.

“Së shpejti Shqipëria do të ketë një teatër të ri të Operas dhe Barletit në vend të karakatinës skandaloze, e cila edhe pse ishte ku e ku më e mirë, se sa karakatina e turpshme prej tallashi e Teatrit Kombëtar, nuk krahasohej dot as me teatrot e qytezave të Europës?

Dhe me këtë rast, kush ka sy të shikojë e mendje të mendojë, mund të shohë (edhe pse ende s’ka përfunduar Salla e Madhe e shfaqjeve), pa asnjë mundim, dallimin si nata me ditën, mes pasionit tonë për të bukurën e për dinjitozen dhe lidhjes së pandashme me shëmtinë e me pisllëkun, të atyre që u vriten sytë nga drita e të resë?

Ja kështu, njësoj, do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar, i cili përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore, falë talentit të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjoze “BIG”?

(Kjo vlen edhe për ata që e kanë romuzin 3D në majë të gjuhës kur komentojnë, sepse para se të niste ky kantier, 3D ishte edhe kjo këtu?)”, nënvizon Rama. (TemA)

8 komente në “Rama tregon si është transformuar Teatri i Operas dhe Barletit: Kështu do të shkëlqejë edhe Teatri Kombëtar”

  1. #GOPISTI i NSHRAK-ut says:


    @ShtatNaltsia e Tij Z. E. Rama
    .
    Mezi pres t’a shoh nji shfaqje
    nuk po muj ma me duru
    me plot bojna na kënaqe
    a vet Ti, i ke pikturu?
    .
    Bukur boll ka dal binaja
    tash do laj dhe Amerikën
    me qy s’po t’mungon paraja
    ke ba gja për akustiken?

  2. Taraboshi says:

    Populli thote. Se nuk qorr qe nuk don sy.por keto pseudo artistet tane.qenkan nga ndonje planet tjeter.qe nuk duan sy te shikojne.Nuk duan veshe te degjojne.
    Luli arriti qe PD dhe te gjithe militantet e kesaj partie ti nxjerri jashte sistemit qeveritar.dhe me sa duket po kerkon qe edhe sistemin e artisteve ta nxjerri jashte kultures.te bukures.njerzoresh.etj.etj.
    Si artistet dhe politikanet do tju lutesha qe mos te ecin me mendet e Lulit.Ai lufton krejtesisht vetem per veten e tij.Ai nuk din se cfare eshte shteti.Ku ka punuar ka leme gjurme te keqia si kermidhi.Ai lufton per jeten ne Hollande ku ka edhe familjen.Rama teatrin do ta beje dhe pervec bu
    dallallekut nuk do tju mbetet gje tjeter.Si puna e shejtit me fukarajne.qe ne fund i thote shko laj fytyren e vdis me faqe te bardhe.se nuk ka rruge tjeter.Shumica eshte me te.

  3. BUJARI JU DEGJON says:

    Jo Barletit por Baletit,rregullojeni ju lutem…

  4. rroku says:

    Qe jane bere vepra te bukura eshte e vertete por nje vrejtje reale eshte….
    FIRMAT FITOJNE TENDERAT DHE ZVARITEN PUNIMET DUKE MOS I PERFUNDUAR NE DATEN E CAKTUAR…..
    KJO KA NDODHUR DHE ME TOB…..
    PER KAQ VITE QE PO ZGJAT RESTAURIMI VETEM I TOB ” A I ” NDERTOI GJITH PALLATIN E KULTURES…..
    KERKONI LLOGARI DHE VENDOSNI SANKSIONE TE RREPTA PER KETA QE THYEJNE AFATET…..

  5. T. says:

    Urime zoti Kryeministër!
    Ju me guxim trnsformoni: nga e shëmtuara në të bukurën, nga e vjetra në kohë dhe mendësi në të renë dhe përparimin, dhe ecje nëpërmjet ballafaqimit, prandaj dhe vjen ndryshimi e populli JU ndjek. Me nderim për çka bëni!

  6. Kozmos says:

    Uaaaaaaaa , as ne Afrike nuk i gjen keto vjetersira .
    Turp e faqja e zeze ,per ata qe na kishin qeverisur .
    Opera dhe baleti jane krenaria e shqiperise .

  7. Zefi says:

    Kur thame shyqyr qe erdhi demokracia keto patem parasysh. Ndryshime dhe zhvillime masive ne vend si tranformimi i kesaj ndertese dhe jo fjale te bukura e anarshi.

  8. Pedro i ri says:

    Teatri i Ri dhe Biblioteka e Re ju lutem sa me shpejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje