Pushimet e fundit në ishull: Shtylla e basketbollit i merr jetën 19-vjeçarit, arrestohet kryebashkiaku

5 Gusht 2019, 08:43Lifestyle TEMA

Një 19 vjeçar humbi jetën në ishullin grek të Chios pasi u zu poshtë nga shtylla e koshit të basketbollit. I riu ndërroi jetë pak pas mesnatës së të dielës.

Ai ishte me pushime në ishull. Gjithçka ndodhi në një fushë basketbolli në oborrin e Daskalopetra, ku shtylla u shemb në tokë duke zënë poshtë të riun.

Pavarësisht përpjekjeve titanike të bluzave të bardha 19-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Për ngjarjen policia greke ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Chios, Manolis Vournos.

Ai po mbahet në komisariat dhe do të dërgohet në Prokurori mëngjesin e sotëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje