Nga Alfred Peza
Në Parkun e Liqenit Artificial të kryeqytetit, që nga 1974, është ngritur dhe funksionon, Amfitetari. Në zhargonin popullor, njihet ndryshe si Teatri Veror i Tiranës.
I tillë duket që të jetë edhe ai që po tenton të ngrejë politikisht, pas 30 Qershorit, lidershipi i opozitës sonë të rrugës.
Por ndryshe nga ai i vërteti, në Teatrin Veror të opozitës sonë, po vihet në skenë një shfaqje sa e vjetër, aq edhe bajate e banale.
Për të mbuluar dështimin e vet spektakolar në zgjedhjet e 30 Qershorit, lidershipi i opozitës fillimisht tha se nuk do ti lejojnë Kryetarët e rinj të bashkive që të hynin nëpër zyra.
Pasi kanë hyrë tashmë pothuajse të gjithë, ish- Kryetarët e tyre që i gënjyen, kanë dalë në rrugë. E për të fituar edhe pak kohë, duke iu frikësuar ndonjë zemërimi dhe rebelimi të mundshëm, u thonë se zgjedhjet e vërteta janë ato të 13 tetorit.
PD ndryshe nga LSI, PAA dhe PR, nuk është regjistruar as sot, në afatin e fundit kohor për këtë proces. Por kjo nuk e pengon Lulzim Bashën që të kërcënojë KQZ, që ta zbatojë dekretin e Ilir Metës, të cilin ai vetë nuk po e zbaton.
Në këtë mënyrë ai për 13 tetorin, për aq kohë sa nuk zbatohet as edhe nga PD, por njihet vetëm nga Presidenti dhe LSI, jo që nuk është “dekret kushtetues”, por kjo e bën atë thjeshtë një dekret privat, të familjes Meta-Kryemadhi.
Opozita e rrugës kishte vendosur si kusht të panegociueshëm para 30 Qershorit, slloganin: “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”. Edi Rama as nuk ka ikur e as nuk do ikë. Por, as ata nuk e pranojnë në mos shkrirjen, të paktën dështimin.
Kushti tjetër i opozitës para 30 Qershorit, ishte ai i mosfutjes në zgjedhje, me Edi Ramën Kryeministër. Edi Rama vazhdon e do vazhdojë të jetë Kryeministër. Por kjo nuk e ka penguar gjysmën e opozitës, që të regjistrohet formalisht në KQZ, për zgjedhjet e 13 tetorit.
Lulzim Basha tha se PD nuk do bëjë pushime verore dhe se deri në fund të gushtit do riorganizohet për të rrëzuar Ramën në shtator. Por mediat raportojnë se kryeopozitari ynë ka ikur me pushime verore… në Hollandë.
Kaq mjafton për të kuptuar se çfarë lloj shfaqje është ajo që po vihet në skenën e Teatrit Veror të politikës, nga lidershipi i opozitës së rrugës.
E ndërsa Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po shijojnë pushimet verore “për shtatë palë qejfe”, opozitarët e thjeshtë që i besuan atyre për 30 Qershorin, kanë mbetur në mes të katër rrugëve.
Amfitetari apo amfirreshteri?
Po per kaq duheshin militantet!
Per punen qe bene,rrugen e bene falas,buken falas dhe kendonin falas ne bulevard!
Ku i kane keto kushte ata ne maje malit ku jetojne?
Edhe Roma nuk u ndertua ne nje dite-thote kryeministri Rama,pra duhet degjuar se coc di edhe ai!
Shume drejt e sakte Me keta as nuk duhet te merret njeri se ata nuk perfaqsojne asgje per politiken shqiptare Me kete katershe te shpelare e dale mode hajdute per 30 vjet ne radhe te pare duhet te merren perkrahesit e tyre , qe nese nuk jane ngopur me genjeshtrat e tyre me bisht le te vazhdojne ti mbajne e ti shtien turshi per dimer nese SPAK do ua lere
Bravo
Me teatri veror i ke thene te gjitha. Nje loje e shemtuar vere nga familja e cizmes dhe floririt
Peza shkruan mir dhe i vetmi nga partia socialiste qe shof se i bie ne koke metes. Kam respekt