Klosi: Pasuria e malin e Tomorrit nuk mund të shkatërrohet vetëm për të bërë biznes me guroret

6 Gusht 2019, 18:25Turizëm TEMA
Klosi: Pasuria e malin e Tomorrit nuk mund të shkatërrohet vetëm

Jo vetëm eksperiencë e mirëfilltë punësimi në shërbim të promovimit të turizmit në Shqipëri, por edhe një mundësi e shtuar në shërbim të dijeve në fushën e mjedisi!

Ky është qëllimi i projektit Smile Albania, përmes të cilit janë punësuar 500 të rinj, që paralelisht kanë qenë pjesë e një shkolle verore, në plazhet e jugut, ku janë trajnuar nga profesorë dhe ekspertë mjedisorë për të ndërgjegjësuar pushuesit, shoqërinë të mbrojnë mjedisin dhe pasuritë natyrore për turizëm të zhvilluar dhe jetë të shëndetshme.

“Me përgatitjen e kësaj shkolle vere ia dolëm që të realizojmë një nga qëllimet e projektit Smile që së bashku me promovimin e turizmit, të kultivojmë tek të rinjtë dashurinë për natyrën, mjedisin. 

500 studentët që u përzgjodhën për projektin Smile janë pjesë e trajnimeve të  vazhdueshme për të bërë atë që është qëllimi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit promovimin e turizmit, të zonat tona natyrore në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit”, tha ministri Klosi, gjatë takimit me të rinjtë e Smile Albania, në kampin veror në Drimadhes.

Për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes së pasurive tona natyrore, ministri mori shembull malin e Tomorrit, ku foli me të njëjtat tone për vendimin e gjykatës administrative, që refuzon shpalljen e tij zonë të mbrojtur, por ku me rezerva mbajti edhe një qëndrim për shoqërinë shqiptare.

“Ne duam shumë që mjedisi të jetë i mbrojtur, të jetë i pastër por besoj që akoma shoqeria shqiptare nuk ka kuptuar thelbin, nuk e ka kuptuar që mjedisi është i përbashkët , është një pasuri që duhet ta mbrojë gjithësecili nga ne.

 Ne kemi beteja të vërteta në jetën e përditshme në Shqipëri ku mjedisi vazhdon të konsiderohet një pasuri e askujt, ku ndërtimi i disa guroreve në malin e Tomorit shndërrohet në një debat kombëtar ndërkohë që duhet të jetë një debat fare i injoruar nga shoqëria. 

Nuk mund të bëhet pafundësisht biznes mbi pasuritë kombëtare, nuk mund të shkatërrohet një pasuri kombëtare aq e madhe sic është mali i Tomorrit, mali olimpik shqiptar vetëm për të bërë një biznes gurore”, u shpreh ministri Klosi.

3 komente në “Klosi: Pasuria e malin e Tomorrit nuk mund të shkatërrohet vetëm për të bërë biznes me guroret”

  1. Elona says:

    Keto jane guroret e anti-shqiptarve kriminele Berisha-Meta.
    Kur do I behet gjyqi ketyre kërrmave qe ti shohim ne shtapine e fundit te tyre diku ne nje burg te sigurise larte.
    Jo ne Reç ju lutem !!!!
    Ne burg aty me kriminelet e vrasesit e hajdutet e tjere!!!!!!
    Mbylljani deren e shkrijeni çelesin ne skrap.

  2. Cepan Rama says:

    Shih, shih njoni, deri dje ishte duke pjek geshtenja, u kujtua sot ose nuk e dinte me cfare i ndertonte rruget e qyteteteve dhe shesheve Edvin Rama.lol…albaniston100 karatsh…

  3. Qivaçi says:

    Mir kari u gjet,megjith klluf,po pidhi kush esht ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje