Faqja e njohur: Rilindja e Sazanit, nga një bazë ushtarake e paarritshme, në një ishull turistik

17 Gusht 2019, 19:00Turizëm TEMA
Faqja e njohur: Rilindja e Sazanit, nga një bazë ushtarake e

Nga një bazë ushtarake e paarritshme në një atraksion turistik, ja përse ky ishull i vogël po shndërrohet në një destinacion që nuk duhet humbur, shkruan portali italian që i kushtohet udhëtimeve dhe turizmit, “siviaggia.it”.

Për grekët dhe romakët antikë ishte “Sason”, ndërsa për shqiptarët quhet “Sazan”.

Sazani është një ishull i vogël prej rreth gjashtë kilometrash katrorë, që ndodhet përballë gjirit të Vlorës, në Kanalin e Otrantos. Një shkëmb gjigant që prej dekadash ka qenë një bazë ushtarake e paarritshme, dhe që sot po shndërrohet në një prej atraksioneve turistike kryesore të Shqipërisë.

Në fakt, ishulli është një parajsë e vogël me natyrë të egër dhe të padëmtuar, ku mund të eksplorosh shtigje jo shumë të rehatshëm por jashtëzakonisht tërheqës dhe misterioz, dëshmi e të kaluarës së tij të trazuar ushtarake. Këtu ujërat e kristalta dhe plazhet mbresëlënëse shërbejnë si kundërpeshë ndaj relikteve të Luftës së Ftohtë, një pjesë e të cilave është mbledhur nga arkeologët dhe ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

E kaluara e trazuar e Sazanit shfaqet në çdo cep të këtij shkëmbi gjigant me një kulm prej gati 340 metrash mbi nivelin e detit, mes 3600 bunkereve të shpërndarë në sipërfaqen e tij dhe galerive nëntokësore të gjata disa kilometra, të ndërtuara për ushtarët e Shqipërisë komuniste të Enver Hoxhës.

Gjatë fashizmit, këtu u shfaqën veprat e para të fortifikimit, por edhe rrugë, shtëpi, shkolla dhe teatro. Nga pak, kudo mund të admirohen disa prej godinave të ndërtuara gjatë dominimit italian dhe më pas ato të periudhës së Luftës së Ftohtë, ndonëse një pjesë e mirë e strukturav u shkatërruan gjatë manovrave të fundit të përbashkëta mes forcave ushtarake të NATO-s dhe atyre shqiptare. Mes këtyre u shkatërrua edhe vila që Musolini ngriti në ishull në vitin 1930.

Sazani ndodhet gjysmë ore larg me traget nga Vlora, porti që pret turistët ndodhet në pjesën lindore. Nga këtu, mund të shkohet në këmbë në bregun perëndimor, ku ndodhet Gryka e Xhehenemit dhe Gjiri i Djallit, që përbëjnë një peizazh spektakolar.

Duke vazhduar në drejtim të jugut, do të shihni një prej vendeve më të jashtëzakonshme të ishullit, të mrekullueshmin Plazhi i Admiralit, mes shkëmbinjve që lagen nga ujëra transparenca e të cilëve është një dëshmi e qartë e izolimit që ka mbrojtur Sazanin, duke i mundësuar që të mos ndotet.

Nga viti 2010, ishulli bën pjesë, bashkë me gadishullin e Karaburunit, në Parkun Kombëtar Karaburun-Sazan, që mund të arrihet nëpërmjet një prej shumë anijeve që nisen nga porti i Vlorës. Këtu mund të admirohet Shpella e Mrekullueshme e Haxhi Aliut, e konsideruar si më e madhja dhe e thella në gjithë Shqipërinë. Një spektakël unik dhe emocionues si pakë në botë.

6 komente në “Faqja e njohur: Rilindja e Sazanit, nga një bazë ushtarake e paarritshme, në një ishull turistik”

  1. h says:

    Kontrolloni nëpër hipoteka se mos e ka në pronësi ndonjë
    tropojan ne vendi të gjykatës së Pukës.

  2. Sahere te laheni apo shkoni me pushime ne Sazan beni dua per Emverin edhe komunistet shqiptare.Fale tyre Sazaniu be pjesee Shqiperise.Sa per kujtesedmth.

    1. bureto says:

      Po pse harrove Selam Musain e 1920, or mik. Po fjalët e Ismail Qemalit, vënë më gojën e rapsodit popullor, “Sazan e Karaburunë janë vatanet e mi”, për Enverin flasin? Po me që jemi tek ‘profeti’ yt, po ai nga na e mbrojti Sazanin? Mos thuaj nga “Bashkimi i Math Sovjetik”, se do të të hidhen në fyt komunistët, sepse ai nuk ishte imperialist. Pa le që, po the këtë, s’të beson njeri.

  3. Viron Xhavara says:

    Shtypi Italian shpesh kohet e fundit po ben shume reklame fallco, gjoja te cilat i sherbejne shqiptareve.Por ne fakt eshte e kunderta,duke bere kete loje,ata e bejne qe, shqiptaret te kuptojne ,se Shqiperia eshte ne rregull,dhe duke i hutuar me te tilla shkrime ,te qendrojne ketu ku jane, dmth, ne rastin e ishullit te Sazanit,thone qe eshte, nje ishulli mrekullueshem.Ne fakt nga natyra ishulli i Sazanit eshte vertet shume i bukur,por ai qe te jete ne regull dhe te frenkuetohet nga turiste mua me duket,qe italianet e bejne kete propagande, qe ky ishull te ngelet aty ku eshte, d m th ,pa banjo, pa uje,pa ,drita, pa asnje lloje investimi.Dhe kete italianet e kane realizuar me ane te zotit Rama,ku ky i fundit u ka hequr shqiptareve shansin me te arte qe u ka ardhur ndonjehere .Zoti Rama nuk jua dha ishullin e Sazanit, bisnesmeneve Amerikane te kazinove te Las Vegasit,ku keta te fundit, do te ndertonin kazinote me te bukura ne Mesdhe,dhe ishulli se bashku me Karaburunin sot, do te ishin vendet turistike me te bukura ne Evrope,pasi dime qe makineria Amerikane do ta perfundonte shume shpejt investimin. Ne qofte se ky ishull do tu jepej per investim Amerikaneve, sot qe po flasim, aty do te ishin te ankoruar me jahtet e tyre gjigante, miliarderet me te medhenj te botes,dhe te gjithe shqiparet sot do te ishin ne rregull si gjithe popujt e tjere te Europes,si me pune ,te sigurte ,si dhe me dinjitet(nje ish oficer i vjeter i ishullit paraqiti ne ekranet e tv shqiptare projektin e amerikeneve, ku dukej nje investim gjigand me kazinote me te bukura ne Mesdhe, dhe ai e mbyll intervisten duke qare ,per ate se, cfare kishin humbur shqiptaret).Pra me shkrimin une kuptoje qe ,shtypi italian e ben kete loje qe, shqiptaret te qendrojne akoma te hutuar, mos te kuptojne qe gjenden ne nje kurth ,qe prej rreth 30 vjetesh,dhe une kuptoje qe, me keto shkrime ata suportojne zotin Rama qe ti mbaje shqiptaret te varfer, pasi duke i mbajtur te varfer,mund ti sundosh per nje kohe te gjate.Nje aresye tjeter e forte qe italianet kerkojne qe Rama ti sundoje gjate duke mos bere shtet, eshte dhe mbajta peng e procesit te Masakres se Otrantos,ku me 28 mars 1997 ne kanalin e Otrantos u masakruan 120 shqiptare ne ujerat shqiptare,dhe ku shumica ishin shume femije te vegjel dhe shume gra(mua ne kete masaker me masakruan gruan dhe tre femije te vegjel).Te afermit e viktimave po kerkojne qe te depozitojne ceshtjen ne gjykatat nderkombetare,pasi masakra ka ndodhur ne ujerat shqiptare,dhe sepse ky krim, eshte nje krim i paster kunder njerezimit,por autoritetet italiane te ndihmuar nga ato shqiptare, mbajne peng me foce te gjithe dokumentacionin e fallsifikuar te procesit,duke jua bere te veshtire shqiptareve ,fillimin e procesit ne gjykatat qe thame me siper(per sqarim, autoritetet italiane se bashku me ato shqiptare ,kane bere jo vetem fallsifikimin e procesit ,por kane grabitur edhe demshperblimin e te afermeve te viktimave).Pra perfundimisht zoterinj italian,ishulli i Sazanit nuk eshte nje ishull turistik, por eshte nje ishull qe mbahet peng, qe te qendroje ashtu si thame me siper, pa investim ,dhe do te ishte turistik,ne qofte se do tu jepej per investim, bisnesmeneve amerikane ,dhe ne qofte se do te ishte dhene,sot Shqiperia do te ndriconte si gjithe vendet e tjera te europes,do te ishte ndertuar e gjitha ,pasi eshte shume e vogel,ku dhe shqiptaret sot, do te ishin te barabarte me gjithe popujt e tjere te Europes, ne pune, te sigurte, dhe me dinjitet.

  4. Titi says:

    Shyqyr qe kemi Rilindjen dhe efendi Edvinin qe e Ripollen Sazanin .Sa mire qe kemi Edvin Taip Erdoganin.

  5. gerald says:

    sazanin do ta marrin! dhe ndoshta e japin me koncesion vitin qe vjen! nuk do ngelet me as baze dhe nuk do kemi me mundesi ta shohim se ai qe do e marre do e mbylle si duhet! Politikanet shqiptare po e shesin shqiperine perdite! Pyesni Samir Manen dhe Sandrin bashke me lenc gjikurine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje