Ilir Meta, mund të kërkojë “nënshtetësi” kosovare?

17 Gusht 2019, 20:00Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, është në vazhdën e një seriali të gjatë pushimesh jashtë “shtetit”, (pas Sarajevës) në malet, fushat, lumenjtë, dhe teqetë e Kosovës. Duke treguar “aftësitë” e tij, herë si alpinist, herë si notar, herë si dashamirës i maleve dhe luginave, dhe herë si nderues i madh i baballarëve të Teqeve, kreu i shtetit ka shijuar gjatë vizitat në Kosovë, duke treguar se i ka shumë për “zemër” trojet e tjera të shtetit amë. Por gojët e liga flasin se “Meta ka të ngjarë të kërkojë një ditë nënshtetësi kosovare”, gjë e cila lidhet me patriotizmin dhe atdhedashurinë e tij të pakufijshme.

E ndërsa Shqipëria “digjet” nga kriza e stërgjatur politike, e ndërsa vendi po kalon një situatë të pazakontë pikërisht pak javë nga sihariqi që do të marrë nga BE në tetor, për hapjen e negociatave, e ndërsa reagimet e ndëkombëtarëve bëhen çdo ditë edhe më premtuese për vendin që ka hyrë në rrugën e reformave, kreu i shtetit rri maleve dhe teqeve, merr pjesë në ç’varrime dhe pritje të tjera në Prevallë, Rahovec, etj. Sinqerisht nuk e kishim njohur këtë dobësi të kreut të shtetit Meta, si për tifozët e Selltikut, apo ujëvarat, lumenjtë, malet, kanionet, fushat e gjëra me lule, dhe teqetë e Kosovës, pasi të tilla “dobësi” nuk i ka shfaqur ndonjëherë kaq shumë as për Baba Tomorrin, apo Korabin dhe Dajtin.

Duke u marrë edhe maleve të Kosovës me 13 tetorin, dhe duke dhënë edhe deklarata politike se “atë datë nuk e luan as topi për zgjedhjet lokale”, duket se kreu i shtetit kërkon të marrë rolin e “komitit”, Mic Sokolit, apo Çerçiz Topullit. Dhe në fakt Ilir Meta, ka disa muaj që nuk sillet më si “kreu i shtetit, si “njeriu mbi palët politike”, si “babai i kombit” por thjesht bën opozitaristin e egër, kundërshtarin e ashpër të qeverisë, kthen mbrapsht çdo ligj të miratuar nga Parlamenti si psh atë për “florinin”, teatrin, dhe shumë ligje të tjera apo ndryshime ligjore, që ndikojnë pozitivisht në jetën politike dhe social-ekonomike të vendit.

Dalja dhe qëndrimi i gjatë i kreut të shtetit fushave, maleve, lumenjve, marrja me alpinizëm, not, rite dhe vlerësime të figurave fetare, por ama duke mos harruar edhe ndonjë deklaratë politike (madje nxitoi të deklaroi fill pas dorëheqjes së Valdrinit se është i vendosur për 13 tetorin) tregon se Meta nuk ka përqëndrim tek detyra kushtetuese, sa e ka tek llogorja e tij e re, e opozitaristit. Duket sikur Meta dhe Basha janë në “duelin e

heshtur” mes tyre, pasi njëri thotë “pa mua nuk fitoni pushtetin me Ramën kryeministër” dhe tjetri aludon “burg për çdo politikan të korruptuar kur të vijmë në pushtet ”. Nuk dihet përse aleanca Meta-Basha u prisht, por një gjë është e sigurtë, ata kurrë nuk e kanë dashur, dhe nuk e duan njëri-tjetrin.

Gjithsesi vajtjet e shpeshta të Metës në Kosovë, statuset e tij në fb se “po shijoj natyrën e mrekullueshme malore të trojeve shqiptare”, takimet e tij me Ramushin, Thaçin, dhe figura të tjera politike në Prishtinë, ngjajnë më shumë me dashurinë e tij për “pasaportën kosovare” se për bukuritë natyrore. Duke qenë njeri i “surprizave” nuk përjashtohet ndoshta një dëshirë e tij e fshehur, për tu bërë një ditë president edhe në Kosovë ? Por deri atëhere, ndoshta Metës do ti ketë ikur zelli për sportet e vështira malore.

13 komente në “Ilir Meta, mund të kërkojë “nënshtetësi” kosovare?”

  1. mos Turo, humbje e madhe fort per kete vend

    1. Hjadar Mitrovica says:

      Hiq mos e rruni, sa te jete Rama, kurrgja nuk i hyn ne kambe Presidentit ma tmire qe ka pas Shqypnia.

    2. Grigor says:

      Ore, po Kryemadhi ku eshte?
      Pse nuk flet më? Megjithese ky bedeli i tyre, Tit Vasali eshte shume komik. Po te ishte Migjeni gjalle, do thoshte:
      “Shoqate krejt e ndyre asht or vlla kjo LSI-ja.
      Shoqate me t’ardhe per t’vjelle, e me t’kape merzia.”

      Ilir Meta ta harroje Mic Sokolin, Selam Musain, apo Çerçiz Topullin, sepse edhe shqipetari me idiot, ne enderrat e tij me te perçudnuara, nuk do ta krahasonte kete kokelopen me heronjte tane te luftes per çlirim kombetar.

  2. Genti says:

    Meqenese Kosova muk eshte ne interpol Likes mund ti kete ardhur ne koke ideja e cmendur te kerkoje shtetrsine e Kosoves per te mos u ekstraduar per krimet qe ka bere ne Shqiperi.Po si i frikesuar qe eshte nuk e ka menduar se nje marrje e pasaportes se Kosoves bie ndesh me pallavrat qe mundohet te shese se Kosova eshte toke shqiptare.Atehere pse nuk u jep kosovareve pasaport shqiptare ky hajdut por kerkon te marre vete nenshtetesi kosovare???Likja eshte nje lepur i trembur qe ka marre malet.

    1. Bureto says:

      Është një aludim i gazetarit. Më shumë tallet, me mesazhet që dërgon ditëziu president nga bjeshkët e Kosovës, sesa e ka seriozisht. Së pari kush do ia japë atij shtetësinë kosovare, Thaçi? Po Meta, për inat të Ramës dhe në sinkron me Berishën (si gjithmonë këto 15 vjet, nga 2004) nuk la gjë pa thënë për atë (sigurisht duke e vënë veten në rolin e kryepatriotit). Atëhere si i bëhet? Ajo që pritet, si fillim do vijë mendimi i Komisionit të Veniecies, pastaj shkarkimi me turp i cjapit të Çepanit, (minimalisht me 100 vota nga parlamenti), dhe pastaj me të ka punë SPAK-u. Ne (populli) s’kemi më punë me të. Edhe kaq shumë e kemi duruar, por s’kemi ç’bëjmë. Kjo është politika dhe kurthet e saj. Të ofron dhe ndonjë cjap për president. Po dale! A mos vallë, duke e njohur pangopësinë e cjapit, të këtij pra të cjapit president, e gjitha kjo ka qenë në vetvete një kurth i “ujqërve” të politikës, brenda dhe jashë vendit, për vetë cjapin? Unë më shumë besoj tek kjo e dyta.

  3. Aliu says:

    Dashka te ndjek rrugen e Babales. Pas Kosoves i takon te takohet me Bablen dhe Grueskin ne Hungari.
    Amen!

    1. komentuesi says:

      Jane ditet e fundit pasi e pret Reci.

  4. demokrati says:

    Ai kete radhe shpeton vetem nga ka dale!Ndryshe ne burgun e sigurise se larte ai e di qe nuk lejohen te vishen kepuce ndaj po pergatitet te rri zbathur!Ka gjasa qe ne Reç ti bejne edhe nje teqe ku te kene mundei te kryejne ritualet e besimit!Moni thone qe ka bere divorcin duke menduar qe ne emer te familjes te sakrifikohet vetem ai!Ndaj dhe e kane paisur me qen pasi ne ate burg lejohen qente se per ta eshte bere!Ndaj rrini te qete se s’ka nga vete pasi ne nderhyrrjen kirurgjikale qe i eshte bere para do kohesh i kane vene çip ne trup e ai nuk di gje e vazhdon e vjell,ku te gjitha bisedat e vendodhja regjistrohet!Udhe e mbarre o kok palare!

  5. pak arësye says:

    Do kerkoj azil politik si Babalja ne Kosove, pastaj do shkoje tek miku tij ne Hungari, por nje çizme e ka lene ne Tirane.

  6. mona says:

    Ka te ngjare qe Meta te krijoje nje parti politike atje duke qene se zonja LSI tashme eshte dhi (dhjere).

  7. Partizani i Sheqeres says:

    Vellai i Babales pse mos ta kerkoje , ky mut futi edhe Ramush trapin kundra Edi Rames , idioter

  8. Altini says:

    Po kur ben sikur i rref per te pushkatuarit e Mirdites??????? C’far ofendimi per ata te shkrete!!!!! Po me e çuditshmja qe njekohesisht i vje keq ene per Bardhok Biben???? Ta dine ata te shkrete qe nje dite nje President i majte do ti perdorte per fushaten e ardhshme do çoheshin nga varet dhe do ta “ftonin” ti bashkohej. Vertet mendon se ka akoma debila ta besojne?

  9. edi says:

    Ish k/ministri mund ta beje por Bota jeton me Intrpolin dhe kudo te shkosh ,nuk do te jetosh i qete Nese shkon ne Rusi ,do jete ndryshe sepse do behet shok me Putinin dhe sebashku do te shkojne ne Siberi or vende qe i ka qejf se fundi presidenti ,komunist ,Dhe e siguroj se Mona do ta degdise dhe falli i saj do ta denoje per jete Oh po ato trashaluqet qe mesojne ne Angli ne Universitete falas ,Pse falas ,sepse keshtu i ka Bota jo me shume Para si ne Ballkan .HEY se fundi po Parate dhe Florinjte ku or si do i marre Ceshtje shume e Komplikuar .Sidoqofte i dashur president Ti e bere taten me ate Popull. I ROPE i MASHTROVE , i DENIGROVE ,dhe i volle deri ne reenje ,sepse ato nuk dinin te mblidhnin Florinjte qe la Enveri ,Por ama se fundi bere gjithcka qe te vritnin Shqipetaret njeri-tjetrin , or ndry=shove Election bere te gjitha si i zgjuar qe je ,por tani ,Cja fut me per ato budallenj qe votonin me thaset e Miellit qe ti dhe Berisha gjate Votimeve Se fundi ske faj i dashur MBLIDH TERE ATO QE KE GRUMBULLUAR ME (DJERSE) GJATE KARIERES TENDE FITIMTARE DHE SHIKO PUNEN TENDE Shijoje jeten kapedan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje