Taskforca e Qarkut Durrës, Klosi: 30 mijë m2 plazhe publike në dispozicion të banorëve dhe pushuesve

17 Gusht 2019, 18:03Sociale TEMA

Qarku i Durrësit përfaqëson sot një hapësirë të vërtetë publike për të gjithë ata që duan ta shfrytëzojnë. Kështu deklaroi sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi nga Durrësi, ku u mbajt mbledhja e radhës së Taskforcës për këtë qark.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave sot janë 30 mijë m2 plazhe publike të lira në të gjithë qarkun, që vihen në dispozicion të banorëve dhe pushuesve.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Valbona Sako tha se aksioni për lirimin e hapësirave publike rezultoi me impakt pozitiv edhe ekonomik për shkak të të ardhurave që janë 10 milionë më shumë sesa viti i kaluar. “Nëse vjet janë mbledhur 40 milionë lekë, këtë vit parashikohen 50 milionë lekë të reja”, – tha Sako, duke siguruar se aksioni do të vazhdojë në të gjithë vijën bregdetare. Deri tani janë liruar hapësira në plazhin e madh, sektorin Rinia, Currila dhe Shkëmbin e Kavajës.

Duke iu referuar punës së taskforcës, ai vlerësoi se sezoni në qarkun e Durrësit deri tani është miradministruar në përputhje me kërkesat që dalin nga vkm e stacioneve të plazheve. Kemi një sezon më të pastër, më të sigurtë në rërë dhe në ujë dhe më të qetë për sa i përket ndotjes akustike, kjo falë masave të institucioneve lokale dhe qendrore.

Ministri Klosi tha se numri i pasaportave të huaja që kanë hyrë deri më sot për muajin gusht është rritur me 10% krahasuar me gushtin e një viti më parë, duke shënuar 850 mijë pasaporta të huaja deri më 17 gusht. Ky numër i shtuar është një përgjegjësi më shumë për të ruajtur me fanatizëm standardet e arritura, cilësinë e shërbimit karshi qytetarëve dhe pushuesve të huaj.

Duke iu referuar qarkut të Durrësit si një qark kampion në agroturizëm, ministri Klosi kërkoi një bashkërendim të ofertës midis fermave dhe një kalendar të pasur të festave lokale. Plotësimi i një oferte turistike në nivel qarku, zhvillimi i turizmit blu dhe i ekonomisë së detit në një qark që i ka të gjitha mundësitë për të pritur veliera e jahte me turistë të huaj janë strategjitë e reja që duhet të përmbushen nga taskforca për vitin 2020.

 

3 komente në “Taskforca e Qarkut Durrës, Klosi: 30 mijë m2 plazhe publike në dispozicion të banorëve dhe pushuesve”

  1. operacioni zjarri says:

    Po private sa jane more xhan? Po beni para me punen e zotit.

  2. Album says:

    Po per Gjirin e Lalëzit, nga ana e Shën Pjetrit, çdo bëni? Rruget skandaloze, mbeturina, pluhur, plehra dhe erë e keqe ! Ky eshte plazhi qe i ofroni mijerave shqiptareve e te huajve ne dite ? Po komuna ku i çon parate e mbledhura nga bizneset ? Tek Insifabeach, duhet me t’i kerkosh kuponin tatimor kamarierit, se nuk e ka refleks !

  3. Titi says:

    Jane plazhet e Vangjushit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje