VIDEO tronditëse: 24 vjeçarja rreh brutalisht 10-vjeçarin dhe e mbyll në kafaz me qentë

17 Gusht 2019, 12:00Lifestyle TEMA

Në Lagos të Nigerisë është arrestuar një grua e cila është filmuar duke rrahur brutalisht një djalë 10-vjeçar, të cilin më pas e mbylli në një kafaz me qentë, raporton CNN.

Ajo është arrestuar pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ka njoftuar policia nigeriane.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se kishin analizuar në detaje pamjet, dhe fal tyre kanë gjetur 24-vjeçaren e cila u prangos.

“Në video shihet qartë se si rrah brutalisht djaloshin 10-vjeçar, që më pas e mbyll në një kafaz brenda të cilit ishte qentë. Ajo ka pranuar se është personi që shfaqet në video dhe djaloshin të cilin e rreh e ka të afërm, që kishte shkuar për të jetuar me të pasi kishte humbur të dy prindërit”, ka njoftuar zëdhënësja e policisë nigeriane Bala Elkan.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje