FOTOT: Dalin pamjet e princit Andrew brenda vilës 63 milionë £ të shthurjes së miliarderit amerikan nëntë vjet më parë

18 Gusht 2019, 10:59Lifestyle TEMA
FOTOT: Dalin pamjet e princit Andrew brenda vilës 63 milionë £

Duke qëndruar pranë derës së fortë prej lisit 15 metra të gjatë, Princi Andrew i tund kokën dhe përshëndet me dorë një zeshkane bukuroshe ndërsa ajo largohet nga rezidenca 63 milionëshe në Manhattan.

Ai shfaqet plotësisht i qetë, por më pas, për një çast, shikon rreth derës sikur të kontrollonte se askush nuk e kishte dëshmuar takimin e shkurtër.

Por këto foto ekskluzive vijnë nga një video e paparë më parë e Dukës së Jorkut duke qëndruar në shtëpinë e pedofilit të dënuar Jeffrey Epstein. Kjo dhe disa nga imazhet e tjera të kapura në kamera janë pamje shqetësuese.

Pamjet e Dukës së Jorkut – asokohe Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Tregtinë Ndërkombëtare – u morën më pak se një orë pasi Epstein, i cili ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me një fëmijë në vitin 2008, la shtëpinë në shoqërinë e një bjondeje të re që dridhej.

Videoja është xhiruar më 6 dhjetor 2010, gjatë një vizite të Princit në rezidencën nëntëkatëshe prej 2,000 metra katrorë të Epstein-it, e quajtur “Shtëpia e Tmerreve” nga shumë prej viktimave të tij të reja.

Në atë kohë, Epstein-i – i cili vrau veten fundjavën e kaluar – ishte në një regjistër të shkelësve të ligjit për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me fëmijë, megjithatë një vëzhgues i tha The Mail të dielën se disa nga gratë që hynin dhe dilnin në shtëpi ndërsa Andrew ishte brenda saj ‘dukeshin vërtet shumë të reja’.

Duka ka mohuar me ngulm pretendimet nga ‘skllavja seksuale’ e supozuar e Epstein-it, Virginia Roberts, se ajo kishte bërë seks me Princin në tre raste, e para kur ishte 17 vjeç dhe një herë në rezidencën tashmë famëkeqe 40 dhomëshe të milionerit amerikan në Rrugën Lindore 9, 71 në Manhattan, skenën e këtyre fotove.

Pretendimet e saj, të paraqitura në një gjykatë në vitin 2014, u hodhën më vonë poshtë nga një gjykatës i cili urdhëroi që ato të fshiheshin nga procesverbali si ‘të parëndësishme’.

Që nga vetëvrasja e Epstein-it fundjavën e kaluar kur ai u përball me akuza të mëtejshme për trafik seksual të fëmijëve, Buckingham Palace ka mohuar se Princi ka vepruar në mënyrë të gabuar.

‘Çdo sugjerim se ka pasur sjellje të papërshtatshme me të mitur është kategorikisht i pavërtetë. Mohohet kategorikisht se Duka i Jorkut ka pasur ndonjë formë kontakti ose marrëdhënieje seksuale me Virginia Roberts,’ thuhet në deklaratë.

Daily Mail: Përshtati në shqip me shkurtime për TemA: Kebriona Veliaj

2 komente në “FOTOT: Dalin pamjet e princit Andrew brenda vilës 63 milionë £ të shthurjes së miliarderit amerikan nëntë vjet më parë”

  1. Korcari 1 says:

    Eshte e pamundur qe ELITA Boterore qe ka edhe gurin edhe aren te denoje njerezit e tyre pedofile.Mund te vrase se paku edhe femren qe bashkepunoi me Epstein dhe denoncuesen dhe mbaron filmi,nuk ka me deshmitare.Elita kontrollon boten dhe qesh me njerezit e zakonshem qe mundohen te vene drejtesi.As emrat e tyre ne listen e Epstein nuk duken se jane mbuluar me te zeze.
    Vetem nje system vigilantesh qe te zhdukin cdo njeri qe akuzohet per pedofili mund te vere drejtesine.

  2. Atdheu says:

    Cperkthim eshte ky mo. ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje