Princi Harry akuzohet për dyfytyrësi: Jo bebet, por aeroplanët e tu personalë e ndotin ambientin!

20 Gusht 2019, 14:29Lifestyle TEMA

Pëfshirja e tij për problemet mjedisore po konsiderohet vetëm si “zhurmë mediale e një mbretërori”, duke qenë se edhe ai duhet të merret me diçka sa për të mbushur titujt e gazetave.

Princi Harry i pallatit mbretëror britanik po akuzohet si një “dyfytyrësh” i cili jo vetëm që vjel taksat e qytetarëve, por edhe nuk e ka fare problem të jetë vet shkaktar i ndotjes së mjedisit duke përdorur aeroplan privat për pushimet e tij disa herë brenda vitit.

Kur deklaroi  se nuk dëshiron fëmijët të tjerë pasi krijesat e vogla “shkaktojnë probleme mjedisore”, Harry nuk e ka llogaritur dëmin që i shkakton natyrës fluturimi i tij privat, thotë e përditshmja britanike “The Telegraph”.

Teksa ka mbaruar pushimet në Ibiza me nusen e tij Meghan dhe të birin Archie, Harry tani ka marrë rrugën ajrore ndrejt Nice-s në Francë, sërish me fluturim personal.

Kujtojmë se industria e aviacionit është një nga ndotësit kryesorë në botë dhe është përgjegjës për më shumë se 2% të emetimeve globale të gazrave serë. Kjo industri konsiderohet si shkaktarja kryesore e prishjes së shtresës së ozonit.

2 komente në “Princi Harry akuzohet për dyfytyrësi: Jo bebet, por aeroplanët e tu personalë e ndotin ambientin!”

  1. american16al says:

    Llogjik adoleshenti dhe naive, nuk do femije se demton ambjentin???!!!!!! Idiotesi …

  2. boston says:

    Halla halla lerini princin te bej pushimet rehat ,nje jete kemi si kur ca po ben ai ,pushime, kot nuk e ka titullin princ.Bota eshte mbushur me princa ,pse u ra ne sy ky.Pushime te mbara Harry with Archie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje