27-vjeçarja kafshohet dy herë nga peshkaqeni, por shpëton mrekullisht

21 Gusht 2019, 21:36Lifestyle TEMA

Një vajzë 27-vjeçare ka shpëtuar mrekullisht pas sulmit nga një peshkaqen në Hawaii të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave amerikane, 27-vjeçarja u kafshua dy herë nga peshkaqeni teksa ishte duke notuar.

Ajo pësoi dëmtime në shpinë dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Më pas u raportua se gjendja e saj shëndetësore u stabilizua dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një dëshmitar okular që pa skenën e tmerrshme, u shpreh:

Ajo ishte rreth 10 metra larg bregut, gjaku ishte gjithandej. Më pas erdhi një dallgë që e nxorri në breg”.

Rojet e plazhit e ndihmuan 27-vjeçaren dhe e nxorrën nga uji, deri sa aty mbërritën mjekët për t’i dhënë ndihmën e parë.

Nisur nga ky incident, autoritetet lokale paralajmëruan të gjithë pushuesit në atë zonë që të tregonin kujdes nga prania e peshkaqenëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje