FOTOT: Brenda vilës 269-vjeçare të stilistit italian, del në shitje për 13 mln dollarë

22 Gusht 2019, 17:49Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda vilës 269-vjeçare të stilistit italian, del

Duke qenë rezidenca e stilistit të famshëm Valentino, nuk i mungon shija, klasi dhe luksi. Por pas 33 vitesh, “Villa la Vagnola”, e cila ndodhet në Toskanë, ka dalë në shitje.

Stilisti italian kërkon për të plot 13 milionë dollarë. Duket një shifër e madhe për një ndërtesë 269-vjeçare, por nëse sheh detajet, atëherë raporti çmim-cilësi ekuilibrohet.

Vila është e vendosur pranë fshatit Cetona, pjesë e provincës së Sienës. E gjithë prona shtrihet në një sipërfaqe prej gati 11 mijë metrash katrorë, me 15 dhoma, kuptohet të dekoruara nga dizajneri i famshëm italian Renzo Mongiardino.

Përveç pishinës dhe lulishtes përrallore, në pronë përfshihet një pistë vrapimi, palestra dhe sauna, një amfiteatër me 200 vende dhe një varr etrusk i shekullit VII.

E ndërtuar në vitin 1750, vila ndodhet shumë pranë qendrës së fshatit, por njëkohësisht është e fshehur nga pemë të mëdha dhe ofron kësisoj privatësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje