Doda dhe Gjoni, si i vranë në kufi dhe jua shëtitën kufomat në gjithë Shkodrën

23 Gusht 2019, 17:33Dossier TEMA

Nga Admirina Peçi

24 gushti i vitit 1989 ka shënuar një ngjarje makabre, që ka tronditur  atë kohë, gjithë Shkodrën me rrethina. Dy te rinj nga fshati Hoten i Barbullushit, kushërinj të një fisi, Gjon Mark Kumbullaku, 25 vjeç, dhe Dode Fran Gjerkaj, 22 vjeç, në tentativë për të kaluar kufirin shqiptar të rrethuar me tela me gjëmba në zonën  Sukaj, Dajç, ishin pikasur nga ushtarët dhe ishin vrarë me automatikë. Kufomat i kishin lidhur me tela me gjemba në spondet e një kamioni dhe ishin përçudnuar në një shëtitje makambre në gjtihë Shkodrën dhe fshtarat përreth. Madje, drejtuesit e regjimit kishin urdhëruar që shëtitjen e kobshme ta vijonin edhe në ftyre në Barbullush, përpara shtëpive të dy të rinjve…

I ati i Dodës, Fran Gjerkaj dhe vëllai i Gjonit, Marash Kumbullaku kanë rrëfyer, në emisionin “Dosja k”, ngjarjen që shkatërroi gjithçka në jetën e tyre.

“Dy djemtë tanë ikën dhe u zhdukën. Vetëm kur s’u ngrysën në shtëpi, kurse të nesërmen nga ora 10 e gjysmë apo 11, i kishin vrarë në kufi dhe i kishin lidhur me tela me gjemba. I kishin shëtitur nëpër fshatra, nëpër qytet. I kishin sjellë edhe në Barbullush. Kishin menduar t’i sillnin edhe në Hot, në shtëpitë e tyre… në lagje, ku kishin jetuar e ku kishin familjen”, tregon Fran Gjerkaj me zërin që i dridhet.

“Asgjë nuk dinin, veçse si të rinj kanë menduar të kërkonin një jetë më të mirë. U zhdukën. Asnjë shenjë nuk na kanë dhënë gjatë kohës. Asgjë nuk kemi kuptuar se do të iknin. Nuk kanë qenë njerëz që bënin ndonjë figurë si të pakënaqur, as në shoqëri. Madje, siç thoshin disa gra të fshatit, nuk i kishin njohur mirë as si fytyra, e jo më për këtë gjë. Mirëpo është fati i njeriut që të përfundojë ashtu”.

Atë ditë Frani, kujton se kishte qenë më të vëllanë në Shkodër për të shitur sherebelën e mbledhur.

“Kur erdhëm në Beltojë, e ndaloi vëllai zetorin sepse donte të ulej e të pushonte se ndihej i këputur. Edhe unë ndihesha i lodhur. Në atë kohë po vinin ata me makina e me trupat e lidhur. Dolëm në anë të rrugës, shtruam një batanije dhe kemi qëndruar aty rreth gjysmë ore, sikur të kishim pirë ilaç për gjumë. Kur u çuam dhe arritëm në Krye -Bushat, na pyet një zetorist nga Bushati, nëse e dinim se kush ishin ata nga Hoti që i kishin vrarë në kufi. Vëllai im Gjoni, mendoi se ata ishin nga malësia. Por ai zetoristi na tha se bëhej fjalë për dy djem të rinj që i kishin vrarë dhe i kishin shëtitur me makinë dhe se ata nuk ishin nga malësia por nga fshati Hot, në brinjë të malit. I thashë vëllait se njëri do të ishte Doda. Vëllai më pyeti se çfarë dija unë. I thashë që nëse ata djem janë prej Hotit, Doda nuk kishte ngrysur në darkë në shtëpi, nuk kishte fjetur në shtëpi. Dhe i thashë që ai duhej të ishte. Kur arritëm në Barbullush, Hysni Isufi mori të shkruante dëftesat e sherebelës që dorëzuam në Shkodër. Nuk na shikonte në sy, veçse i dridhej dora prej sikletit që kishte parë të vdekurit e lidhur. Aty kuptuam se çfarë kishte ndodhur. Atëherë unë nxorra një karrige. Kush donte të vinte e të shihte nuk e lejonin, duke i thënë se ne ishim kriminelë. Donin të vinin miqtë e shokët, por i ndalonin e i kthenin mbrapsht. Unë rrija aty..”

Pak metra larg shtëpisë së Franit, familja e kushërinjve, vajtonte po ashtu vdekjen e Gjonit. Marash Kumbullaku e kujton me dhimbje ditën fatale kur mori vesh lajmin e vrasjes së të vëllait.

“Ata, në atë kohë, kanë qenë në aksion, Doda me Gjonin. Kanë shkuar në aksion 1 muaj. Kanë qëndruar rreth 15-20 ditë, pa mbaruar aksioni kanë ikur prej andej. Siç duket e kishin bërë planin bashkë ata të dy, për t’u arratisur. Kanë ardhur dhe kanë ndenjur një natë në shtëpi. Kanë bërë planet bashkë dhe janë çuar të nesërmen. Kanë dalë të dy bashkë me nga një copë bukë në dorë, në rrugë të madhe. Kanë ecur e kanë ecur dhe pastaj kanë blerë një pako me llokume….”

“I ka zënë nata atje. Kanë pritur të dalë drita që të hidheshin në ujë. Kur ka nisur të zbardhë dita, i kanë diktuar dhhe i kanë qëlluar direkt. Kanë vrarë një herë njërin dhe tjetrin e kanë plagosur. Ai tjetri u ka kërkuar që ta vrisnin edhe atë. Ata i kanë qëlluar edhe atij. Pastaj i kanë lidhur me tela me gjemba dhe i kanë vënë mbi spondin e makinës. I kanë shëtitur nëpër fshatra. I kanë sjellë edhe në Barbullush. Pastaj kanë dashur t’i sjellin edhe këtu në Hot, te ne. Kryetari i këshillit, Shaqir Muja, i ka ndaluar. Dhe nuk i sollën, u kthyen”.

Fundi i atij gushti tmerrues për familjen Gjerkaj e Kumbullaku u pllakos nga dhimbja, heshtja e ankthi. As të qanin nuk guxonin. Të kërkonin, trupat e masakruar të djemve të tyre, jo e jo! Por Frani thotë se një moment e gjeti guximin. Nuk mund të jetonte me idenë shkatërruese se ku mund të ishte hedhur kufoma e të birit!!!

“Pas rreth një viti i shkrova një letër Presidiumit të Kuvendit Popullor ku i kërkoja që të më lejonin që eshtrat e djalit të vrarë t’i bashkoja me ato të djalit tjetër sepse 5 vite më parë, më kishte vdekur edhe një djalë tjetër, 21 vjeç, kështu që kur të shkoja te varri, t’i kisha të dy bashkë. Më kthyen përgjigje se nuk më takonte gjë dhe se kështu përfundonin ata që kundërshtonin ligjet e shtetit”.

Me zërin që i dridhet, Frani shton se përpjekjet i shkuan dëm dhe se kishte mbetur i vetëm në përpjekjet për të gjetur eshtrat e të birit.

“Një roje varrezash në Shkodër kishte thënë se e dinte se ku i kishin varrosur, sepse i kishin varrosur natën. Shkoja nëpër varre, shikoja ndonjë të parregulluar dhe thosha që ai ishte varri i djalit tim, se është çmenduri të zhduket djali 22 vjeç e të mos i dish as varrin”.

Franit iu desh të priste afro 2 vjet, sa regjimi komunist të përmbysej e të niste kërkimet për eshtrat e djalit. Dhe vërtet, fati e desh që falë një gruaje malësore, ai ti gjente diku mbuluar me zhavorr eshtrat e të birit… Ishin të dy, në një varr, hedhur njëri nga këmbët e tjetri nga koka, Doda edhe Gjoni!

Frani e tregon kështu peripecinë e gjetjes së eshtrave të dy të rinjve:

“Një grua nga malësia, kishte takuar një djalë që ishte operativi i zonës dhe i kishte thënë: “Ti je djalë spiuni”. Ai i kishte thënë: “Jo, unë kam dashur të haja bukë, nuk jam djalë spiuni se e di një fatkeqësi të dikujt që më lëngon zemra ta kallëzoj, por s’di se kujt t’ia kallëzoj”. Ajo i kishte thënë: “Ma kallëzo mua se jam nënë dhe e gjej se kush është ai”. Ai i kishte thënë se e dinte ku ishin varrosur ata djemtë se e kishte parë vendin dhe i kishte vënë një shenjë që më pas t’ia tregonte dikujt, por nuk dinte se kujt t’ia kallëzonte. Ia kishte treguar atij prej Barbullushi, ai erdhi dhe na tregoi neve. Kemi shkuar natën, në orën 7. Gërmova pak dhe i dolën brinjët. As 50 cm thellë nuk i kishin futur. I kishin lëshuar në një gropë dhe mbuluar me zhavorr. Kur ia gjeta kockat m’u duk sikur po e çoja të gjallë në shtëpi”.

Edhe pse ishin fatlumë në gjetjen e eshtrave, në familjet e Dodës dhe Gjonit s’ka qetësi, pasi në 30 vjet prej askujt nuk morën qoftë edhe një ndjesë. Drejtësia është nëj fjalë e huaj për ta. Marashi me indinjatë thotë:

Ky ishte sistemi i Enver Hoxhës. Por edhe tani nuk është në rregull sistemi, sepse po të vepronte e drejta ashtu siç duhet, duhet të kapet ai person që dha urdhër të lidheshin trupat me tela me gjemba, pas makinës. Ai njeri duhet të dënohet në publik. Të paktën të dihet se kush është. Ndoshta ai mund të jetë akoma në detyrë sot. Është gjynah, kështu mendoj unë.

Vetëm Krishtin e kanë bërë ashtu, e kanë gozhduar. Edhe ata i lidhën me tela me gjemba. Dhe askush nuk mbajti përgjegjësi për atë punë. Askush. As kur erdhi Sali Berisha në pushtet nuk dënoi njeri. As këta të tjerët po ashtu. Dikush duhet të japë llogari për atë ngjarje.

Nuk po them që të nxirret ai që e ka vrarë, sepse ai ndoshta ka qenë i detyruar, ka marrë urdhër për t’i vrarë, por ai që ka urdhëruar. Është e drejta që ai të kapet.

Unë nuk dua që të vijë dikush e të më kërkojë falje. Shteti duhet të japë llogari për këto punë. Dikush nga shteti duhet të japë llogari dhe ta shoh unë. Të dalë dikush në televizor e të tregojë që filan person ka bërë këtë gjë në atë kohë ..”

Në Hoten të Barbullushit, në shtëpinë e Fran Gjerkës dhe të Marash Kumbullakut,  rrëzë malit të Jushit, orët, ditët, javët, muajt e vitet sikur janë ndalur. Ata të gjithë, kanë mbetur kapur fort pas asaj dite tmerruese të gushtit  1989. Prej atëherë kanë kaluar  afro 30 vite…

Frani, me duart që i dridhen, kap të dy tëmthat dhe përpiqet të gjejë pak ekuilibër për kryet që i rëndon. Pas bisedës, ndjen se është çliruar paksa prej një barre që i rrinte pezull mbi krye prej 3 dekadash…

“Njeriu ka nevojë të tregojë, por nuk mundesh të jesh i fortë në këto situata. Nuk mundesh të flasësh, je i dobët. E kam peng në shpirt”, – thotë ai.

– “Gjithmonë Doda përpiqej të gjente mënyra që ne prindërve të na linte të qetë. Ishte një tip paqësor. Shkoi kot. Por faleminderit Zotit që askujt nuk i pat bërë ndonjë të keqe. Mendoi për një jetë të mirë dhe humbi jetën e vet….”

Dëshmitë e këtij shkrimi janë  nxjerrë nga emisioni Dosja K – “Shëtitja makabre e dy kufomave”

27 komente në “Doda dhe Gjoni, si i vranë në kufi dhe jua shëtitën kufomat në gjithë Shkodrën”

  1. Drejtesia says:

    Enver Hoxha ka vdek me 11 Prill 1975.

    Ne 1989 vendin kish 4 vjet qe drejtonte ramiz alija prej shkodre.

    Prandaj me vjen keq per kete prind, por sistemi ish i ramizit i cili me sa kuptoj Une ISH kunder Enverit e donte me cdo kusht qe populli TA urrente Enverin dje ate qe ngriti me aq Mund e sakrifica.

    Politike me qitje te larget or ti Baba.
    Rezultatet kemi 30 vjet qe i shikojme e i perjetojme.

    Po ramizi ka dek e NUK i keekoi njeri llogari e ti Baba Si kerkon dot.
    Shkelja e kufirit denohej me ligj.

    Po NUK e kuptoj pse duhej me i gjesdis ashtu te vrare (gjithmone nese eshte e vertete se sot Po degjojme kaq shume pralla sa NUK besojme te gjitha cthuhen).

    Dhe diversantet e vrare apo pushkatuar NUK Jane gjesdis ashtu.

    Ua cfare emri: admirina apo eshte Pseudonym?

    1. Flm says:

      O drejtesia e bythes.
      “Hija” e Enverit vazhdonte te udhehiqte deri sa ra sistemi.
      Te njejta, por edhe me keq bente Enveri.
      ###
      E kam thene dhe e them perseri ate qe ka bere Shqipua tek Shqiptari, nuk e ka bere as Serbi, as Greku, as SS Naziste, por vetem Turku per 500 vjet, “sperma” Turke vazhdon ta masakroj kete popull edhe sot.

      1. Tanguli says:

        Flm Coban Pisoglendi , shiko Luften Civile ne Graqia dhe do bindesh qe je dobic!

    2. Lexues says:

      O shoku kompetent,
      Se pari, Enveri ka vdekur ne 85-n, jo 75-n.
      Se dyti, Ramizi ishte eunuk i bindur i Enverit dhe vazhdoi me metodat terroriste te tij derisa pa fundin e Causheskut dhe i thirri mendjes.
      Se treti, nese shoku Shpati do te kishte ndertuar qofte edhe nje te njemijten e asaj qe pretendon ti, nuk do te arratiseshin njerezit me not neper liqen.
      Se katerti, punen e palodhur dhe sakrificat i kane bere njerezit e thjeshte (shume prej tyre ish-partizane), jo Enveri me zarat qe i shkonin pas e qe e kishin mendjen tek vilat, shoferet e guzhinjeret personale.
      Se pesti, kur nje ligj eshte i pamoralshem (si ai i vrasjeve ne kufi) e ke detyre morale te gjesh menyren per te mos e zbatuar. Sa per poshtersite, si percudnimi i kufomave, keto jane gjera qe i bejne vetem ata qe i kane ne natyren e tyre shtazarake.
      Se fundmi, merre cinizmin edhe fute aty ku di vete. Prindi duhet te kerkoje drejtesi per femijen e tij deri sa te kete fryme.

    3. Erion says:

      Kjo qe thote komentuesi Drejtesia mendoj dhe une qe eshte e vertete.Sa grupe armiqesore u zbuluan gjate socializmit qe minonin dhe percanin popullin.Fecor Shehu ishte dhe perdhunues po u zbulua dhe u pushkatua.Kurse Ramizi mendoj qe ka qene tradhtari me i fshehte dhe i maskuar qe arriti ti shpetoje zbulimit dhe qe doli qe ishte dhe shefi i Berishes.Atehere ligji te denonte per arratisje por ekpozimin ne ate menyre makabre te te vrareve jam i bindur qe e kane bere ata qe punonin nen rrogoz dhe qe donin rrezimin e sistemit.

  2. Drejtesia says:

    Enver Hoxha ka vdek me 11 Prill 1985. (Me falni per gabimin)

    Ne 1989 vendin kish 4 vjet qe drejtonte ramiz alija prej shkodre.

    Prandaj me vjen keq per kete prind, por sistemi ish i ramizit i cili me sa kuptoj Une ISH kunder Enverit e donte me cdo kusht qe populli TA urrente Enverin dje ate qe ngriti me aq Mund e sakrifica.

    Politike me qitje te larget or ti Baba.
    Rezultatet kemi 30 vjet qe i shikojme e i perjetojme.

    Po ramizi ka dek e NUK i keekoi njeri llogari e ti Baba Si kerkon dot.
    Shkelja e kufirit denohej me ligj.

    Po NUK e kuptoj pse duhej me i gjesdis ashtu te vrare (gjithmone nese eshte e vertete se sot Po degjojme kaq shume pralla sa NUK besojme te gjitha cthuhen).

    Dhe diversantet e vrare apo pushkatuar NUK Jane gjesdis ashtu.

    Ua cfare emri: admirina apo eshte Pseudonym?

  3. pak arësye says:

    Dhe perse duhet ti dime te gjitha keto sot qe Sali Berisha me vrau mua njerezit ne 1997 dhe ja tek eshte gjalle, birbilon dhe po vazhdon te shkaterroje vendin e nuk i hyne asgje as ne kembe, as ne bythe e as ne koke. Indinjohem shume me keto tregime qe pjestaret e familjeve te ngjarjeve kane harruar zine dhe ja kane marre dhe kenges ne dasma dhe jo vetem , por ky Sali Berisha i mbushi keta njerez me para nga taksat e atyre qe vrau neve te tjeret gjate sundimit te tij. Me acarojne keto shkrime qe fatkeqesisht behen dhe banale per kohen, kur koha qe jetojme eshte me kriminale dhe kriminelet i kemi perballe duke na tallur çdo dite.

  4. Alban Dega says:

    BARBARI !

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Mendon ne Enver Mugoshen ???

  5. gimi says:

    Me vjen shume keq per keto prind por çuditem per keto medjat e sotme dhe ju drejtoj pyetjen : ” Pse nuk u munduan me ju qetesu shpirtin sadopak ketyre prindeve e te flisnin sa ishte gjalle Ramiz Alia dhe ti ndihmonit ta paditnin ne prokurori e tu denonte drejtesia shqiptare biles edhe ne Hage se ai veprim hyn ne genocit ” , ja keshtu ndihmoheshin sadopak familjaret .

  6. Drejtesia says:

    O flm i fündit te kerbishtes,

    Po ti e familja jote Si i shpetoi sistemit te Enverit more koqkë

    Aaaa ai sistemi ci beri Shqiptarit ai more, shume me te keqia se serbi greku e gjermani te marre se bashku:

    E morri :
    1. 900 mij dhe e la 4 milion
    2. analfabet dhe i beri me shkolle e Universität falas
    3. malarik e tuberkuloz dhe e beri me spitale e shendetesi falas dhe moshen mesazare te popullsise KE 70 vjec (ne 1980) dhe vdekshemrine foshnjore nga me te ultat e Europes.
    4. Me bishtuk dhe e la me hidrocentrale dhe drite elektrike
    5. Nje shoqeri feudale patriarkale konservatore dhe e la me nje shoqeri e Grua te emancipuar e te barabarte me burrat
    6. Feudalizem dhe e la me Industrie e vepra te medha te nxjerrjrs se naftes e mineraleve
    7. Pasi binte nje termeti i la banoret me shtepi te Reja te ndertuara nga shteti.
    8.
    Harrova gjakmarrjen. Shko e numuro sa vete, sa gra e femije KE te ngujuar ti o i dituri Pak.

    Ik ti flm e shko ha m…
    Se keto fakte i Kane enciklopedite e botes.

    Flm: njorante analfabete me shkolle kristali

    1. Ujku Plak says:

      Drejtesia ke harruar :sa njerez vdiqen nga sida, droga, ne dete te mbytur, ne male, sa pleq e plaka kane vdekur te vetmuar pa njeri prane ne frymen e fundit, sa eshte Nr i atyre qe vujane nga stresi tani e sa ishte atehere. Jetoi ne Perendim dhe Shqipetaret i idendifikoin ketu ku une punoi si njerez qe ose punoin ne ndertim ose vjedhin, pse? Sepse mbas 90 ra niveli arsimor, shumica e atyre qe mbaroin shkollen jane te paafte per te hyre ne tregun e punes, te me falin ajo pjese e Shqipetareve qe me aftesite e tyre, na kane bere vertet krenar, jam kundra sistemit kumunist, por jam akoma me shume kundra kesaj Demokracie qe e ka shkatarruar ate vende dhe e ka vrare shpresen se ai vende munde te behet

  7. Drejtesia says:

    O flm i fündit te kerbishtes,

    Po ti e familja jote Si i shpetoi sistemit te Enverit more koqkë

    Aaaa ai sistemi ci beri Shqiptarit ai more, shume me te keqia se serbi greku e gjermani te marre se bashku:

    E morri :
    1. 900 mij dhe e la 4 milion
    2. analfabet dhe i beri me shkolle e Universität falas
    3. malarik e tuberkuloz dhe e beri me spitale e shendetesi falas dhe moshen mesazare te popullsise KE 70 vjec (ne 1980) dhe vdekshemrine foshnjore nga me te ultat e Europes.
    4. Me bishtuk dhe e la me hidrocentrale dhe drite elektrike
    5. Nje shoqeri feudale patriarkale konservatore dhe e la me nje shoqeri e Grua te emancipuar e te barabarte me burrat
    6. Feudalizem dhe e la me Industrie e vepra te medha te nxjerrjrs se naftes e mineraleve
    7. Pasi binte nje termeti i la banoret me shtepi te Reja te ndertuara nga shteti.
    8.
    Harrova gjakmarrjen. Shko e numuro sa vete, sa gra e femije KE te ngujuar ti o i dituri Pak.

    Ik ti flm e shko ha m…
    Se keto fakte i Kane enciklopedite e botes.
    Flm: njorante analfabete me shkolle kristali

    Pastaj keta djemte bene gabim, se qene tu i aratis ne jugosllavi dmth KE serbi. Serbi do ti shfrytezote do ti kish shtrydh Si limoni e do ti kish kthy prape si puna e mul nokës

  8. Zylo says:

    Nuk e kuptoj kete te sotmen.Ai sistem I kishte te shkruara,kalim kufiri agjitacion e prapagande.E njejta histori por me lojtare ndryshe.Po cte besh ketyre te sotmit qe vrasin presin vjedhin shkaterrojne.Sepse bijte e atyre fuksave bije komunistash jane sot lart duke filluar qe nga ky drogaxhiu dhe duke perfunduar tek sekretari i Partise spotali nr 2 Sali Ram Berisha

  9. 5 HERONJT says:

    o “pa-drejtesi”, nuk keni piken e ndjenjave humane….
    ngjarja eshte e vertete dhe i ka pare gjthe Shkodra fat-keqet…
    ka qene pasdreke kur makina ushtarake me viktimat pas, te lidhur me tela me gjemba mght te vdekur, bente xhiro per te terrorizuar popullin e Shkodres…
    edhe i ati kerkon drejtesi, madje nese lexon intervisten thote qe ushtari edhe mund te kete qene i detyruar per te qelluar, por kush urdheroi per t’i “masakruar” per here te dyte, duke i lidhur me tela me xhemba dhe duke i ekspozuar neper qytet edhe fshatra te Shkodres…edhe Hitleri me lidje ka drejtu por nuk e mbron askush ne Gjermani…
    Enveri ka vrare shqiptar ndersa Hitleri mghth kriminel e ka mbrojt popullin e vet dhe ka vrare jo-gjermane…

  10. Abdyl Skrapari says:

    KE TE SHUME TE DREJTE. UNE VETE I KAM PARE ATO KUFOMA. POR ASHT MEDIOKER KUSH E VEN NE PYETJE KETE VEPRIM MAKABER. NE KOHEN E GJERMANIT OSE ITALIANIT NUK KEMI PASUR BURGJE KAMPE INTERNIMI KAMPE PUNE E MASAKRA TE TILLA. NE JEMI TE INDOKTRINUAR NGA POLITIKA ANTISHQIPTARE DHE SDIME KU I KEMI KORDINATAT MENDORE DHE TOKSORE. ME GJITHEDE JEMI HAPUR AKOMA JETOJME NEN PËLHURËN E MERIMANGES TE ASAJ PERIUDHE SA ANTI SHQIPTARE AQ EDHE PRO SËRBE. BINI MENDJES BURRA FATKESIA E SOTME E KA VATREN TE NANDORI 44 DHE KJO SITUATE QE ASHT SOT ASHT RRJEDHIMI SAJ DHE ATA ANTISHQIPTARE JA KALUAN STAFETEN PINJOLLEVE TE TYRE KRIMINELE TË PA SKRUPULLT QE PO TALLEN ME KOMBIN SHQIPRAR DHE PO MBUSHIN XHEPAT ME FLORINJ

  11. Drejtesia says:

    5 heronjte ( e Vigut qe NUK je)

    Me vjen keq qe sme KE kuptuar.
    E thashe qe ne fillim qe ligji te ndeshkonte Po te kaloje ne.menyre te Pa autorizuar kufirin Por Ajo shetitja e kufomave NUK eshte bere AS me diversantet Kur ISH ne fuqi Enveri.

    Prandaj thashe ISH Kur erdhi ne fuqi Ramizi.

    Per hitlerin e KE gabim mor ti,
    Se hitlerit Kur filloi e sulmoi boten, ne vendin e tij te majte, komuniste, social-demokrate i kish vrare ose mbyllur ne Kampe perqendrimi.
    Te semure psychike apo njerez me aftesi te kufizuara i kish helmuar ne dbomat e gazit sepse donte per gjermanet Race te paster Ariane (me gjithese vete qe austriak)

    https://en.m.wikipedia.org/wiki/Aktion_T4

    Vetem nga 1940-1941 nazistet vrane mbi 70 Mij njerez (gjermane dmth popullin e tyre) me aftesi te kufizuar, qofshi keto fizike apo mendore.

    KE degjuar mbi te ashtuquajturen “Euthanasie”?

    LExo more hero se sqenke fare Hero Kur na mbroke hitlerin.
    Je jo vetem nje anti Hero Por edhe pa kulture e i Pa ditur.

    NUK ja vlen te merresh me njerez si Ju qe skeni Lexu nje liber ne jeten tuaj Po U merrni me lloqe kazani.

    Shani Enverin, kenaquni, Po sfitoni gje e AS regulloni gje.
    Ai NUK ngjallet me oreee.

    Ka 34 vjet qe ka vdekur e Shqiperia Po vuan perdite e me shume.
    Nese mendoni se regulloni DOT ndonje gje apo regulloni jeten e shqipetareve Duke Share Enverin, o burra vazhdoni dhe kenaquni.
    Edhe Une do kenaqem tu Ju shiku Ju Si zvarriteni per i Doktor e Si i ruani vajzat MOS ja U Marrin per prostituta.
    Hajt Tung or ti anti Hero.

  12. Drejtesia says:

    5 heronjte ( e Vigut qe NUK je)

    Me vjen keq qe sme KE kuptuar.
    E thashe qe ne fillim qe ligji te ndeshkonte Po te kaloje ne.menyre te Pa autorizuar kufirin Por Ajo shetitja e kufomave NUK eshte bere AS me diversantet Kur ISH ne fuqi Enveri.

    Prandaj thashe ISH Kur erdhi ne fuqi Ramizi.

    Per hitlerin e KE gabim mor ti,
    Se hitlerit Kur filloi e sulmoi boten, ne vendin e tij te majte, komuniste, social-demokrate i kish vrare ose mbyllur ne Kampe perqendrimi.
    Te semure psychike apo njerez me aftesi te kufizuara i kish helmuar ne dbomat e gazit sepse donte per gjermanet Race te paster Ariane (me gjithese vete qe austriak)

    https://en.m.wikipedia.org/wiki/Aktion_T4

    Vetem nga 1940-1941 nazistet vrane mbi 70 Mij njerez (gjermane dmth popullin e tyre) me aftesi te kufizuar, qofshi keto fizike apo mendore.

    KE degjuar mbi te ashtuquajturen “Euthanasie”?

    LExo more hero se sqenke fare Hero Kur na mbroke hitlerin.
    Je jo vetem nje anti Hero Por edhe pa kulture e i Pa ditur.

    NUK ja vlen te merresh me njerez si Ju qe skeni Lexu nje liber ne jeten tuaj Po U merrni me lloqe kazani.

    Shani Enverin, kenaquni, Po sfitoni gje e AS regulloni gje. E la 4 milion Shqiperine.
    Ai NUK ngjallet me oreee.

    Ka 34 vjet qe ka vdekur e Shqiperia Po vuan perdite e me shume.
    Nese mendoni se regulloni DOT ndonje gje apo regulloni jeten e shqipetareve Duke Share Enverin, o burra vazhdoni dhe kenaquni.
    Edhe Une do kenaqem tu Ju shiku Ju Si zvarriteni per i Doktor e Si i ruani vajzat MOS ja U Marrin per prostituta.
    Hajt Tung or ti anti Hero.

  13. Skraparlliu says:

    Abdyli qe ASHT nga Skrapari.

    Ju e KE mesu at gjuhe bre abdyli?
    Ne Kelmend He burre.

    Po MOS Thuj Skrapari mir tej Qi njihke serbet kaq mirë sikur ti kesh te shpise.

  14. Skraparlliu says:

    Abdyli qe ASHT nga Skrapari.

    Ju e KE mesu at gjuhe bre abdyli?
    Ne Kelmend He burre.

    Po MOS Thuj Skrapari mir tej Qi njihke serbet kaq mirë sikur ti kesh te shpise. Do jesh ballist serb dmth cetnik qe thua ne kohen e gjermaneve e italianeve skemi PAS AS burgje e AS Kampe perqendrimi.
    Uran ballisti, ha ha ha.

    Uaaaa cbohet ketu ne rrjet more, tij pjetdh njoni me shume se tjetri.

    E nisemi KE babai i hidherum e se lam ne hallin e dhimbjen e vet, Por bejme histori ketu.

    Njerez analfabete e te pashkollum. Qe vetem DIN me shkru e Me kendu dhe perserisin gjera sikur Kane gelltit kaseta manjetofoni.
    Bla bla bla e dër dër dër.

    Shkoni zhvillohuni, lexoni o njerez lexoni.
    Per veten tun se Ju ha morri nga Brenda.
    Na mbyten injorantet prandaj NUK ecen Shqiperia me keta torollake.

  15. Moderatori says:

    Komentet???

  16. Komentuesi says:

    Ne shikojme akoma vetem 13 nga 19 komentet per kete artikull.
    Ju lutem bejini te shikueshem, visible.

  17. Ajet Delaj says:

    Te nderuar komentues shqiptar dua tju bej me dije se drejtesia eshte atribut per popuj e njerez kurajoz qe e denoncojne krimin ne sy e ne fatekeqesisht akoma nuk e kemi kaluar revolucionin kulturor kinez te shkrimeve anonime.
    Ne 1995 sapo mbarova shkollen fillova pune ne komisarjatin e Shkodres ne nje detyre te rendesishme dhe e kisha lene per te pire nje kafe me nje mikun tim diku afer poliklinikes.
    Mikun tim e gjeta me nje nje mikun e tije qe kur e mori vesh se punoja ne komisarjatin e policise u prezantua si daja i atyre djmve qe i kishin vrare ne kufi dhe kishin shetitur te lidhur ne sponde te makines neper Shkoder.
    Daja i tyre po me tregonte se aji qe i ka lidhur me duart e tije ne spond te makines vazhdon te punoj si oficer ne SHIKun e Shkodres. Ky burr fisnik e patriot vazhdoj biseden duke thene se i kam shkruar Berishes atehere president e Gazidedes dhe nuk kishte marre asnje pergjigje edhe pse kishte kerkur qe vetem ta largonin nga Shkodra kete kriminel e ta conin ku te donin nese ju duhej pasi mund ta vrisnin nipat tjere e do perfundonin ne burg.
    I thashe qe sapo te mbaronin kafen do shkojme bashke tek kryetari SHIKut te Shkodres nje burre i nderuar dhe ta diskutonim kete problem. Nuk u deshen me shume se dy dite qe ky kriminel te perfundonte ne rruge e te zhdukej nga Shkodra por edhe kupoles se krimit ne tirane nuk ju desh me shume se nje muaj qe mua t’na conin me “ngritje” mua ne Puke e zoterine e nderuar te SHIKut ta conin zyrtar te nivelit te ulet ne Tirane. E kur u kthyen komunistet e vertete ne 1997 zoterine e Shikut se bashku me mua na nxoren ne rruge.
    Kjo eshte e verteta e hipokrizise se politikes se sotme kur akoma kane mundesi ti ndeshkojne te tere ata qe kane marre pjese ne ate krim makaber por edhe e opozites qe ka qendruar 13 vjet ne pushtet dhe nuk e ka luajtur as gishtin per te ndeshkuar kriminelet e regjimit komunist. Ku ka qene e shkruar ne kodin penal masakrimi i te vdekurve . Kontribuoni qe drejtesia e re te mos harroje.

  18. tomsojeri says:

    Ju duhet te nxirni nje konkluzion e te beni dallimin mes shqiptarit egersir dhe diktatorit qe e ka hak mbi kok ! A ju ka qelluar te lexoni mbi mafjen e qarkullimit te prostitucionit neper Evrop e deri ne Amerik ? Me kujtohet kam lexuar historin e nje prostitute te rembyer nga Moldavia qe kaloi n mes Serbis Vlores e perfundoi ne Itali ! Shqiptaret jan me te pameshirshmit , me te egrit e me te rrezikshmit ne krahasim me gjith tutoret qe ju desh te kalonte thot ajo ne tregimin rrenqethes e mos te shkojm aq larg ! Ja , ku ne qender te Tiranes pa pik hezitimi i zbraz plumbin ne kok nje te riu qe shkon te montoj kondicionerin ,per nji llaf goje ! Kriminel te lindur , gjaksor qe edhe passi vrasin lidhin me tela me gjemba per te shetitur ne nje gjytet aq te madh dy te rij qe askujt nuk i ben keq !Pra Enveri ka vdekur ktu e 4 vjet dhe egersia sadiste e shqiptarit qe vret per nje karshillik ,e kenaqet me dhimbjen e viktimes edhe passi ka vdekur , e tani qe kan kaluar 34 vjet nga vdekja e Tij , sa gjak shqiptar u derdh prej atehere ?? Ti komentusi “drejtesia” ke zgjedhur nuckun qe esht pergjegjsi kryesor i gjith kewsaj katrahure krimi e korupsioni qe spo mundet te ndal dot ky Komb ! Nese do te donit te krahasoni Enverin “e keq” me gabimet e tij ,sot kjo esht drejtesia ,esht drejtesia qe ndertoi tradhtari ,hajduti e vrasesi i Vucidolit me ter kelyshet qe vazhdon akoma te minoj shpresen e shqiptareve te dhunuar ! Fjala drejtesi ,esht sot per sot sinonimi i fatkeqesis ,i hajnis krimit e korupsionit , qe le te lir ata qe duan ti shpetojn DREJTESIS se vertet e te paster !

  19. Drejtesia says:

    Bravo Ajet Delaj.

    Te kuptoj dhe Jam ne Ty.

    NUK U denoncua njeri prej ketyre ISH sigurimsa apo Police apo gjykatesa. Po vetem shkruhen artikuj e thone dhe te paverteta.
    Pse.
    Kujt i nevoiten keto.

    Enveri ka vdekur. Bile dhe ramizi.

    Lexoni kete artikull dhe pastaj te thote ai antiheroi apo avdyl skrapardhiu se cfare mendon:

    http://www.gazetatema.net/2019/08/25/njihuni-me-qytetin-nentokesor-ne-shqiperi-vendstrehimi-me-i-madh-dhe-i-fortifikuar-ne-rajon/

    Ja dhe kete ka bere Enveri. Te Me fale Enveri. Dje NUK e permenda se nuk e dija.

    Turp, mosmirenjohes.
    Merreni me nje njeri qe ish me e MIRA dhe fat i madh qe i Ra per pjese popullit shqiptar ne gjithe historine e tij, nje Shqiptari te madh e super patriot e nacionalist.

    Gabime natyrisht Jane bere. Po shteti ISH shtet. Shkelje normat te denonte.
    1944-1990 natyrisht ka gabime, eshte nje jete e Tere, me gjithe rethanat jo te favorshme per popullin e vogel shqiptar, te rethuar vetem nga fqinje qe NUK i donin te mirë dhe me Plot tradhetare te brendshem.

  20. Drejtesia says:

    Bravo Ajet Delaj.

    Te kuptoj dhe Jam ne Ty.

    NUK U denoncua njeri prej ketyre ISH sigurimsa apo Police apo gjykatesa. Po vetem shkruhen artikuj e thone dhe te paverteta.
    Pse.
    Kujt i nevoiten keto.

    Enveri ka vdekur. Bile dhe ramizi.

    Lexoni kete artikull dhe pastaj te thote ai antiheroi apo avdyl skrapardhjeu se cfare mendon:

    http://www.gazetatema.net/2019/08/25/njihuni-me-qytetin-nentokesor-ne-shqiperi-vendstrehimi-me-i-madh-dhe-i-fortifikuar-ne-rajon/

    Ja dhe kete ka bere Enveri. Te Me fale Enveri. Dje NUK e permenda se nuk e dija.

    Turp, mosmirenjohes.
    Merreni me nje njeri qe ish me e MIRA dhe fat i madh qe i Ra per pjese popullit shqiptar ne gjithe historine e tij, nje Shqiptari te madh e super patriot e nacionalist.

    Gabime natyrisht Jane bere. Po shteti ISH shtet. Shkelje normat te denonte.
    1944-1990 natyrisht ka gabime, eshte nje jete e Tere, me gjithe rethanat jo te favorshme per popullin e vogel shqiptar, te rethuar vetem nga fqinje qe NUK i donin te mirë dhe me Plot tradhetare te brendshem.

  21. Komentuesi says:

    Komentet please

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje