SHBA, ekzekutohet vrasësi serial i homoseksualëve

23 Gusht 2019, 09:25Lifestyle TEMA

Një vrasës serial, i cili ekzekutonte vetëm burra homoseksualë në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ekzekutuar në Florida me injeksion vdekjeprurës.

Gary Ray Bowles pranoi se vrau 6 burra në vitin 1994, nga Florida në Merilend, por u dënua vetëm për tre vrasje.

Hetuesit thonë se 57-vjeçari i lindur në Virxhinian Perëndimore u rrit në një familje abuzive dhe punoi si prostitutë për homoseksualët disa vite përpara se të fillonte të vriste.

Bowles bëhet kështu i burgosuri i 99 që ekzekutohet në Florida që nga viti 1976, kur dënimi me vdekje u rivendos nga Gjykata e Lartë.

Ai është personi i 13 që ekzekutohet në SHBA gjatë këtij viti.

1 komente në “SHBA, ekzekutohet vrasësi serial i homoseksualëve”

  1. Doda says:

    Saliu ka vear 4 vet ne bulevard dhe ai kinezi amerikan e shpalli burr shteti , gjyna qe nuk qelloi ne shqipni ky krimineli amerikon , se te pakten deputet do behej se zben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje