Pas denoncimeve të PD-së, Departamenti i Dekriminalizimit në Prokurinë e Përgjithëshme nis verifikimet për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.
Gazetari Muhamed Veliu në edicionin qëndror të lajmeve në Top Channel, raportoi se Departamenti i Dekriminalizimit ka protokolluar të premten e shkuar një kërkesë për dhënien e shenjave të gishtërinjeve nga zoti Kajmaku.
Kjo kërkesë ka mbërritur në bashkinë Vorë paraditen e të hënës.
Ai ka në dispozicion pesë ditë kohë për të shkuar vullnetarisht në Laboratorin e Policisë Shkencore dhe depozituar shenjat e gishtërinjve. Ky veprim merr një rëndësi të posaçme, pasi Agim Kajmaku sipas PD-së, ka ndërruar emrin në Jorgo Toto.
Menjëherë pas kësaj procedure Departamenti i Dekriminalizimit në Prokurinë e Përgjithshme, përmes Ministrisë së Drejtësisë do t’i dërgojë një letër porosi autoriteteve të drejtësisë greke.
Nëse vërtetohen zyrtarisht akuzat e PD-së për fshehje të të dhënave në formularin e dekriminalizimit, Agim Kajmaku rrezikon të dënohet me 4 vite burg.
ku mutin i gjen ps, keta ordinere, vari k, e degjeneruat perfaqsimin e vlerave me te mira te shoqerise.deri dje mund te ishe kriminel dhe ordiner dhe respektoheshe si i tille ne basifondet e shoqerise, sot po ndodh kapercimi i madh krimi po hyn ne politike dhe partite e degjeneruara politike po funksionojne si lavatrice qe zbardhin njollat e erreta ne te kaluaren e gjithfarlloj firauneve, me e keqja eshte se Perpiqen me insistim te binden njerezit qe KETA JANE ME TE MIRET, ne keto kushte ndodhin dy fenomene i pari FRIKA ose OMERTA, njerezit nuk flasin se kane frike ngase keta kane lidhje te forta me pushtetin duke e pervtsuar kesisoj ne vete te pare PUSHTET , dhe e dyta TRONDITJE e vlerave dhe e moralit shoqeror ku PARAQITET VESI si merite dhe epersi , kurse pjesa tjeter e shoqerise qe supozohet se e perbuz vesin injoroohet dhe tallet, Vend i degjeneruar shkerdhatistan
O kajmak dhe kur behesh jorgo po prap bisht qeni ngelesh.
Po a nuk ka pashaporte shqiptare ai?!
Me sa di, kur nxjerr pashaporten ose e shtyn kur i del afati, te marrin dhe shenjat e gishtave. Pra, shteti i ka, cfare kerkon akoma?!
Nje here merrren shenhat dhe ato depozitohen per cdo njeri.
Mire per kete ne rast se dalin akuzat e verteta denohet me deri ne 4 vite burg.Por po qe se nuk dalin te verteta kush do te denohet dhe sa do te denohet.Kete komentuesi nuk e permend.Ligji eshte i barabarte per te gjithe si per ate qe akuzohet edhe per shpifesin qe hell balte mbi nje njeri te ndershem.Apo kjo PD e Shqiperise ecen me formen titiste Shpif.shpif se dicka do te mbetet.
O zotni! Je denuar penalusht apo jo ne Greqi? A i je shmangur vuajtjes se denimit penal? Pergjigju! Nese ke probleme penale te pa mbyllura ne Greqi, hap krahun. Nuk je burre me i mire se ne qe nuk kemi qene ne Greqi, kemi vuajtur e vuajme ketu, ne Shqiperi, por jetojme me nder dhe nuk e kemi ndrruar emerin. Largoju, vazhdo biznesin, se duket qe nuk je nje shembull i mire per te qeverisur.