Dekreti i presidentit Ilir Meta për zgjedhje më 13 tetor ka krijuar një krisje në marrëdhëniet mes PD-së dhe aleatëve të saj. Opozita nuk ishte në unison në lidhje me qëndrimin që duhej të mbahej me këtë dekret, e kjo u vërejt nga fakti se vetëm tre parti trokitën në dyert e KQZ-së për t’u regjistruar në zgjedhjet e “dyta” të shpallura nga Meta.
LSI, PR dhe PAA kërkonin regjistrimin pranë KQZ, e siç dukej kjo lëvizje, të paktën për PAA dhe PR ishte si vlerësim ndaj aktit të presidentit. Ishin pikërisht aleatët e PD-së, Mediu, Duka dhe Ndoka dhe Shehu që negociuan disa herë me Metën, duke skicuar anulimin e 30 qershorit dhe caktimin e 13 tetorit si datë për arritjen e një kompromisit mes mazhorancës dhe opozitës.
Por, kjo nuk është krisja e vetme që u vërejt për 13 tetorin. Kjo pasi janë pikërisht aleatët e PD-së që po ushtrojnë presion ndaj Bashës që të mos refuzojë të ulet në tavolinë me Ramën, duke e parë jo si kryeministër, por duke e konsideruar si kreun e Partisë Socialiste.
Thirrjet fillimisht u lëshuan nga kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, që i kërkonte Bashës që të mos e refuzonte dialogun me Ramën. “Bashkohem me Lulzim Bashën teksa ky i fundit thotë se nuk mund të shkohet në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër, por kreut të demokratëve i sugjeroj që të mos refuzojë tryezën e dialogut me kryetarin e Partisë Socialiste”, do të shprehej Shehu.
Sinjalet në adresë të Bashës nuk ngurroi që t’i lëshonte edhe Agron Duka, kreu i PAA-së, i cili kërkon një marrëveshje të qëndrueshme, por jo të ngjashme me atë të 18 majit të vitit 2017.
“Opozita mendon që me Ramën është e vështirë të bëhen zgjedhje, por dhe të ulesh me Ramën si individ dhe kryetar i PS, nuk ka ndonjë problem për të arritur një marrëveshje. Si partia opozitare kemi një platformë për zgjidhjen e krizës, ka ardhur koha që të unifikojmë disa pika pasi kjo krizë e gjatë është në dëm të kombit shqiptar. Sipas meje opozita nuk mund të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër, por si kryetar partie po”, shprehet Duka.
Kryemadhi dhe apeli për liderët
Lëvizja Socialiste për Integrim, partia që u krijua nga largimi i disa emrave të njohur të politikës nga PS-ja, tashmë është në prag të 15 vjetorit të formimit si subjekt. Pas këtyre viteve mbi supe, LSI tashmë nën drejtimin e Monika Kryemadhit është aleati kryesor i Partisë Demokratike. Kjo parti ka një marrëdhënie disi të vështirë me PD-në, nisur nga fakti se president sot është personi që themeloi LSI-në.
Gjatë kohës së protestave dhe deri në nxjerrjen e dekretit për zgjedhjet më 13 tetor, LSI-ja preferoi që të mos mbante apo të shfaqte pakënaqësinë ndaj vendimeve që merrte Basha. Por se kjo “heshtje” e LSI-së u thye me vendimin e PD-së për të mos iu bashkangjitur nismës së aleatëve për t’i kërkuar KQZ-së për të nisur procedurat e regjistrimit për zgjedhjet e 13 tetorit.
Monika Kryemadhi shfrytëzoi takimit e përvitshëm të partisë së saj në Jalë për të dhënë mesazhin e parë në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha. Duke folur përpara të rinjve të kësaj partie, Kryemadhi dha kuptimin e asaj se çfarë do të thotë të jesh lider i një partie politike.
“Lider është ai që i fal dashuri shokut edhe shoqes, lider është ai që punon në grup. Lider është ai që sakrifikon nga vetja e tij për shoqërinë dhe për grupin. Ky ka qenë misioni i kampit të LSI-së”, deklaroi Kryemadhi.
Gjithashtu për herë të parë ajo u shpreh se kjo periudhë në Shqipëri ka qenë me ditët më të vështira për LSI-në, për opozitën, për institucionet dhe Shqipërinë.
“Këto ditë kanë qenë ditë të vështira për LSI, për PD, për partitë e tjera të opozitës, për PS, qeverinë, për Parlamentin dhe të gjitha institucionet. Por të jeni të bindur se nuk ka asgjë përpara vuajtjeve dhe varfërisë e degradimit të shoqërisë dhe popullit shqiptar. Prandaj këto ditë të vështira nuk janë asgjë përpara përgjegjësisë që ne duhet të kemi përpara shqiptarëve. Ne dhe ju si të rinj keni përgjegjësi për të ndryshuar gjendjen. Sfida juaj në këtë betejë do të jetë fitimtare, sepse pasioni, ëndrrat tuaja, janë më të forta dhe shumë më të qëndrueshme se sa etja e makutëria e klasës politike apo e klasës politike sonë”, theksoi Kryemadhi.
Përballë këtyre qëndrimeve, kryedemokrati Lulzim Basha është shfaqur disi më i tërhequr, duke mos u shprehur refuzues sa i përket negociatave me PS-në, duke “hequr” kushtin e mos uljes me Ramën.
Këtë qëndrim kryedemokrati e mbajti në intervistën më të fundit që dha, që u shfaq më i zbutur sa i përket negociatave me kundërshtarin e tij politik.
Në shtator, opozita pritet të përcaktojë edhe agjendën e saj politike. Protestat pritet të rikthehen si pjesë e skenarit politik të opozitës. Ndërsa Basha pritet të zhvillojë edhe takimet e radhës më aleatët e koalicionit opozitar për të vendosur strategjinë, tashmë me një situatë të re, ku opozita nuk drejton më asnjë bashki, as ato qytete bastione.(Gazeta Si)
Me ben pershtypje llogjika e ketyre te marumve si,Dash Shehi,Gon Duka,Mehdihoxha Fatmir,qe edhe jane kot,gjithandej japin lexione idiote dhe me e forta vene dhe kushte.
Asnje negociate me ramen kryeminister.Aleatet le te shkojne vete e te marrin noc rrokun. Emergjente eshte nderhyrja amerikane per debarbarizimjn e jetes, politikes e ekonomise.
Vetem kur shikon keto fytyra servile ,dallkauke qe zgerdhihen si pijanece mejhanesh,te neveritet cdo politikan dhe nuk ka koment
Nese do te bindesh se cjan keta eshte leht jankryetar pa antar jan lepires per te mar nje kock qe i jep Pederastija.per Monen .mos pyeseni se ajo eshte super baxhell pa vler.
Mendoje se,Edi Rama nuk duhet te pranoi negociata me Bashen,se ai eshte fashist dhe nuk mendon kurre per shqiperine,por vetem per vehten e tij qe nje dite te behet edhe ai kryeminister.Por kur te hipin gomari ne fik per te ngrene gjethe fiku,atehere do behet Basha kryeminister.Po keshtu enderrojne edhe aleatet.Pika qe nuk ju bje.S’kane turp.U bene gazi i botes, keta nuk kane sy te shikojne,tru te kuptojne dhe vesh te degjojne.U ka hyre tartakuti ne barke dhe nuk din ç’fare te bejne,por vijne verdall me protesta si pordha neper brek.
Kurse LSI-ja,qe kur u bashkua Pd-ke mbaroi se qeni si parti.Pd-ke nuk e do asnje shqipetar perveç disa budallenjeve,e interesaxhin,lekista,per te thirrur e çirrur neper protesta,qe nuk bejne gje tjeter veçese ngjallin neveri ne popull.Atehere,kush do t’jua jep voten ketyre?Pse LSI-ja ja uli autoritetin vehtes? Ajo e di kush eshte pd-ke, Basha,Berisha,qe nuk kane lene te zeza pa thene per LSI-n dhe Meten e Fallxhoren Monka.Prandaj ajo ka falimentuar.