Koordinatori politik i Shkodrës: Astrit Beci zëvendëson Valdrin Pjetrin

28 Gusht 2019, 17:13Kronika TEMA

PS zgjedh sot emrin që zëvendëson Valdrin Pjetrin në postin e koordinatorit politik në qarkun Shkodër.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një emër i mundshëm që pritet të emërohet nga mbledhja e socialistëve për të koordinuar qarkun politik të kryeqendrës së Veriut është ish-deputeti socialist Astrit Beci.

Pjetri u largua nga posti i koordinatorit politik pas akuzave nga PD lidhur me një dënim në Itali në vitin 2003. Ai akuzohet nga PD se ka qenë i dënuar në Itali dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizmit përpara kandidimit për postin e kryebashkiakut të Shkodrës. PD ka publikuar disa dokumente nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Pjetri i ka mohuar edhe akuzat ndaj tij, ndërsa në një reagim publik kryeministri Edi Rama është shprehur se deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

4 komente në “Koordinatori politik i Shkodrës: Astrit Beci zëvendëson Valdrin Pjetrin”

  1. Permetari says:

    Ja ku e nxori koken edhe komunisti i vogel Astrit qe nuk jeton dot po nuk mori nje post, se mjek nuk u be qe nuk u be kurre. Gjah i lehte per SPAK, nuk ka per te zgjatur as nje muaj edhe ky. PS po kalon nga gabimi ne gabim ne ate qytet.

  2. Figure mese e paster… nga drejtusit me te mire qe ka pasur ISKSH..ja …

  3. MH says:

    Me u plotesofte deshira ne te miren e Shkodres!!!

    Doktori apo mjeku okulist Astrit Beci ish drejtor i Spitalit te pergjithshem Shkoder nji figure e nderume ne qytetin e Shkodres.Meriton hakshe drejtimin e Bashkise Shkoder.Shkodra do ta ndjejne forcen,punen dhe perparimin e tyre nen drejtimin e z.Beci.Ish i majt mendon dhe punon edhe per te djathtet padallime aq ma teper edhe nga dhuntia e profesionit humanizmit si mjek ku njeriun e shikon qenje njerezore per ta ndihmue ne zgjatjen e jetes.
    Pak kuriozitet.
    Per dy historie dashurie jane thurur kenge shkoderane nder kenget ma te bukura qe gezon folku qytetar shkodrane.
    Familjes te nderueme Beci i perkushtohet kanga e mrekullushme shkodrane “Ulqinaken s’ma don Nana”.Po keshtu dhe me kange tradicionale shkodrane “Me kane fejue me nji 40 vjecare” ku shtjellohet historia e marteses se dr.Bekteshit.Nji zoje Grueja e fisme dhe e mrekullushme.Me te cilen jam njofte para 25 vitesh si shok pune me vajzen e saj,Mjeke Pediatre.
    I uroj sukses ne pune z.Beci,dhe dy familjeve Beci dhe Bekteshi.Si dhe gjithe popullit te shkodres jete ma te begat nen ndrejtimin e Okulistit Astrit Beci.

  4. ShkoDrani says:

    Astriti Beci eshte djale i ndershem. Baba i tij Bahrija, njifet si njeri i mire e i ndershem per sa jetoi. Prandaj mire asht me fole por mos me randu njerezit. Bashke me Ditmir Bushatin, Astriti do te perbante nje dyshe super per Shkodren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje