Kristaq Xharo*
Thirrja më e fundit e partnerëve ndërkombëtarë drejtuar klasës politike, për zgjidhjen e krizës nëpërmjet arritjes së konsensusit lidhej me një pakt kombëtar për të ardhmen e vendit. Pakti kombëtar, e thënë ndryshe, është thelbi i strategjisë kombëtare, e cila mungon. Interesant është fakti, që kjo thirrje vjen nga partnerët tanë strategjikë, të shqetësuar për lëvizjet kaotike të elitave politike, që kanë prodhuar aq shumë kriza dhe konflikte përgjatë 30 viteve.
Thirrjet e mëparshme nga opinioni i brendshëm për një strategji kombëtare ose nuk janë dëgjuar, ose janë injoruar. Me thirrjen më të fundit nga ndërkombëtarët mund të shkëpusim dy momente. Së pari, tashmë është pjekur ideja, se pa një pakt kombëtar për interesat themelorë, shteti vështirë se do të orientohet. Elitat politike, më shumë se interesat e vendit, do të vërdallosen rreth interesave të tyre partiake. Është fjala për pakt kombëtar e jo për marrëveshje, të cilave u del boja, sapo sfidohen nga objektivat partiakë. Pakti ose strategjia kombëtare është sintezë e interesave më të rëndësishëm kombëtar për mbijetesë dhe prosperitet, është afatgjatë dhe shumë tej limiteve kohore të marrëveshjeve. Strategjia në këtë kontekst kapërcen edhe përtej dokumenteve themelorë, përfshirë dhe kushtetutën.
Së dyti, përderisa pakti kombëtar propozohet nga partnerët, ai është tej pozicioneve dhe interesave të elitave politike edhe vjen si një vizion për rrugën e vendit në arenën e ndërkombëtare, ku kërkohen miq, partnerë dhe aleatë strategjikë, dhe në asnjë rast kundërshtarë dhe armiq. Ai zhduk dilemat edhe në ato qarqe, që frymëzohen nga ndryshime konjekturale apo momente populiste të pranishme në nivele partiake.
Duket, se kjo thirrje vjen si një alternativë për një shtet, që pas viteve 1990, renditet ‘i brishtë’, gati i dështuar, i paaftë për të dalë nga tranzicioni, i korruptuar, e që ka pjellë mjedisin për burim krizash të të gjitha ngjyrave: politike, ekonomike, sociale deri tek ato më themelore të sigurisë. Për fat të keq, shteti dhe elitat tona politike nuk kanë arritur të menaxhojnë asnjë prej krizave. Ato (krizat) kanë tejkaluar përtej konceptit dhe formatit të vet, aq shumë sa kanë mbërritur rrezikshëm në paradhomën e konflikteve të dhunshme, prej ku pa ndihmën dhe ndërhyrjen e fuqishme të partnerëve (SHBA), ato do të përfundonin në përplasje të mirëfillta. Kriza e pambaruar e qershorit (2019) është pamja dhe demonstrimi më i freskët, se deri ku shkon egoja e elitave politike.
Çuditërisht, ndryshe nga çfarë sugjerojnë partnerët, por edhe logjika normale, klasa jonë politike burimin e krizave, por edhe mënyrën e daljes prej tyre, ‘si fitues’ e kanë parë kryesisht në marrëveshje dy-paleshe apo ndërhyrjet e vazhdueshme në dokumentin themelor të shtetit me kushtetutën. Që nga viti 1991 e në vazhdim, pas çdo krize super të madhe janë bërë marrëveshje me insistimin e partnerëve, ose ndërhyrje në dokumentin themeltar me vullnetin e palëve. Fakt është, se marrëveshjet apo ndërhyrjet më tepër kanë reflektuar pasojat e krizave të përfunduara, sesa vizionin për t’u përballur me krizat pasardhëse. Në këtë mënyrë krizat pasardhëse, jo vetëm që në pasoja ju ngjajnë atyre të mëparshmeve, por as janë zbutur, e as janë zgjidhur.
Po të shohësh edhe në krizën aktuale, duket se konteksti aktual u ka krijuar të dy palëve komoditetin, që t’ua referojnë taktikat e veta legjitimitetit, apo edhe ta anatemojnë kundërshtarin duke mbajtur të njëjtën armë, duke ju dhënë suportin moral mbështetësve, që të besojnë, se po bëjnë dhe po kërkojnë zgjidhje vetëm brenda legjitimitetit.
Krizat e deritanishme janë dominuar nga ato politike (partiake) ose më mirë kriza të elitave, dhe kanë çngjyrosur apo edhe dominuar të gjitha llojet e tjera të krizave: civile, ekonomike, kulturore etj. Në këto kushte gjithçka e ndërmarrë në kushtetutë nuk ka dalë nga korniza partiake apo nga përshtatja e saj në funksion të lidershipit politik. Por, a është vërtetë kaq e fuqishme kushtetuta, sa t’i veshim gjithë këtë fuqi, e cila mund të prishë apo të ndreqë jetën politike apo sociale të vendit tonë.
Në kushtet, kur marrëveshjet apo kornizat e normave pothuajse janë grisur, ndërkombëtarët bëjnë thirrje për pakt kombëtar, që në thelb është ideja e një strategjie kombëtare. Studiuesit e konceptojnë strategjinë kombëtare si një trinom: të interesave themelore strategjike, të burimeve të fuqisë kombëtare dhe të instrumenteve të fuqisë. Një nga mendimtarët më të mëdhenj në çështjet e strategjisë, britaniku Lidëll Hart shprehet, se Strategjia Kombëtare në botën moderne është arti i menaxhimit të burimeve të një kombi për mbijetesën, sigurinë dhe prosperitetin e një kombi …, ose më thjesht vetë historia, gjatë të cilit vendi/kombi “kërkon të gjejë hisen e vet nën diell”.
Mjafton vetëm, që strategjia kombëtare të sigurojë një qëllim dhe drejtim unifikues për elitat politike, të ulë rreziqet për vendime kaotike, të orientojë një qasje sistemike dhe të llogaritur drejt interesit kombëtar të të gjithë aktorëve të interesuar , të ndihmojë për të menaxhuar burimet e kufizuara të vendit duke mbikëqyrur shpërndarjen e tyre. Kështu, probabiliteti i realizimit të interesit të tij kombëtar nën skenarin e Strategjisë së Madhe ka më shumë më tepër mundësi, se në mungesë të tij.
Strategjia kombëtare është burimi i llojeve të tjera të strategjive, si të sigurisë, të ekonomisë, mbrojtjes, politikës së jashtme, diplomacisë etj. ‘Më tepër se kudo, – shprehet Kolin Grei, një nga më të shquarit në studimet strategjike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, strategjia kombëtare ka ndikim themelor në rastin e vendeve të vogla, sepse ndihmon për të ruajtur e menaxhuar burimet e kufizuara të vendit dhe për të mbikqyrur shpërndarjen e tyre. Çdo elite, që i mungon njohja e strategjisë kombëtare, “mbytet” në çështje të momentit dhe shpërdoron burime fuqie, në të cilat do të mbështetej e ardhmja.
Pikërisht në këtë situatë, kur kriza duket se nuk po jep shenja të përfundimit, dhe ku kornizat e deritanishme të normave duken të pamjaftueshme për të afruar një zgjidhje afatgjatë, një vështrim më i gjerë drejt strategjisë është më se i dobishëm. Dhe, në themel të kësaj strategjie qëndron nevoja për një konsensus kombëtar. Ky konsensus ka nevojë të ribëjë copëzat e thyera të një konfiguracion të ri kombëtar për rreth politikës së brendshme dhe të jashtme. Ndaj strategjia kombëtare, apo pakti kombëtar i propozuar nga aleatët strategjikë është e vetmja rrugë, nga ku mund të nisë promovimi i interesave jetikë të kombit, me rrugë të orientuar nga piramida të bardha dhe e aftë të sintetizojë interesat apo objektivat, burimet dhe instrumentet e fuqisë tonë kombëtare.
Prof.Dr. Kristaq Xharo është pedagog i Çështjeve të Strategjisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UET/Gazeta Liberale
Fjale imzot,fjale pa fund,por asgje konkrete!
E kush pervec profesoreve dhe doktoreve duhet ta formulojne Strategjine Kombetare?
Fillo e thuaji ca mendime,z.profesor se cfare duhet te permbaje kjo strategji?
Ja ca gjera po i them une shqiptari i zakonshem pa tituj:
1-Prologu i hartimit te nje Strategjie Kombetare te Zhvillimit duhet te jete organizimi se pari i nje Konference Kombetare ku t’i behet “Gjyqi i historise” zhvillimeve politike,ekonomike,juridike,sociale,ushtarake etj te 30 viteve te pas rrezimit te sistemit socialist!
Mbi te gjithe duhet te analizohen me fakte dhe argumente se si u krijuan partite e reja,qe u futen ne lojen politike pa asnje program politik,ekonomik,ushtarak etj dhe mbi te gjitha askush nuk u kujtua se pas rrezimit te sistemit socialist duhej hartuar nje Strategji Kombetare e Kalimit nga Socializmi ne Kapitalizem!
Por kjo nuk u be dhe ish karieristet ekstremiste te PPSH-se ,qe moren pushtetin u moren vetem me bojatisjen e imazhit te tyre ish komunist,te shndruar brenda nates ne demokrate duke nxitur luften kunder fantazmes se komunizmit,qe nuk beri jo vetem asnje rezistence,por nxiti antaret e PPSH-se te beheshin privatet e pare komuniste,sic u shpall ne gazeten “Zeri i Popullit”,kur u promovua komunisti i pare privat lushnjari Pilo Lala!
Ketu duhet te filloje gjyqi i historise per te rrezuar mitin mashtrues te “dhjetoristeve”,qe kurre nuk bene ndonje gje per interesat e popullit vec propagandes boshe aq sa sot nuk dihet per cilet punojne!
Themelet politike te Shqiperise post komuniste u vune nga antishqiptaret ,qe e cuan vendin drejt rrenimit total,grabitjes se te gjitha pasurive kombetare duke percare popullin aq sa nuk e kishte arritur as pushtuesi nazi-fashist!
Per kete arsye del e domosdoshme qe ne drejtimin e vendit te largohen te gjithe ata,qe e sollen vendin ne gjendjen e tanishme katastrofike!
PD ,PS,LSI,PR etj te shpallen si fajtoret e rrenimit te vendit duke i nxjerre jashte ligjit!
Te dhjefsha pavaresine o Mero kur nuk boton as komentet pa sharje!
Ha ha ha haaa gazete r pavarur thote Mero,por komentet kritike ndaj Rames i censurojne!