"UFO-t ekzistojnë", amerikanët: Është një komplot qeveritar

7 Shtator 2019, 14:38Lifestyle TEMA

Tre të katërtat e qytetarëve amerikanë besojnë në ekzistencën e jashtëtokësorëve.

33% e të intervistuarve thonë se alienët e vizitojnë tokën me anije kozmike, e 70% janë të bindur se ekziston një komplot qeveritar.

Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar nga “Gallup”, e të publikuar nga revista “Newsweek”.

Anketimi tregon se kjo bindje në vizitat nga hapësira ekziston më së shumti mes të rinjtë të moshës nga 18 deri në 29 vjeç, jobesimtarëve dhe atyre që nuk kanë arsim të lartë.

Për çdo rast, në asnjë kategori përqindja nuk zbret nën 27%.

Duke analizuar rezultatin në raport me zonat gjeografike, vihet re se ata qe jetojnë në lindje të Shteteve te Bashkuara janë më të pritur të besojnë tek UFO-t.

Duke u spostuar në rajonet qendrore, numri i skeptikëve është më i madh. Për çdo rast, është 68% niveli i personave të bindur se qeveria di më shumë nga sa tregon mbi jetën jashtë planetit tonë.

Këto të dhëna shpjegojnë suksesin e jashtëzakonshëm të grupit të krijuar në “Facebook” nga australiani Jackson Barnes, me qëllimin të “mësyhet“ zona 51, baza ushtarake për të cilën shumë mendojnë se fsheh gjurmët e kalimit të jashtëtokësorëve në Tokë.

6 komente në ““UFO-t ekzistojnë”, amerikanët: Është një komplot qeveritar”

  1. pak arësye says:

    Merruni me fantazmat se nuk merreni dot me realitetin; njerez, je te pa afte per te jetuar ne ket menyre, ndaj keni vuar, vuani dhe do vuani ose do zhdukeni fare se: natyra nuk ka nevoje per ju, ju keni nevoje per ate.

  2. ShkoDrani says:

    Traplleqe!

  3. degelisi says:

    Jashte tokesoret e kane seline ne gazeta “tema” dhe “kontrollojne” token dhe qellin

  4. Gjoni says:

    Mero,nuk paske pase se çka me shkrue dhe e ke mbushe Gazeten me prralla!

  5. AQIFI says:

    UFO-t qeverisin dhe kane te njejtin turri , ate te njeriut te lig ..! Mos e vrisni mendjen per ” UFO ” te tjere ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje