Sot në mesditë Lulzim Basha shkarkoi nga detyra servilin e tij të radhës, Gert Bogdanin, pas artikulimeve dhe qëndrimeve të tij të forta kundër memorialit turk tek kodrat e liqenit.
Pas krijimit të një përplasjeje, midis tij dhe qëndrimeve të Lulit, Bogdani u shkarkua megjithëse u gjet rruga e një dorëheqjeje.
Menjëherë, pas disa minutave, Basha gjeti skandalozin e rradhës.
Zëvendësi i Gert Bogdanit do të jetë Arben Kashahu, një emër jo pak i njohur nga demokratët dhe strukturat e PD-së së Tiranës gjatë qeverisjes së mandatit të parë 2005-2009.
Menjëherë Lulzim Basha e shpalli si një negociator të madh, si një njeri që kishte marrë pjesë tek marrëveshja e stabilizim asociimit, si një diplomat e të tjera si këto gënjeshtra që Luli, nuk ngopet duke i thënë.
Por kush është Arben Kashahu, njeriu i shumë skandaleve gjatë qeverisjes Berisha?
Kashahu ka dhënë dorëheqjen nga detyra pasi një dosje e madhe atëherë i është dorëzuar Sali Berishës nga zëvëndësministrja e Integrimit, Jorida Tabaku.
Një dosje voluminoze për të cilën në atë kohë Doktori tha se, Kashahu duhet të shporrej, dhe jo ti pranohej dorëheqja. Gjithsesi atij iu pranua dorëheqja dhe nuk vazhdoi më të punonte në Ministrinë e Integrimit ku kish pasur 1001 probleme. Dosja e shkarkimit thuhet se ka edhe disa tendera brenda.
Një dosje e trashë të cilën duhet ta ketë doktori, e di mirë edhe Lulzim Basha, i cili sot e emëroi sekretar.
Pra dosja që çoi në një dorëheqje, e cila kishte jo pak zullume, ndërkohë nga ana tjetër mësohet se të tjera incidente, kanë bërë në atë kohë që Kashahu të dëgjohej dhe të përflitej si emër në strukturat e larta të Policisë së Shtetit.
Incidente të ndodhura në disa hotele dhe përplasje të këtij lloji që dihen mjaft mirë nga njerëzit e Ministrisë së Integrimit. Askush nuk i fsheh dot, të gjithë i dinë, kushdo që ka punuar në Ministri të Integrimit.
Më tej ai shitet si një njeri i lidhur fort me Partinë Demokratike dhe me kontibut të madh.
Në fakt, pas përfundimit të zgjedhjeve dhe certifikimit të rezultatit te vitit 2009, Partia Demokratike bëri verifikimet nëpëmjet strukturave se kush nga funksionarët e saj të lartë kishte votuar ose jo dhe, nga sa rezultoi në atë kohë, Arben Kashahu ishte një nga njerëzit që nuk kishte votuar në zgjedhjet e 2009.
Kaq demokrat i madh ishte sa as nuk kishte shkuar të votonte dhe nuk qe paraqitur fare të mbulonte një qendër votimi që i ishte caktuar në atë kohë, në degën e Tiranës diku tek Shkolla “Sami Frashëri”.
Por këto janë pak detaje për të treguar se kush është Sekretari i ri i Marrëdhënieve me Jashtë i Lulzim Bashës.
Ajo që është e rëndësishme është fakti që Luli duhet të na tregojë a e ka dosjen e Arben Kashahut në zyrë? Dhe pse e emëroi kur i di mjaft mirë skandalet e tij.
Nëse nuk e ka apo bën sikur ka harruar, mirë është t’ja marrë Doktorit, sepse ai e ka të plotë. Nëse nuk ia kërkon dot Doktorit, mund të thërrasë dhe t’ja kërkojë të dhënat, Jorida Tabakut. E nëse nuk e bën këtë do t’ia publikojmë ne, ditë pas dite, dosjen e Sekretarit të tij skandaloz, të cilit sot i ngarkoi Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike.(CNA.al)
Sa me te keq te jene politikanet,aq me te mire jane per pd-ke.Kjo parti ka ne gjirin e saj njerzit me te paskrupullt,me te poshter,hajdut, vrases,rrugaç te cilet i duhen shume neper protesta qe te çirren e te bertasin RAMA IK,te hedhin bomba molotov,ti vene flaken shqiperise.Edhe ky myteberi KASHAHU i till eshte qe punon kundra interesave te shqiperise,i korruptuar.
Pd ne gjirin e saj njerez te paskrupullt qe ne fakt jane ish komuniste-socialiste xhonturq Albanistonez.
O e mjera PD qe u bere PDH…..
U mbush me hajdut e prostituta….
Vazhdon me malok e shpellare….
Qe deri dje hanin bare…..
Ah moj parti e shpreses…
Qe u bere e pa beses….
Po pse flisni kot o gazetare legena. Ju nuk e njifni fare po fare Arbenin, nje student i shkelqyer, demokrat nga familje e nderuar gjirokastrite. Demokrat e qendrestar, jurist i shkelqyer dhe i ndershem. Kot nuk eshte shprehja – pema qe ka kokrra goditet. Mero kellira leh si qen kot. Dhe dicka moderator e di qe se publikon kete koment se jeni pa familje dhe moterqira bashke me mero kelliren. Ju qifte qeni cju mban pragu kelysha te Edi rames. Fundi eshte i afert dhe do ktheni cdo gje qe keni perfituar
Ah, more Beni! “Pordha e madhe gris breket e veta” thone, Si nuk i ngjave pak babit, ndjese paste, qe ishte vertete me PD – ne, por i ndershem dhe qe kurre nuk zgjati gishtin per te perfituar dicka, megjithese i kishte mundesite.
Ore po kush eshte Cim Gjata pyesni? Te jape ca spiegimi per ato dietat qe perlau sikur kishte vajtur ne Amerike, kur ne fakt kishte ngrofur bythen prane zjarrit ne shtepi.
Po pse, Ju kujtoni se Basha e ka emruar pa lejen e Saliut ? Nuk besoj se e ha njeri kete. Po basha nuk shkon as te beje shuren pa leje e Saliut e jo te emroi nje person ne detyre. Hajt mo, mos te behemi te marre !