“Golden Ray”, një anije që transportonte automjete, është përmbysur në det, ndërsa 4 anëtarë të ekuipazhit janë të zhdukur.
Ngjarja ka ndodhur këtë të diel pranë portit Brunswick në Georgia, ndërsa Roja Bregdetare amerikane është duke zhvilluar një operacion kërkimi për 4 anëtarët e ekuipazhit, fati i të cilëve ende nuk dihet.
Roja Bregdetare ka bërë të ditur se është njoftuar rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës në lidhje me rastin dhe ka arritur të shpëtojë 19 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa kërkimet vazhdojnë për katër të tjerët.
Ryan Dickinson, një zyrtar i portit, ka thënë se shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa nuk përjashtohen kushtet e këqija të motit.
Pas ngjarjes, porti i Brunswick është mbyllur.
Si eshte e mundur nje anie mbi dyqind metra e gjat e tonazhit shum te rende te ndertohet me kallun derrase?! Ajo duhej te ishte me kallun celiku Ajo Anie eshte ndertuar me sabotim te paimagjinushem. Une kam vetem shkoll elementare por edhe mua te me kishin pyetur do u jepja mendim si ta ndertonin per te parandaluar djegjen dhe fundosjen edhe sikur te perplasej ne shkemb, te goditej me artileri ose atak terrorist nga Brenda.