Gjatë komunikimit të tij me mediat, pas shtyrjes së gjyqit për në datën 19 shtator, Saimir Tahiri ceku edhe çështjen e akuzave për shpenzime luksoze, jo p[ak herë të adresuara ndaj tij.
Ish- ministri i Brendshëm hodhi poshtë pretendimin se ka paguar 1 mijë euro natën në një hotel.
“S’kam bërë shpenzime marramendëse. Maksimumi që unë kam paguar ka qenë 140 euro”, tha ai.
Po kështu, Tahiri foli edhe mbi deklaratën e tij gjatë procesit gjyqësor, duke i mëshuar sërish, sipas të cilit nëse përgjimi ku thuhet se ai mori 20 milionë euro në fushatë merret si i vërtetë, atëherë duhet të hetohen të gjithë.
Ndërsa kujoti gjithë sukseset në kohën kur ishte ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri u drejtua gazetarëve duke thënë se e kanë harruar kohën kur ai ishte ministër e luftonte siç tha Lazaratin.
“Keni harruar ministrin që isha, mos e harroni kurrë atë që isha, ishte një kohë që luftonim Lazaratin, si mund t’i shkelja ndërkohë syrin ca trafikantëve”, tha ai.
“Kjo është beteja më e rëndësishme e jetës sime, ika nga deputet për tu përballur me drejtësinë, që të mos ishte me hijen e të qenit në pushtet.
E mirëpres dt 19, duket larg por do pres që gjykata të jap vendim. Në këtë vend ka deputetë e ish- kryeministra që janë përball me akuza të rënda, madje edhe për vrasje, ata nuk kanë shkuar as në Prokurori kurse unë hoqa dorë nga gjithçka. Mua më intereson drejtësia bashkë më lirinë, unë dua të jem i lirë”, përfundoi Tahiri.
Nuk mund ta ofendoni Sajen per 1000 euro nata.
Ik ore lepur i Memaliat.Te dhimset ty fytyres tate paraja e popullit me teper se berduckullave lekure portokalli qe Edi ka ne qeveri e parlament
Ma.va fa in culo… Gjithe derrat nje turi kini.Ske faj ti se te rane ne hise prokuror debile dhe te paafte keshtu qe shpetove dhe tashti fillove te na ricash tra….