Lufta me domate (La tomatina) nuk është e vetmja festë tradicionale në Spanjë. Ajo ka edhe një traditë tjetër që ka të bëjë me vrapimin dhe përlyerjen e njëri-tjetrit me bojë të zezë.
Rreth 15 000 spanjollë u mblodhën në Granada për të ndjekur Cascamorras-in, personazhin historik që nga Guadix shkoi për të rrëmbyer padronen e Baza, Virgjëreshën e Mëshirës.
Siç e do tradita, për të mos lejuar këtë personazh që të shkojë i pastër në tempullin e Mëshirës, përgatiten mbi 2 kuintalë bojë e zezë ekologjike.
Fasadat e ndërtesave që ndodhen në rrugën ku kalon Cascamorras-i u mbuluan në mënyrë që të mos përlyheshin edhe ato me të zezë. (TemA)