Një video amatore e filmuar në lindje të Londrës, shfaq momentin kur kalimtarët e rastit bashkojnë forcat për të rrokullisur një veturë pasi nën të cilën kishte ngecur një çiklist.
17-vjeçari po luftonte me jetë në momentin që ngeci nën veturën Ford Focus, por fatmirësisht kalimtarët e rastit e rrokullisën makinën për ta nxjerrë.
Ndërkaq shoferi i makinës u largua nga vendi i ngjarjes. (TemA)